Jezusi po troket - Keqinterpretimet për Zbulesën 3:20




Zbulesa 3:20
Zbulesa 3:20. Është një varg që shumë prej nesh jo vetëm që e dinë por edhe mund ta citojnë nga zemra. Eshte një varg që pothuajse gjithmonë përdoret jashtë kontekstit.

Për ca kohë kam qënë duke menduar për të shkruar një artikull të shkurtër mbi kontekstin dhe kuptimin e këtij vargu, jo vetëm për të mirën e shpirtit tim (mendimet e mia bëhen më të qarta kur i shkruaj) por me shpresë, për të mirën e të tjerëve gjithashtu. Por sot, ndërsa po shikoja disa blogje, pashë një artikull që shprehte gjithçka që kam dashur të them rreth vargut. Kështu që, mendova, "Më mirë sesa të përsërisësh të njëjtën gjë që është thënë duke përdorur fjalë të tjera (për të shmangur plagjiaturën), pse të mos e citosh artikullin që të gjithë të bekohen, siç u bekove edhe ti?" Ky artikull ishte një bekim i vërtetë për mua dhe shpresoj që do të jetë e njëjta gjë edhe për ju. - JS

Thirsty Theologian (Teologu i etur) shkruan:

Në murin e një prej kishave ku merrja pjesë si fëmijë kishte një pikturë të një burri që trokiste në derë. Ne të gjithë e dimë që ishte Jezusi, duke kërkuar të hyjë në derën e zemrës sonë, si te Zbulesa 3:20.

“Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.”

Kohë pas kohe përsëri, ne na është mësuar që Jezusi po qëndronte, po priste, dhe po trokiste, duke shpresuar të ftohej në zemrat tona.

 Kohë pas kohe përpara ka pritur Ai
 Dhe tani Ai po pret përsëri
 Për të parë nëse derën do të hapësh  
 Oh, sa do Ai që të hyjë.

Ky imazh patetik dhe përgjërues i Jezusit pa dyshim që ka lajkatuar turmat të dalin përpara skenës me konvertime të dyshimta. Po sikur gjithçka të jetë iluzion? Po sikur Jezusi nuk po qëndron në ndonjë derë të zemrave tona? Më tepër sesa ta nxjerrim një varg jashtë kontekstit sepse duket kaq mirë në trakte, le ta ekzaminojmë të gjithë pasazhin.

“14 Dhe engjëllit të kishës në Laodice shkruaji: Këtë thotë Ameni, Dëshmitari besnik dhe i vërtetë, Fillimi i krijesës së Perëndisë. 15 Unë i njoh veprat e tua, që ti nuk je as i ftohtë dhe as i ngrohtë; Do të doja të ishe i ftohtë ose i ngrohtë! 16 Por, mbasi je kështu i vakët, dhe as i ftohtë dhe as i ngrohtë, do të të vjell nga goja ime. 17 Sepse ti thua, "Jam i pasur, dhe jam pasuruar dhe s’kam nevojë për asgjë," edhe nuk e di se ti je qyqar dhe mjeran, dhe i varfër dhe i verbër dhe i zhveshur. 18 Të këshilloj të blesh nga unë ar të kulluar në zjarr që të pasurohesh; edhe petka të bardha që të vishesh dhe të mos duket turpi i lakuriqësisë sate; edhe vajos sytë e tu me kolir, që të shoshësh. 19 Unë të gjithë ata që i dua i qortoj dhe i ndëshkoj; prandaj ji i zellshëm dhe pendohu. 20 Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua. 21 Atij që fiton do ti jap të ulet me mua në fronin tim, sikurse edhe unë fitova dhe u ula me Atin tim në fronin e tij. 22 Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave.”

Zbulesa 3

Kisha në Laodice ishte si shumë kisha të mëdhaja sot. Ishte një trup apostazie, e paripërtërirë, aspak një kishë e vërtetë. Zoti vë në dukje veprat e tyre, duke treguar që ata nuk janë as të ftohtë dhe as të ngrohtë. Kjo figurë është një metaforë për ujin, i cili, kur është i ftohtë ose i ngrohtë, ka shumë përdorime, por kur është i vakët nuk është dhumë i dobishëm. Ai dëshiron që ata të ishin ose të ftohtë ose të ngrohtë, sepse ata do të tregonin frutin e mirë të një peme të mirë (Mateu 7:16-20). Por ata janë, figurativisht, të vakët, aspak të mirë për larje, aspak të mirë për tu pirë, kështu që Krishti do ti vjellë ata si të vakët, ujë i ndënjur. Pemët e këqija priten, uji i keq villet në tokë. Kjo ishte kisha Laodiciane.

Për ti bërë gjërat më keq, ata e pahndenin veten të drejtë. Ata e pandehnin veten të pasur kur ata ishin, në fakt, të varfër dhe të verbër dhe lakuriq shpirtërisht. Kjo është gjendja e të paripërtëririt. Ata janë lakuriq, dhe të verbër ndaj lakuriqësisë së tyre. Kjo, përsëri, ishte kisha Laodiciane. Ata ishin shpirtërisht lakuriq, por ata menduan se ishin të veshur me petka të pasura nga vetë imagjinata e tyre.

Në këtë pikë, Jezusi mund të kishte dhënë një gjykim. Nëse Laodicianët nuk e meritonin të priteshin dhe të digjeshin, asnjë tjetër nuk e meritonte. Por Krishti dha hir, vonoi ditën e gjykimit, dhe i thirri për tu penduar. Vini re tani që ky nuk është një Shpëtimtar përgjërues. Troktija e tij është një urdhërim, dhe mos ma thoni gjepurën që Jezusi ishte një zotëri i mirë. Ky është një urdhërim merre ose lëre për tu kthyer tek Ai në pendesë dhe besim. Vini re gjithashtu që kjo nuk është dera individuale e ndonjë zemre.

“Megjithëse ky varg është përdorur në trakte të panumërta dhe mesazhe ungjillorizuese për ta paraqitur Krishtin duke trokitur në derën e zemrës së mëkatarit, është më e gjërë se sa kaq. Dera në të cilën Krishti është duke trokitur nuk është dera e një zemre të vetme njerëzore, por e kishës Laodiciane. Krishti ishte jashtë kësaj kishe apostate dhe donte të hynte, por kjo mund të ndodhte vetëm nëse ata pendoheshin.

Ftesa është, para së gjithash, personale, meqënëse shpëtimi është individual. Por ai është duke trokitur në derën e kishës, duke thërritur të shumtët në besim shpëtues, në mënyrë që Ai të futet në kishë. Nëse një person (çdokush) hapte derën me anë të pendesës dhe besimit, Krishti do të hynte në atë kishë nëpërmjet atij individi. Pamja e Krishtit jashtë kishës Laodiciane e tregon këtë, ndryshe nga Sarda, që nuk kishte fare besimtarë .

Oferta e Krishtit për të ngrënë darkë me kishën e penduar flet për shoqëri, bashkësi, dhe ngushtësi. Ndarja e një vakti në kohët e lashta simbolizonte bashkimin e njerëzve në një bashkësi të dashur. Besimtarët do të hanë darkë me Krishtin në darkën e martesës së Qengjit (19:9), dhe në mbretërinë e njëmijëvjeçarit (Lluka 22:16, 29-30). Darka vjen nga ‘deipneo’, i cili i referohet vaktit të mbrëmjes, vaktit të fundit të ditës (Lluka 7:8; 22:20; 1 Korintasit 11:25...). Zoti Jezus Krisht i urdhëroi që të pendoheshin dhe të kishin bashkësi me Të përpara se të binte nata e gjykimit dhe të ishte tepër vonë përgjithmonë.”

John MacArthur, MacArthur New Testament Commentary: Revelation (Moody, 1999), 140. [Xhon Mekarthur, Komentari MacArthur i Dhiatës së Re: Zbulesa]


Unë e falenderoj Perëndinë që Jezusi nuk ishte kurrë duke pritur që unë ta lija atë të hynte, sepse nëse do të ishte kështu, Ai akoma do ishte duke pritur. Unë kurrë nuk do ta lija atë të hynte. Dhe kjo duhet të jetë një e dhënë e dukshme për gabimin e interpretimit të zakonshëm të vargut 20: në asnjë vend në Shkrim nuk ka asnjë të dhënë që Krishti ka nevojë për pranimin tonë. Jo, jemi ne ata që kemi nevojë të bëhemi të pranueshëm te Perëndia. Shpëtimi im nuk varej kurrë nga unë për ta pranuar atë, por nga Ai duke më bërë mua të pranueshëm te Ati. Kjo është gjithçka për të cilën flet Ungjilli. Është ajo çfarë Krishti bëri në kryq.


Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_expositions/

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.