"Ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë" - veprat 7:51


hiri i parezisueshem, Veprat 7:51, riperteritja
KUNDËRSHTONI FRYMËN E SHENJTË? 

Kam dëgjuar shpesh që Veprat 7:51 është një provë kundër doktrinës biblike të hirit të parezistueshëm. Aty thuhet, "O qafëfortë dhe me zemër dhe veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë..." Por ky është një dështim i madh ekzegjetik që në mënyrë të volitshme nuk i ka dhënë rëndësi të gjithë pjesës së parë të vargut. Kjo ndodh sepse është natyra e atyre që janë "të parrethprerë në zemër dhe veshë" ti rezistojnë dhe kundërshtojnë Frymën e Shenjtë. Ata nuk kanë veshë për të dëgjuar ose zemër për të kuptuar.

Rrethprerja e zemrës dhe veshëve, e cila mund të bëhet vetëm prej Frymës së Shenjtë, është vepra për të cilën flasim e cila çarmatos rezistencën e tyre. Rrethprerja e zemrës është një mënyrë tjetër në Bibël për të përshkruar veprën e Frymës së ripërtëritjes, dhe dukshëm që asnjë njeri nuk mund ta ripërtërijë ose ringjallë veten e tij.


- Nga J.W. Hendryx


Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_expositions/

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.