Qëndrueshmëria ose Këmbëngulja e Shenjtorëve



Qendrueshmeria e shenjtoreve, shpetimi
Kompiluar nga  Dr. C. Matthew McMahon

Qëndrueshmëria e shenjtorëve nuk do të thotënjë herë i shpëtuar gjithmonë i shpëtuar”. Ky deformim i doktrinës ka qënë shumë i njohur në këto vitet e fundit, por nuk ka qënë kurrë një prezantim i vërtetë i doktrinës. “Një herë i shpëtuar gjithmonë i shpëtuar” i është dhënë më shumë emriQëndrueshmëria e mëkataritnë vend tëshenjtorit”. Sepse mëson që njeriu mund të shpëtohet nga Krishti dhe pastaj të ecë në mëkat, të bëjë çfarë të dojë, dhe pastaj prapë qëndrojë deri në fund”. Qëndrueshmëria e shenjtorëve nuk e mëson këtë.

Qëndrueshmëria e shenjtorëve mëson që kur Perëndia ripërtërin zemrën e mëkatarit nëpërmjet aplikimit të shpengimit të Krishtit në kryq, ai do të vazhdojë të jetë i shpëtuar dhe do të shfaqë frutet e atij shpëtimi. Mëkatari vazhdon të qëndrojë për shkak të Krishtit, dhe ai vazhdimisht e shfaq veten si dikush që është ndryshuar nga Krishti. Perëndia e ka shpëtuar individin dhe do ta shenjtërojë atë deri në fund kur të përlëvdohet përfundimisht në parajsë. Nuk do të thotë që njeriu ka një licensë për të mëkatuar. Ata që mendojnë se kanë një licensë për të mëkatuar nuk janë të ndryshuar dhe as të shpëtuar nga hiri. Ata janë akoma në mëkat. Ata që janë të shpëtuar nga hiri dhe të ndryshuar, dëshirojnë të shfaqin frutet e shpëtimit të tyre. Perëndia lëviz zemrën për vepra të mira, dhe e vazhdon atë punë të mirë deri në fund.

Gjoni 6:37-39, “Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë, sepse unë kam zbritur prej qiellit, jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar. Por ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë prej të gjithave që ai më ka dhënë, por t'i ringjall në ditën e fundit.”

Filipianët 1:6, “duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.

1 Thesalonikasit 5:23-24, “Por ai vetë, Perëndia i paqes, ju shenjtëroftë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.”

2 Timoteu 4:18, “Edhe Zoti do të më çlirojë nga çdo vepër e ligë dhe do të më shpëtojë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në jetë të jetëve. Amen.

1 Pjetri 1:23, “të rilindur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së gjallë të Perëndisë, që mbetet përjetë.”

Romakët 8:29, “Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë njësoj me shëmbëllimin e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve. .”

Efesinaët 2:10, “Sepse jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për vepra të mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.

Citime Puritane mbi Qëndrueshmërinë e Shenjtorëve:

Dekreti i Perëndisë është shtylla dhe baza mbi të cilën qëndron qëndrueshmëria e shenjtorëve . Ky dekret lidh nyjen e adoptimit kaq shpejt, që as mëkati, vdekja, ose ferri, nuk mund ta zgjidhë.” - Thomas Watson

Në parajsën tonë të parë në Eden kishte një mënyrë për të dalë por asnjë mënyrë për të hyrë përsëri. Ndërsa për parajsën qiellore, ka një mënyrë për të hyrë, por asnjë mënyrë për të dalë.” - Richard Baxter


Perkthyer nga: http://www.apuritansmind.com/tulip/

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.