Thirrja e Perëndisë - Nga Thomas Watson



Kur Perëndia thërret një njeri me anë të hirit të Tij, ai s’mund të bëjë asgjë tjetër veçëse të vijë. Ti mund ti rezistosh thirrjes së predikuesit, por ti nuk mund ti rezistosh thirrjes së Frymës. Gishti i Frymës së bekuar mund të shkruajë mbi një zëmër guri, siç shkroi njëherë ligjet e Tij mbi pllaka guri. Fjalët e Perëndisë krijojnë gjëra; kur Ai tha “U bëftë drita, dhe drita u bë”; dhe kur Ai thotë, “U bëftë besimi”, kështu do të bëhet. Kur Perëndia thirri Palin, ai iu përgjigj thirrjes. “Unë nuk u bëra i pabindur ndaj vegimit qiellor” (Veprat 26:19). Perëndia kalëron përpara duke pushtuar në karrocën e ungjillit të Tij; Ai i bën sytë e verbër të shohin, dhe zemrën prej guri të rrjedhë gjak. Nëse Perëndia do të thërrasë një njeri, asgjë nuk do të qëndrojë në rrugë për të penguar; vështirësitë do të zgjidhen, fuqitë e ferrit do të shpërndahen. “Kush mund ti rezistojë vullnetit të Tij?” (Romakët 9:19). Perëndia përkul shufrën e hekurit, dhe shemb portat prej bronxi (Psalmi 107:16). Kur Zoti prek zemrën e një njeriu me anë të Frymës së Tij, të gjitha imagjinatat krenare hidhen poshtë, dhe fortesa mbretërore e vullnetit i dorëzohet Perëndisë.

~ Thomas Watson


All Things for Good [Të Gjitha Gjërat për Mirë] 
(Edinburgh, Scotland; The Banner of Truth Trust; 1986) f. 108-109.

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.