S’ka Shqelma dhe të Bërtitura - Hiri Efektiv i Perëndisë.



Hiri i Praezistueshem, hiri efektiv, shpetimi, thenie te krishtera
"Doktrina e ‘hirit të parezistueshëm’... është thjesht besimi që kur Perëndia zgjedh të lëvizë në jetën e të zgjedhurve të tij për ti sjellë nga vdekja shpirtërore në jetën shpirtërore, asnjë fuqi në qiell ose në tokë nuk mund ta ndalojë Atë ta bëjë këtë... Eshtë thjesht rrëfimi që kur Perëndia zgjedh të ringjallë njerëzit e tij në jetën shpirtërore, Ai e bën këtë pa përmbushjen e ndonjë kushti nga ana e mëkatarit. Ashtu siç Krishti kishte fuqinë dhe autoritetin të ringjallte Llazarin në jetë pa marrë ‘lejen’ e tij për ta ringjallur, po kështu Ai është i aftë të ringjallë të zgjedhurit e Tij në jetën shpirtërore me po të njëjtin rezultat.

Perëndia cakton fundin dhe mënyrat. Fundi është shpëtimi i të zgjedhurve të Perëndisë. Dekreti i tij e bën shpëtimin e tyre një siguri... Ashtu siç hiri i Zotit është i parezistuershëm, po kështu edhe rezultati i atij hiri (ripërtëritja, vendosja e zemrës prej mishi mbasi është hequr zemra prej guri, etj.,) është po aq i sigurt. Perëndia ndryshon zemrën në mënyrë që vepra ime e besimit drejt Jezus Krishtit është rezultati i natyrshëm e natyrës sime të ndryshuar.

Unë jam një krijesë e re, jo sepse rebeli i vjetër vendosi të bëhej diçka tjetër, por për shkak të fuqisë ringjallëse të Perëndisë. Ideja e dikujt që hedh shqelma dhe që bërtet duket pak ironike nën dritën e këmbënguljes së Reformuar mbi gjendjen e vdekur të njeriut në mëkat. Sigurisht që zemra prej guri nuk ka asnjë dëshirë të ndryshohet, por të injorosh vendosjen e jetës ringjallëse me anë të së cilës ka ndodhur një ndryshim radikal në vullnetin e të zgjedhurit paraqet një pikëpamje fondamentalisht të deformuar të pozicionint të Reformuar..." - Dr. Xhejms Uait (James White)

Doktrinat e hirit janë të lidhura me njëra tjetrën. Është e lehtë të shikosh në këtë rast sesi "hiri i parezistueshëm (hiri efektiv)" lidhet gjithashtu me "Qëndrueshmërinë e shenjtorëve." Kjo sepse Ai që fillon punën, e përfundon atë. Citoj himnin “C’hir Madhështor” nga John Newton, "Ishte hiri ai që e bëri zemrën time të kishte frikë... Dhe hiri do të më çojë në shtëpi."

"Ashtu siç hiri në fillim më çoi në besim, po kështu hiri do të më mbajë duke besuar deri në fund. Besimi, në origjinën dhe vazhdimësinë e tij, është një dhuratë e hirit."
- J.I. Packer

- JS

Përkthyer nga:http://www.reformationtheology.com/theology/

------------
Shih artikullin tjeter: Nuk ka asnje qe kerkon Perendine!

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.