Pasioni i Predikimit Biblik - Nga Steve Lawson




Predikimi ekspozues, predikimi teocentrik, Stiv LLasen, predikim ne shqip
Xhon Mekarthur, pastor dhe autor fort i respektuar, një herë i tha një grupi predikuesish në një konferencë kombëtare pastorësh: “Tani ëshë koha që burrat më të fortë të predikojnë mesazhin më të fortë në kontekstin e shërbesës më të fortë.”

Thënia provokuese arriti tek unë dhe më mbërtheu nga jaka e xhaketës duke më bërë të rrija drejt në stol. Fjalët më goditën me forcën e një grushti nokaut shkatërrues, burrat më të fortë...mesazhi më i fortë...shërbesa më e fortë.

Ajo gjë që ky ekspozues i talentuar i Biblës tha, më goditi mu në zemër të qënies sime. Me vendosmëri të madhe, vendosa, Perëndi, dua të jem një burrë i tillë. Ky është pasioni i flaktë i zemrës sime. Për më tepër, kjo duhet të jetë rrahja e zemrës së gjithë atyre që janë thirrur të predikojnë Fjalën e Perëndisë. Kjo është nevoja e tanishme, njerëzit më të fortë, të predikojnë mesazhin më të fortë në shërbesën më të fortë.

Martin Lloid-Xhons, pastori i njohur i kishës së Westministerit në Londër një herë shkroi: “Puna e predikimit është thirrja më e lartë, më e madhe dhe më e lavdishmja për të cilën mund të thirret dikush.” Kjo është e vërtetë, jo sepse lajmëtari ka ndonjë gjë të veçantë, por sepse gjithcka rreth Zotit tonë që u bën thirrje burravë të tij të predikojnë, është e lavdishme. Për shkak se Bibla ëshë Fjala e frymëzuar, pa gabime dhe e pagabueshme e Perëndisë së gjallë, thirrja për të predikuar Fjalën, është thirrja më e lartë që njeh njerezimi.

Kjo detyrë e lartë dhe e shenjtë për të predikuar nuk kërkon asgjë më pak se përkushtim me gjithë zemër nga të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes së saj të shenjtë. Vetëm përkushtimi i plotë ndaj punës së Perëndisë do të përmbushë me sukses kërkesat e rrepta të predikimit biblik. Intelekt i fokusuar, studim i thellë, zemër e zjarrtë, përqëndrim shterues dhe orë të gjata kërkohen për të nxjerrë në dritë një predikim ekspozues. Pra është luftë itensive shpirtërore, qëndresë personale dhe lutje që heton shpirtin.

Ashtu si Winston Cërcill ofroi me aq pasion “gjak, mund, lot dhe djersë” në interes të vendit të tij, kështu predikuesi nuk duhet të sjellë më pak në podium. Nëse ekspozimet e tij duhet të mbushin me jetë shpirtrat e dëgjuesve, predikuesi duhet të heqë dorë nga jeta e tij për këtë detyrë të shenjtë. Predikimi biblik kërkon zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën e atij që është thirrur të predikojë, tërësinë e jetës së tij.

Për fat të keq, shumë burra dalin në podium çdo të dielë pa kuptuar dhe pa ndierë peshën e lavdisë së përjetshme që prehet mbi shpatullat e tyre. Ato që më shumë ngjasojnë me “predikimëze për të krishtërëz” diskutimet e rastit, po fokusohen përherë e më shumë në masazhimin e “nevojave të ndjera” në vend që ta lejojnë tekstin biblik të ekspozojë nevojat e vërteta. Në dritën e kësaj prirje shqetësuese, pastorët duhet të kthehen te predikimi që është “i bazuar në Biblën, i fokusuar në Krishtin dhe jete-ndryshues... që dallohet nga qartësia doktrinare, njenja e seriozitetit dhe argumentimi bindës.” Predikimi biblik me pasion nga burra të zotëruar nga Perëndia duhet të kthehet në podium.



Steve Lawson
“Uri në Vend” f. 105-106

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM:
Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara. Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta shpërndani këtë material me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë materiali.