Predikimi Biblik - Nga Steve Lawson




Predikimi ekspozues, predikimi teocentrik, Stiv Llasen, Predikime ne shqip
Valter Kaiser, nje studiues i rëndësishëm ungjillor, bëri një thënie të thjeshtë, por të goditur në fjalimin hapës në Seminarin Teologjik të Dallasit, Prill 2000, një sfidë frymëzuese që duhet të rrëmbjejë zemrat e gjithë atyre që janë thirrur për shërbesën e predikimit dhe të mësimit biblik. “Ata që dalin në podium për të predikuar,” - tha Kaiseri, “duhet të drejtojnë gjithmonë gishtin nga një tekst i Shkrimit.”

”Kur një burrë predikon, ai asnjëherë nuk duhet ta heqë gishtin nga Shkrimi,”- këshillon Kaiseri, “Nëse bën me dorë me dorën e djathtë, ai duhet ta mbajë gishtin e dorës së majtë në tekst. Nëse ndryshon duart për gjestet që bën me dorë, atëhere duhet të ndryshojë duart edhe për të mbajtur shenjën në tekst. Ai gjithmonë duhet ta mbajë gishtin te Shkrimet.”

Kjo është këshillë e mënçur. Si në kuptimin e drejtpërdrejtë, ashtu edhe në atë figurativ, predikuesi gjthmonë duhet të tregojë me gisht nga teksti biblik. Ky fokus i përqëndruar te Fjala nga podiumi është shenja karakterizuese e të gjithë ekspozuesve të vërtetë. Ata që predikojnë dhe mësojnë Fjalën duhet të rrënjosen dhe të thellohen aq thellë në Shkrimin, saqë të mos ndahen kurrë prej tij, gjithmonë duke e drejtuar vetveten, si dhe dëgjuesit e tyre te të vërtetat e tij. Predikimi biblik duhet të jetë tamam i tillë, biblik, dhe të gjithë ata që qëndrojnë në podium duhet të tregojnë një përkushtim të palëkundur, madje ngulmues ndaj vetë Shkrimit. Ashtu si një mjek që e ushtron profesionin e njeh ilaçin dhe jep recetë për ilaçin, kështu edhe predikuesi duhet të jetë gjithnjë duke studiuar, duke mësuar dhe duke përgatitur doza të mëdha të balsamit shërues të Fjalës së Perëndisë për gjithë pacientët e tij. Çfarëdo që të jetë sëmundja, ka vetëm një kurë për shpirtin, Fjala e Perëndisë e përdorur nga Fryma e Perëndisë në zemrën njerëzore.


Kur Jep Recetën e Gabuar

Por kjo recetë biblike ëshë një ilaç i panjohur për shumë predikues sot. Në zellin e tyre për të drejtuar shërbesa mbarëpopullore dhe të suksesshme, shumë janë bërë gjithnjë e më pak të preokupuar për t’u fokusuar në tekstin biblik. Mënyra se si e përdorin Biblën është shumë e ngjashme me mënyrën se si këndohet himni kombëtar para një loje futbolli, diçka që thjesht dëgjohet në fillim, por së cilës nuk i referohen më, një hap i parë i nevojshëm që bëhet, një ndërhyrje e pavolitshme në ngjarjen e vërtetë. Duke u përpjekur që të jenë bashkëkohorë dhe duke dashur të përshtaten, shumë pastorë flasin për Shkrimet, por për fat të keq rrallë flasin nga Shkrimet. Për më tepër, sulen me kokë në ilustrimin personal, anektodën humoristike, thënien sociologjike, ose referencën kulturore, rrallë kthehen në tekstin biblik. Si mund të presin pastorët që shpirtrat që po vdesin të shërohen shpirtërisht, nëse kurrë nuk u japin ilaçin e duhur? Si mund të presin pastorët që mëkatarët të kthehen në besim dhe të krishterët të shenjtërohen, nëse nuk shtjellojnë Fjalën e Perëndisë (1 Pjetri 1:23-25; Gjoni 17:17)?

Duke shkruar pothuaj gjysmë shekulli më parë, Meril Uanger e pa këtë largim të rrezikshëm nga predikimi biblik që tashmë ishte shumë afër dhe po kërcënonte jetën e kishës. Duke lëshuar një kushtrim, ai shkroi: “Në një shkallë alarmuese lavdia po largohet nga podiumi i shekullit të njëzetë. Arsyeja bazë për këtë gjendje të zymtë është e qartë. Ajo gjë që shpalos lavdinë është hequr nga qendra e një pjese të madhe të predikimit tonë modern dhe është lënë në periferi. Fjalës së Perëndisë i është mohuar froni dhe i është dhënë një vend dytësor.”

Ajo që Ungeri e pa që po shquhej në horizont, mungesa e predikimit ekspozues tani është krejtësisht mbi kishën. “Aty ku ekspozimi dhe shpallja me autoritet e Fjalës së Perëndisë janë braktisur.” - shkroi Ungeri, “duhet të shkruhet Ikabod, lavdia është larguar, mbi predikuesin dhe mbi podiumin nga i cili ai predikon.”

Në agim të shekullit të njëzetë, predikuesi i njohur ekspozues Xheims Bois përforcoi fjalët e Ungerit. Duke shkruar pak para vdekjes së tij, Bois paralajmëroi: “Këto nuk janë ditë të mira për kishën ungjillore dhe kushdo që ndalon për një çast për të vlerësuar jetën dhe pozicionin e kishave ungjillore do ta kuptoje këtë.”

Tani, më shumë se kurrë, pastorët duhet të vënë në qëndër Fjalën e Perëndisë dhe ta predikojnë atë në fuqinë e Frymës së Shenjtë, nëse duam që kisha të kthehet në rrugën e duhur.


Steve Lawson
“Uri në Vend” f. 82-83

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM:
Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara. Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta shpërndani këtë material me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë materiali.