Hiri i Parezistueshëm (Hiri Efektiv) - Nga John Piper



Xhon Pajper shqip, John Piper shqip, Hiri i parezistueshem, hiri efektiv, pese pikat e Kalvinizmit
Nga Xhon Pajpër (John Piper)

Doktrina e hirit të parezistueshëm (Hirit efektiv) nuk do të thotë që çdo influence të Frymës së Shenjtë nuk mund ti rezistohet. Do të thotë që Fryma e Shenjtë mund të kapërcejë çdo rezistencë dhe ta bëjë influencën e tij të parezistueshme.

Te Veprat 7:51 Stefani iu thotë judenjve, "O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; si etërit tuaj, ashtu po bëni edhe ju.." Dhe Pali flet për trishtimin e Frymës së Shenjtë (Efesianët 4:30; 1 Thesalonikasit 5:19). Perëndia jep shumë ftesa dhe nxitje të cilave iu rezistohet. Në fakt e gjithë historia e Izraelit në Dhiatën e Vjetër është një histori rezistence, siç e tregon edhe shëmbëlltyra e vreshtarëve të këqinj (Mateu 21:33-43; krahaso Romakët 10:21).

Doktrina e hirit të parezistueshëm do të thotë që Perëndia është sovran dhe mund të kapërcejë çdo rezistencë kur Ai dëshiron. "Tërë banorët e dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t'ia ndalë dorën ose t'i thotë: "Çfarë po bën?" (Danieli 4:35). "Por Perëndia ynë është në qiejt dhe bën tërë atë që i pëlqen." (Psalmi 115:3). Kur Perëndia dëshiron të përmbushtë qëllimin e Tij sovran, askush nuk mund ti rezistojë Atij.

Kjo është ajo që mësoi Pali te Romakët 9:14-18, që e bëri kundërshtarin e tij të thotë, "Pse ende më qorton? Kush, në fakt, mund t'i rezistojë vullnetit të tij?" Ndaj së cilës Pali përgjigjet: "Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t'i thotë ena mjeshtrit: "Përse më bërë kështu?". A nuk ka vallë pushtet poçari mbi argjilën për të bërë nga po ai brumë një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim?" (Romakët 9:20,21).

Më specifikisht hiri i parezistueshëm i referohët punës sovrane të Perëndisë për të kapërcyer rebelimin e zemrave tona dhe për të na sjellë në besim te Krishti në mënyrë që të shpëtohemi. Nëse doktrina jonë për mëkatshmërinë dhe paaftësinë e njeriut është e vërtetë, atëhere nuk mund të këtë asnjë shpëtim pa realitetin e hirit të parezistueshëm. Nëse jemi të vdekur në mëkatet tona, totalisht të paaftë për t’iu nënshtruar Perëndisë, atëhere ne nuk do të besojmë kurrë në Krishtin nëse Perëndia nuk kapërcen rebelimin tonë.

Dikush mund të thotë, "Po, Fryma e Shenjtë duhet të na tërheqë te Perëndia, por ne mund ta përdorim lirinë tonë për ti rezistuar ose për ta pranuar këtë tërheqje." Përgjigjja jonë është: Po të mos ishte për përpjekjen e vazhdueshme të hirit shpëtues, ne gjthmonë do ta përdorim lirinë tonë për ti rezistuar Perëndisë. Kjo është ajo që do të thotë "i paaftë për t’ju nënshtruar Perëndisë." Nëse një person përulet dhe i nënshtrohet Perëndisë kjo ndodh për shkak se Perëndia i ka dhënë atij personi një natyrë të re dhe të përulur. Nëse një person vazhdontë jetë i ngurtësuar dhe krenar për t’ju nënshtruar Perëndisë, është për shkak se atij personi nuk i është dhënë kjo lloj natyre. Por për ta parë këtë me më shumë bindje ne duhet të shikojmë Shkrimet.

Te Gjoni 6:44 Jezusi thotë, "Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq." Kjo tërheqje është puna sovrane e hirit pa të cilën asnjë nuk mund të shpëtohet nga rebelimi i tyre kundër Perëndisë. Përsëri disa thonë, "Ai i tërheq të gjithë njerëzit, jo vetëm disa." Por kjo thjesht sa shmang nënkuptimin e qartë të kontekstit që "tërheqja" e Atit është arsyeja pse disa besojnë dhe disa të tjerë jo

Specifikisht, Gjoni 6:64-65 thotë, "Por janë disa midis jush që nuk besojnë"; sepse Jezusi e dinte që nga fillimi cilët ishin ata që nuk besonin, dhe cili ishte ai që do ta tradhtonte; dhe thoshte: "Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im."

Vini re dy gjëra.

Së pari, vini re që të vish te Jezusi është quajtur një dhuratë. Nuk është thjesht një mundësi. Të vish te Jezusi i "jepet" disave por jo të tjerëve.

Së dyti, vini re që arsyeja pse Jezusi e thotë këtë, është për të shpjeguar se pse "ka disa që nuk besojnë." Ne mund ta parafrazojmë këtë kështu: Jezusi e dinte që prej fillimit që Juda nuk do të besonte në të pavarësisht të gjitha mësimeve dhe ftesave që ai mori. Dhe për shkak se Ai e dinte këtë, Ai e shpjegon me fjalët, “Askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im.” Juda nuk i ishte dhënë Jezusit. Në jetën e tij ai kishte shumë influenca për mirë. Por dhurata vendimtare e parezistueshme e hirit nuk iu dha.

2 Timoteu 2:24-25 thotë, "Sepse shërbëtori i Zotit nuk duhet të grindet, por duhet të jetë i butë me të gjithë, i aftë për të mësuar të tjerët dhe që duron të keqen, duke i mësuar me zemërbutësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që të njohin të vërtetën,"

Këtu, si te Gjoni 6:65 pendesa është quajtur një dhuratë nga Perëndia. Vini re, ai nuk po thotë thjesht që shpëtimi është një dhuratë e Perëndisë. Ai po thotë që kërkesat e shpëtimit janë gjithashtu një dhuratë. Kur një person dëgjon thirrjen e predikuesit për pendesë ai mund ti rezistojë asaj thirrje. Por nëse Perëndia i jep atij pendesën ai nuk mund ti rezistojë sepse dhurata është heqja e rezistencës. Të mos jesh i aftë që të pendohesh është e njëjta gjë si ti rezistosh Frymës së Shenjtë. Kështu që nëse Perëndia jep pendesën është njësoj si ta heqësh rezistencën. Kjo është arsyeja pse ne e quajmë këtë vepër të Perëndisë "hiri i parezistueshëm".

SHËNIM: Duhet të jetë e qartë prej kësaj që hiri i parezistueshëm kurrë nuk do të thotë që Perëndia na detyron të besojmë kundër vullnetit tonë. Kjo madje do të ishte një kontradiktë në terma. Përkundrazi, hiri i parezistueshëm është në përputhje me predikimin dhe dëshmimin që përpiqet ti bindë njerëzit të bëjnë atë që është e arsyeshme dhe më e mira për ta.

1 Korintasit 1:23-24 thotë, "Por ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar, skandal për Judenjtë dhe marrëzi për Grekët, kurse për ata që janë të thirrur, qofshin Judenj ose Grekë, predikojmë Krishtin, fuqia e Perëndisë dhe urtësia e Perëndisë." Vini re dy llojet e "thirrjeve" të nënkuptuara këtu.

Së pari, predikimi i Palit shkon te të gjithë, për Judenjtë dhe Grekët. Kjo është thirrja e përgjithshme e Ungjillit. Ia ofron shpëtimin të gjithë atyre që do të besojnë në Krishtin e kryqëzuar.. Por shpeshherë kjo bie në vesh të shurdhët dhe quhet marrëzi.

Por pastaj, së dyti, Pali i referohet një tjetër lloj thirrje. Ai thotë se midis atyre që dëgjojnë janë disa që janë "thirrur" në një mënyrë të tillë që ata nuk e konsiderojnë më kryqin si marrëzi por si fuqia dhe urtësia e Perëndisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo thirrje përveçëse thirrjes së parezistueshme të Perëndisë prej errësirës në dritën e Perëndisë? Nëse TË GJITHË ata që janë të thirrur në këtë sens e shohin kryqin si fuqia e Perëndisë, atëhere diçka në thirrje ndikon në besim. Ky është hiri i parezistueshëm.

Është e shpjeguar më tej te 2 Korintasit 4:4-6, "Të cilëve perëndia i kësaj bote ua verboi mendimet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata. Sepse ne nuk shpallim veten tonë, por Krishtin Jezus, Zotin, dhe ndërsa veten tonë shërbëtorët tuaj për hir të Jezu Krishtit, sepse Perëndia që tha: "Le të ndriçojë drita në errësirë", është i njëjti që ndriti në zemrat tona për të na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.”

Meqënëse njerëzit janë të verbër për të parë lavdinë e Krishtit, një mrekulli është e nevojshme në mënyrë që ata të shohin dhe besojnë. Pali e krahason këtë mrekulli me ditën e parë të krijimit kur Perëndia tha, "Të bëhet drita." Në fakt është një krijim i ri, ose një lindje e re. Kjo është ajo që nënkuptohet nga thirrja efektive te 1 Korintasit 1:24.

Ata që janë të thirrur u janë hapur sytë nga fuqia sovrane krijuese e Perëndisë në mënyrë të tillë që ata nuk e shohin më kryqin si marrëzi por si fuqia dhe urtësia e Perëndisë. Thirrja efektive është mrekullia e heqjes së verbërisë sonë. Ky është hiri i parezistueshëm.

Një tjetër shembull i saj është te Veprat 16:14, ku Lidia po dëgjon predikimin e Palit. Lluka thotë, "Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali." Nëse Perëndia nuk hap zemrat tona, ne nuk do ia vëmë veshin mesazhit të Ungjillit. Kjo hapje e zemrës është ajo që ne nënkuptojmë me hirin e parezistueshëm.

Një tjetër mënyrë për ta përshkruar është "lindja e re" ose të rilindësh përsëri. Ne besojmë që lindja e re është një krijim i mrekullueshëm i Perëndisë që e aftëson një person "të vdekur" për të besuar në Krishtin dhe të shpëtohet. Ne nuk mendojmë që besimi paraprin dhe shkakton lindjen e re. Besimi është prova që Perëndia që na ka lindur sërish. "Kushdo, që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur prej Perëndisë" (1 Gjoni 5:1).

Kur Gjoni thotë që Perëndia u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë të gjithë atyre që pranojnë Krishtin (Gjoni 1:12), ai vazhdon të thotë që ata që e pranojnë Krishtin "nuk u lindën as prej gjakut as prej vullnetit të mishit, as prej vullnetit të burrit, por prej Perëndisë." Në fjalë të tjera, është e nevojshme të besosh në Krishtin që të bëhesh një bir/bijë i/e Perëndisë, por lindja që të sjell në familjen e Perëndisë nuk është e mundur nga vullneti i njeriut.

Njeriu është i vdekur në paudhësi dhe mëkate. Ai nuk mund ta rilindë veten, ose të krijojë një jetë të re brenda tij. Ai duhet të lindë nga Perëndia. Pastaj, me natyrën e re të Perëndisë, ai menjëherë beson te Krishti. Të dyja veprimet (ripërtëritja dhe besimi) janë kaq shumë të lidhura bashkë saqë në përvojë ne nuk mund ti dallojmë ato. Perëndia na lind sërish dhe dritëza e parë e jetës në birin/bijën e sapolindur është besimi. Kështu që lindja e re është efekti i hirit të parezistueshëm, sepse është një vepër e krijimit sovran -- "jo nga vullneti i njeriut por prej Perëndisë."

** Pjesë e marrë nga “Cfarë Besojmë Rreth 5 Pikave të Kalvinizmit” nga Xhon Pajper (John Piper) dhe stafi i kishës Baptiste Betlehem.

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.