Lista e Vargjeve për Mëkatshmërinë e Plotë të Njeriut




Mekatshmeria e plote e njeriut, gjendja e njeriut, pese pikat e Kalvinizmit, Kalvinzimi
Doktrina e mëkatshmërisë së plotë (ose paaftësisë së plotë) thotë që të gjithë njerëzit, si pasojë e Rënies, lindin të korruptuar moralisht, skllevër të mëkatit, në armiqësi me Perëndinë, dhe të paaftë për ta kënaqur Atë ose edhe që të kthehen vetë te Krishti për shpëtim. Këto vargje janë mbështetja biblike për këtë doktrinë.

Njeriu është i mirë apo është i keq?

 Romakët 5:12,19 - “Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja i arriti të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan... Në fakt, ashtu si nëpërmjet mosbindjes së një njeriu të vetëm, të shumtët u bënë mëkatarë...”

Jobi 15:14-16 - "Ç'është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër dhe i linduri nga një grua për të qenë i drejtë? Ja, Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e tij; aq më pak një qenie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë!”

Jobi 25:4-6 -”Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua? Dhe nëse edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij, aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!".

Predikuesi 9:3 -“Zemra e bijve të njerëzve është plot ligësi dhe marrëzia qëndron në zemrën e tyre përderisa jetojnë; pastaj shkojnë te të vdekurit.”

Mikea 7:2-4 - “Njeriu i përshpirtshëm është zhdukur nga dheu, midis njerëzve nuk ka më njerëz të ndershëm; të tërë rrinë në pritë për të derdhur gjak, secili gjuan vëllanë e vet me rrjetë. Të dy duart e tyre janë të shtrira për të bërë të keq me zotësi; princi pretendon, gjyqtari kërkon shpërblime, i madhi shfaq lakminë e tij; kështu bashkarisht e prishin drejtësinë. Më i miri i tyre është si një ferrishte, më i ndershmi është më i keq se një gardh ferrash.”


Të gjithë njerëzit? A ka ndonjë përjashtim?

Predikuesi 7:20 - Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.

Romakët 3:23 - “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë”

2 Kronikat 6:36 - "Sepse nuk ka njeri që të mos kryejë mëkate"

Isaia 53:6 - “Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet”

Romakët 3:9-12 - “E çfarë pra? A kemi ne ndonjë epërsi? Aspak! Sepse e kemi treguar qëparë se si Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat, siç është shkruar: "Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një. Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë. Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.” (Krahaso Psalmi 14:1-3, 53:1-3)

Psalmi 143:2 - “Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, sepse asnjë i gjallë nuk do të jetë i drejtë para teje.”

1 Gjoni 1:8,10 - “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.”

Marku 10:18/Lluka18:19 - “Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë"

Psalmi 130:3 - “Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?”

Fjalët e Urta 20:9 - “Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"?

Krahaso 1 Mbretërit 8:46; Psalmi 116:11,143:2; Jeremia 2:29; Mikea 7:2-4, Romakët 5:12-14; Jakobi 3:2; etj.


Por thellë thellë a janë njerëzit të mirë?

Marku 7:21-23 - "Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet, vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku. Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut." (Krahaso Mateu 15:19)

Psalmi 5:9 - “Sepse në gojën e tyre nuk ka asnjë drejtësi; zemra e tyre nuk mendon gjë tjetër veç shkatërrimit; gryka e tyre është një varr i hapur; me gjuhën e tyre bëjnë lajka.”

Titi 1:15-16 - “Asgjë nuk është e pastër për të ndoturit dhe për ata që nuk besojnë; madje edhe mendja, edhe ndërgjegjja e tyre janë të ndotura.

Isaia 1:5-6 - “Gjithë koka është e sëmurë, gjithë zemra lëngon. Nga tabani i këmbës deri te koka nuk ka asgjë të shëndoshë; vetëm plagë, vurrata dhe plagë të hapura, që nuk janë as pastruar, as lidhur as qetësuar me vaj.”


A janë njerëzit totalisht të korruptuar? Cdo aspekt i njeriut është i korruptuar?
 
Zemra/Mendja (Mashtruese)

Jeremia 17:9 - "Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?"

Titi 1:15-16 - “Asgjë nuk është e pastër për të ndoturit dhe për ata që nuk besojnë; madje edhe mendja, edhe ndërgjegjja e tyre janë të ndotura. Ata pohojnë se njohin Perëndinë, po me vepra e mohojnë, sepse janë të neveritshëm, të pabindur dhe të pazotë për çfarëdo vepre të mirë.

Predikuesi 9:3 - “Zemra e bijve të njerëzve është plot ligësi dhe marrëzia qëndron në zemrën e tyre për deri sa jetojnë.”

Romakët 1:28-31 - “Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njohin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme, duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi, mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve, të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.

Efesianët 4:17-18 - “Të mos ecni më si po ecin ende paganët e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre, të errësuar në mendje, të larguar nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.”

Jeremia 10:7-8,14 - “Midis gjithë njerëzve të ditur të kombeve, në të gjitha mbretëritë e tyre nuk ka njeri të ngjashëm me ty. Janë të gjithë budallenj dhe pa arsye; idhulli i tyre prej druri është një doktrinë pa asnjë vlerë.”

Mateu 15:19 - "Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë" (krahaso Marku 7:21-23)

Zanafilla 6:5 dhe 8:21 - “Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë.... qysh në fëmijërinë e tij.”

Fjalët e Urta 10:20 - “Por zemra e të pabesëve vlen pak.”

Fjalët e Urta 28:26 - “Kush i beson zemrës së tij është budalla,”

Psalmi 94:11 -”Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.”

Predikuesi 8:11 - “Zemra e bijve të njerëzve është e mbushur nga dëshira për të bërë të keqen.”

Romakët 8:7 -”Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.”

Efesianët 4:18 - “Të errësuar në mendje, të larguar nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.”

Krahaso Ligji i Ripërtërirë 29:2-4; Psalmi 10:4, 36:1-2, 58:4-5; Fjalët e Urta 10:20; Ezekieli 11:19, 36:26; Mateu 13:14; Marku 7:21-23;


Vullneti/Zgjedhjet (Skllavëruar)

Gjoni 8:34 - Jezusi u përgjigj atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit."

2 Pjetri 2:19 - “Ndërsa u premtojnë atyre liri, ata vetë janë skllevër të prishjes, sepse prej atij që u mund dikush, atij i bëhet edhe skllav.”

Titi 3:3 - “Sepse edhe ne dikur ishim të pamendë, të pabindur, endacakë, duke i shërbyer epsheve të ndryshme dhe të qejfeve, duke jetuar në ligësi dhe në smirë, të urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin.”

Galatasit 4:8-9 - “Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi.”

Romakët 7:14 - “Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam mishërorë, i shitur nën mëkatin.”

2 Timoteu 2:25-26 - “Me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që të njohin të vërtetën, dhe të vijnë në vete, jashtë nga laku i djallit, që i ka zënë robër për vullnetin e tij.”

Krahaso Isaia 42:6-7; Gjoni 8:31-32,36; 2 Korintasit 3:17


Dëshirat (Të mbrapshta/Të liga)

Romakët 1:24-27 - “Prandaj edhe Perëndia i dorëzoi në papastërti në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre, që e shndërruan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen. Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të turpshme, sepse edhe femrat e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme, meshkuj me meshkuj, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për përdaljen e tyre.

Efesianët 2:3 - “Ndërmjet të cilëve, edhe ne dikur, jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar vullnetet e mishit dhe të mendjes, dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, ashtu si edhe të tjerët.”

Fjalët e Urta 21:10 - “Shpirti i të pabesit dëshiron të keqen;”

Gjoni 3:19 - “Tani gjyqi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.”

Gjoni 8:44 - " Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj;”

2 Timoteu 3:2-4 - “Sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, mëndjemëdhenj, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më dhumë se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj”

Krahaso Zanafilla 3:16; Psalmi 4:2, 52:3-4 140:8; Fjalët e Urta 10:23; 2 Pjetri 2:13


A mund ta ndyshojnë vetveten njerëzit ose të bëjnë mirë kur duan?

Jeremia 13:23 - “A mundet një Etiopias të ndryshojë lëkurën e tij o një tigër të këmbejë lëkurën me vijëza? Në të njëjtën mënyrë ju, që jeni mësuar të bëni të keqen, a do të mund të bënit të mirën?”

1 Samueli 24:13 - Ashtu si thotë proverbi i lashtë: "Ligësia vjen nga të liqtë"

Mateu 7:18 - “Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira” (Krahaso Lluka 6:43)

Mateu 12:34-35 - "O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç'ka zemra qet goja. Njeriu i mirë nga thesari i mirë i zemrës nxjerr gjëra të mira; por njeriu i keq nxjerr gjëra të këqija nga thesari i tij i keq.

Romakët 8:7 - Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.

Zanafilla 6:5 dhe 8:21 - “Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë.... qysh në fëmijërinë e tij”

Titi 1:15-16 - “Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër, por asgjë nuk është e pastër për të ndoturit dhe për ata që nuk besojnë; madje edhe mendja, edhe ndërgjegja e tyre janë të ndotura. Ata pohojnë se njohin Perëndinë, po me vepra e mohojnë, sepse janë të neveritshëm, të pabindur dhe të pazotë për çfarëdo vepre të mirë.”

Jobi 14:4 - “Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër? Askush.”


Krahaso Gjoni 15:5; Romakët 14:23; Filipianët 1:11; 1 Gjoni 5:18-19


Të paktën a lindin njerëzit të pastër?

Psalmi 51:5 - “Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat..”

Zanafilla 8:21 - “Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: "Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij.”

Psalmi 58:3 - “Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës; këta gënjeshtarë kanë marrë rrugë të keqe që në lindje.”

Gjoni 3:6 - “Ç'ka lindur nga mishi është mish;”

Krahaso Fjalët e Urta 22:15


Cila është prirja natyrore e njeriut ndaj Perëndisë?

Gjoni 3:20 - "Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij”

Romakët 8:7-8 - “Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë.”

Kolosianët 1:21 - “Dhe ju vetë, që dikur ishit të huaj dhe armiq në mendje me veprat tuaja të këqija.”

Krahaso Romakët 1:28-30; Jakobi 4:4


Cila është marrëdhënia e njeriut me Perëndinë?

Psalmi 58:3 - “Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës.”

Efesianët 2:12 - “Ishit në atë kohë pa Krishtin, të përjashtuar nga qytetëria e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjet e premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qënë pa Perëndi në botë.”

Efesianët 2:3 - “Ishim prej natyre bij të zemërimit, ashtu si edhe të tjerët.”

Isaia 59:2 - “Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më.”


A mund të bëjë ndonjë gjë njeriu për të kënaqur Perëndinë?

Fjalët e Urta 15:9 - “Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin”

Fjalët e Urta 15:8 - “Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin” (Krahaso Fjalët e Urta 21:27)

Fjalët e Urta 28:9 - “Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.”

Isaia 64:6 - “Jemi të gjithë si një gjë e papastër, dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë (veprat e mira) janë si një rrobe e ndotur; po fishkemi të gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na çojnë larg si era.”

Romakët 8:7-8 - “Ata që janë në mish nuk mund t'i pëlqejnë Perëndisë.”

Krahaso Psalmi 50:16; Fjalët e Urta 21:4; Isaia 1:10-15; Amosi 5:21-24


Të paktën, a e kërkojnë njerëzit Perëndinë?

Psalmi 10:4 - “I pabesi, me arrogancën e fytyrës së tij, nuk e kërkon Zotin; tërë mendimet e tij janë: "Perëndia nuk ekziston".”

Gjoni 3:20 - “Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij”

Isaia 65:1 - “Më kanë kërkuar ata që nuk pyesnin për mua, më gjetën ata që nuk më kërkonin.”

Isaia 64:7 - “Nuk ka më njeri që të thërrasë emrin tënd, që lëviz për t'u kapur pas teje, sepse ti na e ke fshehur fytyrën tënde dhe na lë të tretemi në pushtetin e paudhësive tona.”

Romakët 3:10-12 - “Nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.”

Krahaso Romakët 10:20


A mundet njeriu natyror të kuptojë Ungjillin ose të vijë në njohurinë shpëtuese të Perëndisë nga vetë fuqia e tij?

1 Korintasit 2:14 - “Dhe njeriu natyror nuk i pranon gjërat e Frymës së Perëndisë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t'i njohë; sepse ato hetohen frymërisht.”

2 Korintasit 4:3-4 - “Ungjilli ynë është ende i mbuluar... për ata që humbin, të cilëve perëndia i kësaj bote ua verboi mendimet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.”

1 Korintasit 1:18,21-23 - “Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.. Sepse, duke qenë se nëpërmjet urtësisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinësinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit, sepse Judenjtë kërkojnë një shenjë dhe Grekët kërkojnë urtësi, por ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar, skandal për Judenjtë dhe marrëzi për Grekët,”

Ligji i Ripërtërirë 29:2-4 - Moisiu thirri tërë Izraelin dhe u tha atyre: "Ju keni parë të gjitha ato që i ka bërë Zoti në Egjipt para syve tuaj Faraonit, të gjithë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit; sytë tuaj kanë parë mjerimet e mëdha, shenjat dhe mrekullitë e mëdha; por deri sot Zoti nuk ju ka dhënë zemër për të kuptuar, sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.”

Mateu 11:27 - "Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t'ia zbulojë.

Mateu 16:17 - “Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: "I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.”

Veprat 22:14 - “Pastaj vazhdoi: "Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh zë nga goja e tij.”

Krahaso Psalmi 119:18; Fjalët e Urta 4:19; Isaia 42:6-7; Osea 14:9; Gjoni 8:43; Veprat 26:18; Efesianët 4:17-19; 2 Korintasit 2:15-16; 2 Korintasit 4:3-4; 1 Gjoni 5:20


A mundet që njerëzit nga vetja e tyre të pranojnë dhuratën e shpëtimit të Perëndisë? A e zgjedhin njerëzit Perëndinë ose a vijnë ata tek Ai nga fuqia e tyre?

Gjoni 3:27 - Gjoni u përgjigj dhe tha: "Një njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.”

Gjoni 14:16-17 - "Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh;

Gjoni 1:12-13 - “Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.”

Gjoni 6:44,65 - "Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit. Dhe thoshte: "Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im"

Romakët 9:16 - “Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë.”

Romakët 11:35-36 - “Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?". Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra.”

1 Korintasit 1:30 - “Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus.”

Filipianët 2:13 - “Sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.”

Jona 2:9 - “Shpëtimi i përket Zotit.”

Gjoni 15:16 - “Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve”


Krahaso Zakaria 3:9; 1 Korintasit 15:10; Filipianët 1:6; Jakobi 1:18


Kush e jep pendesën dhe besimin?

Veprat 16:14 - “Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.”

1 Korintasit 3:6 - “Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten.”

Veprat 5:31 - "Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t'i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.”

Veprat 11:18 - “Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvdonin Perëndinë, duke thënë: "Perëndia, pra, edhe kombeve u dha pendesën për t'u dhënë jetën!".

Filipianët 1:29 - “Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të”

Veprat 18:27 - “Si arriti atje, ai i ndihmoi shumë ata, që kishin besuar me anë të hirit.”

Efesianët 2:8-9 - “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.”

Romakët 12:3 - “Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit”.

2 Timoteu 2:24-25 - “Sepse shërbëtori i Zotit nuk duhet të zihet, por të jetë i butë me të gjithë... duke i mësuar me butësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që arrijnë të njohin të vërtetën,”

1 Korintasit 12:3 - “Asnjë nuk mund të thotë: "Jezusi është Zot", veçëse në Frymën e Shenjtë.”

2 Pjetri 1:3 - “Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet”

Romakët 11:36 - “Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra.”

1 Korintasit 4:7 - “Sepse çfarë të bën të ndryshëm? Çfarë ke ti që nuk e ke marrë? Dhe, nëse e ke marrë, pse krenohesh sikur nuk e ke marrë?”

 Gjoni 3:6, 6:63 - "Ç'ka lindur nga mishi është mish; por ç'ka lindur nga Fryma është frymë. Është Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë”

Krahaso 1 Kronikave 29:14; Gjoni 5:44; Veprat 3:16; Romakët 1:8, 12:3; Efesianët 6:23; 2 Thesalonikasit 3:2


A mund të bëjnë ndonjë gjë njerëzit për të ndihmuar vetveten?

Kolosianët 2:13 - “Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet.”

Efesianët 2:1-2, 4-5 - “Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate, në të cilat keni ecur dikur.. Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit)”

Psalmi 49:7-9 - “Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij”

Jeremia 2:22 - “Edhe sikur të laheshe me sodë dhe të përdorje shumë sapun, paudhësia jote do të linte një njollë të pashlyeshme para meje", thotë Perëndia, Zoti.”

Krahaso Ezekieli 16:6, 37:1-3; Romakët 5:6


Atëhere çfarë ndodh me mburrjen tonë?

Romakët 3:27 - “Éshtë përjashtuar.”

Efesianët 2:9 - “Jo nga vepra, që të mos mburret askush.”


Krahaso 1 Korintasit1:28-29, 4:7;



Lexime të Rekomanduara:

Artur Pink (A.W. Pink). “Llogaridhënia jonë ndaj Perëndisë (Our Accountability to God)” Mëkatshmëria e Plotë e Njeriut (Man's Total Depravity).
Lorein Batner (Lorraine Boettner). “Paaftësia Totale (Total Inability)”. Doktrina e Reformuar e Paracaktimit (The Reformed Doctrine of Predestination).
Tomas Boston (Thomas Boston,). “Gjendja e Natyrës (The State of Nature)”. Natyra Njerëzore në Gjendjen e saj (Human Nature in its Fourfold State).
Xhon Kalvin (John Calvin) Libri 2, Kapitujt1-5. Institutet e Fesë së Krishterë
Luther, Martin. “Skllavëria e Mëkatit [The Bondage of the Will]”.
Xhonathan Eduards (Jonathan Edwards). “Liria e Vullnetit [Freedom of the Will] (The Works of Jonathan Edwards, Vol. 1).

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.