Lista e Vargjeve për Shlyerjen Specifike të Krishtit




Shlyerja specifike, pese pikat e Kalvinizmit
1. Perëndia kishte si qëllim të shpengonte për Veten e Tij një popull të caktuar

1 Kronikat 17:20-21 - “O Zot, askush nuk është i ngjashëm me ty dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, sipas tërë ato që kemi dëgjuar me veshët tona. Dhe kush është si populli yt i Izraelit, i vetmi komb mbi tokë që Perëndia erdhi për ta shpenguar dhe për ta bërë popullin e tij, për të të dhënë një emër me gjëra të mëdha dhe të tmerrshme, duke i dëbuar kombet përpara popullit tënd që ti ke shpenguar nga Egjipti?”

Mateu 22:14 - “Sepse shumë janë të thirrur, por pak të zgjedhur".

1 Pjetri 2:8-9 - “Ata pengohen duke qënë të pabindur ndaj fjalës, dhe për këtë ata ishin caktuar. Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull i fituar nga Perëndia, që të shpallni lavdinë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme”

Titi 2:14 - “I cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.”


A) Specifikisht për këta e dha jetën e Tij Krishti

Isaia 53:10-11 - “Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij. Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.”

Mateu 1:21 - “Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre"

Gjoni 6:35-40 - Dhe Jezusi u tha atyre: "Unë jam buka e jetës; ai që vjen tek unë nuk do të ketë uri dhe ai që beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje...Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë, sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar. Por ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë prej të gjithave që ai më ka dhënë, por t'i ringjall në ditën e fundit. Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ngjall atë në ditën e fundit".

Gjoni 10:3-4 - “Atij ia hap portieri; dhe delet e dëgjojnë zërin e tij, dhe ai i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë. Dhe, pasi i ka nxjerrë delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zërin e tij...” Gjoni 10:11 - “Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet...” Gjoni 10:14-15 - “Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh të miat dhe njihem nga të miat, ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe jetën time e jap për delet.”

Veprat 20:28 - “Kini kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në të cilën  Fryma e Shenjtë ju ka vënë juve mbikqyrës të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e vet.”

Efesianët 5:25 - “Ju, burra, duajini gratë tuaja, sikurse edhe Krishti deshi kishën dhe dha veten e tij për të”

Hebrenjtë 9:28 - “Kështu edhe Krishti, pasi u dha një herë për të marrë mbi vete mëkatet e shumëve do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin me durim për shpëtim.”

Hebrenjtë 2:17 - “Prandaj ai duhej t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të bëhej kryeprift i mëshirshëm e besnik në punët e Perëndisë, për të pajtuar mëkatet e popullit.”

Hebrenjtë 9:14 - “Dhe prandaj ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që, me anë të vdekjes që u bë për shpengimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së përjetshme.”

1 Gjoni 4:10 - “Në këtë është dashuria: jo se ne e deshëm Perëndinë, por që ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e tij si shlyerje për mëkatet tona.”


B) Specifikisht për këta ndërmjetëson Krishti

Gjoni 17:1-2 - “Këto tha Jezusi, dhe i ngriti sytë e tij drejt qiellit dhe tha: "Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë, siç i dhe pushtet mbi çdo mish, që Ai t'u japë jetë të përjetshme gjithë atyre që ti ia ke dhënë.”

Gjoni 17:6-12 - “Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m'i ke dhënë nga bota; ishin të tutë dhe ti m'i ke dhënë; dhe ata e kanë ruajtur fjalën tënde... Unë lutem për ta, nuk lutem për botën, po për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë. Dhe të gjitha të miat janë të tuat, dhe të tuat janë të miat; dhe unë jam përlëvduar në to. Unë nuk jam më në botë, por ata janë në botë, dhe unë po vij te ti. O Atë i shenjtë, ruaji ata në emrin tënd, ata që më ke dhënë, që të jenë një sikurse ne! Kur isha me ata në botë, unë i kam ruajtur në emrin tënd; unë i ruajta ata që ti më ke dhënë dhe askush nga ata nuk ka humbur, përveç birit të humbjes, që të përmbushej Shkrimi.”

Gjoni 17:20-21 - “Tani unë nuk lutem vetëm për ta, por edhe për ata që do të besojnë në mua me anë të fjalës së tyre, që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne, që bota të besojë se ti më dërgove.”

Gjoni 17:24-26 - “O Atë, unë dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që ta shohin lavdinë time që ti më dhe, sepse ti më deshe para themelimit të botës. O Atë i drejtë, bota nuk të ka njohur, por unë të kam njohur; dhe këta e kanë njohur se ti më dërgove. Dhe i bëra të njohin emrin tënd dhe do të bëj ta njohin, që dashuria, me të cilën ti më deshe mua, të jetë në ta dhe unë në ta".

Romakët 8:34 - “Kush është ai që do t'i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër ai u ringjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ne.”


C) Njerëzit për të cilët ndërmjetëson Krishti janë të njëjtët njerëz për të cilët ai e ofroi veten e tij si sakrificë.

Hebrenjtë 7:24-27 - “Kurse ai, mbasi mbetet përjetë, ka priftëri të patjtërsueshme, prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta. Sepse ne një kryeprift i tillë na duhej, i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i bërë më i lartë se qiejt, që nuk ka nevojë çdo ditë, si ata kryepriftërinjtë, të ofrojë flijime më parë për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e përgjithmonë, kur ofroi vetveten.”

Hebrenjtë 9:12 - “Jo me gjakun e cjepve dhe të viçave, por me gjakun e vet, dhe fitoi një shpengim të përjetshëm për ne.”



2. Ata që Perëndia kishte si qëllim të shpëtonte përfshijnë të gjithë ata që besojnë

Gjoni 3:16 - “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.”


A) Nga çdo komb

Zbulesa 5:9 - Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: "I denjë je të marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe nëpërmjet gjakut tënd na bleve për Perëndinë prej çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi”


B) Nga çdo klasë/kategori

Galatasit 3:28 - “Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse ju të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.”

1 Timoteu 2:1-6 - “Bëj thirrje, pra, para së gjithash, të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pozitë të lartë, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë në çdo perëndishmëri dhe nder. Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe të vijnë te njohja e së vërtetës. Në fakt një është Perëndia, dhe një është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: njeriu Krishti Jezus, i cili e dha veten e tij si shpërblesë për të gjithë, për dëshmim në kohën e vet.”


C) Si pasojë, për punën shpëtuese të Krishtit flitet zakonisht në termat e “të gjithë” “bota” etj.

Gjoni 1:29 - Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: "Ja, Qengji i Perëndisë, që ngre mëkatin e botës!”

Titi 2:11-14 - “Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve, dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe ëndjet e botës, sepse ne rrojmë me maturi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë, duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.”

2 Pjetri 3:9 - “Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç mendojnë disa se të ishte vonesë; por është zemërgjërë ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.” [Në kontekst Pjetri po u drejtohet besimtareve të dashur]

1 Gjoni 2:2 - “Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.”


D) Fjala “të gjithë” nuk nënkupton çdo individ në botë, por përdoret për të treguar të gjithë të një grupi të caktuar.

Mateu 2:3 - “Por mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe mbarë Jeruzalemi bashkë me të” [A do të thotë kjo që çdo njeri në Jeruzalem u shqetësua?]

Mateu 3:5 - “Atëhere njerëzit e Jeruzalemit dhe gjithë Judeja dhe e gjithë krahina e Jordanit dolën tek ai.” [Çdo njeri në të gjthë Judenë, i ri dhe i vjetër, shkuan te Gjoni?]

Mateu 10:22 - “Dhe të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim; por kush do të durojë deri në fund, ai do të shpëtojë.” [A do të thotë kjo që çdo njeri në botë do të na urrejë?]

Gjoni 4:29 - “Ejani, shikoni një njeri që më ka thënë gjithë sa kam bërë; mos vallë ky është Krishti?” [Të gjitha gjërat që kjo grua kishtë bërë që nga fëmijëria i tha Jezusi?]

Veprat 5:34 - “Por një farise, me emrin Gamaliel, mësues i ligjit dhe i nderuar nga gjithë populli, u ngrit në sinedër dhe urdhëroi të nxirren jashtë apostujt për një kohë të shkurtër.” [Nuk kishte asnjë që nuk e respektonte Gamalielin... As edhe një? Ky është një përdorim i dukshëm i hiperbolës.]

Veprat 17:21 - “Atëherë gjithë Athinasit dhe të huajt që banonin atje nuk bënin gjë tjetër veçëse të tregonin ose të dëgjonin ndonjë fjalë më të re”

Veprat 26:4 - “Jetën time, pra, që prej djalërisë, që e kalova që në fillim në mes të kombit tim në Jeruzalem, e dinë të gjithë Judenjtë ”



E) Fjala “botë” nuk nënkupton çdo individ në botë por shpeshherë është përdorur në sensin e “shumë,” ose “të gjithë të një grupi të caktuar”

Lluka 2:1 - “Dhe ndodhi që, në ato ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të regjistruar të gjithë botën.” [Çdo vend i botës përfshihet këtu? Çdo vend të botës kishte pushtuar Roma në atë kohë?]

Gjoni 6:33 - “Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës"

Gjoni 12:19 - Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: "A e shihni se s'po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij" [Çdo njeri dhe individ në botë po shkonte pas Jezusit?]

Veprat 19:27 - “Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtria jonë të hidhet poshtë, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Artemisa të mos vlerësohet më aspak dhe që t'i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon".
[Çdo njeri dhe çdo vend i botës e nderonte perëndeshën Artemisë?]

Romakët 1:8 - “Së pari, e falënderoj Perëndinë tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj është folur në gjithë botën.”
[Në çdo vend të botës dhe çdo njeri në botë ka folur për besimin e romakëve?]


3. Arsye të tjera që Shlyerja e Krishtit nuk është për të gjitha mëkatet e të gjithë njerëzve

A) Perëndia i ndëshkon njerëzit në ferr, gjë e cila do të ishte e padrejtë nëse mëkatet e tyre do të ishin shlyer

Marku 9:43-44 - “Dhe nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në ferr, në zjarrin e pashueshëm, atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket.”



B) Nëse dikush do të thoshte, “mëkatet e tyre janë shlyer, por shlyerja nuk është aplikuar për shkak të mosbesimit,” ai nuk kupton që edhe mosbesimi është mëkat.

Hebrenjtë 3:12 - “Vini re, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë”

[“Jezu Krishti vuajti ose për:

1) Të gjitha mëkatet e të gjithë njerëzve;

2) Disa nga mëkatet e të gjithë njerëzve; ose

3) Të gjitha mëkatet e disa njerëzve.

Për secilin rast mund të thuhet kjo:

1) Por nëse e para është e vërtetë, atëhere pse jo të gjithë njerëzit nuk janë të lirë nga ndëshkimi i mëkateve të tyre? Ti mund të thuash, Për shkak të mosbesimit të tyre.Unë ju pyes, a është mosbesimi mëkat, apo jo? Nëse është, atëhere Krishti vuajti ndëshkimin edhe për të apo jo? Por nëse Ai vdiq edhe për të, pse duhet ti pengojë ky mëkat më shumë se mëkatet e tjera për të cilat Ai vdiq? Nëse Ai nuk vdiq për të, Ai nuk vdiq për asnjë mëkat të tyrin!” – Xhon Ouen (John Oëen), Vdekja e Vdekjeve në Vdekjen e Krishtit (The Death of Death in the Death of Christ)]

2) Nëse e dyta është e vërtetë të gjithë njerëzit kanë disa mëkate për të dhënë logari, dhe kështu që asnjë nuk është i shpëtuar;

3) Nëse e treta është e vërtetë, atëhere Krishti, vuajti për të gjitha mëkatet e të zgjedhurve në të gjithë botën, dhe kjo është e vërteta, kjo është ajo që Bibla mëson.



C) Perëndia ka zemërim të përjetshëm kundër njerëzve, që do të thotë se zemërimi i Tij kundër tyre nuk është shpaguar [qetësuar]

1 Thesalonikasit 2:16 - “Duke na penguar që t'u flasim paganëve që ata të shpëtohen, për ta mbushur vazhdimisht masën e mëkateve të tyre; por zemërimi arriti mbi ta më në fund.”

2 Thesalonikasit 1:6-9 - “Sepse është e drejtë, përpara Perëndisë, t'u kthehet shtrëngimi atyre që po ju shtrëngojnë, kurse juve, që shtrëngoheni, të preheni bashkë me ne, kur Zoti Jezu Krisht të zbulohet nga qielli me engjëjt e fuqisë së tij, në flakë zjarri, për t'u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht. Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e forcës së tij”

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.