Të kuptosh 1 Gjonin 2:2



Nga Pastor Xhon Samson (John Samson)


1 Gjoni 2:2, Shlyerja specifike,
...Një nga pengesat më të mëdha që kam pasur ishte mënyra tradicionale e të kuptuarit tim për 1 Gjonin 2:2. Ky varg funksiononte si një postobllok në të menduarin tim, duke më ndaluar të udhëtoja për një kohë shumë të gjatë në rrugën e njohur si autostrada e reformacionit. Atëhere si duhet ta kuptojmë këtë varg?

Më lejoni të filloj duke thënë se Shkrimi është i qartë kur thotë se Jezusi vdiq:

Për popullin e Perëndisë - ("Ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim? " - Isaia 53:8; " Ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre" - Matt. 1:21)

Për delet e Tij - ("Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet." - Gjoni 10:11 - vini re që Jezusi në mënyrë kategorike deklaron që disa nuk janë delet e Tij - " Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia." - Gjoni 10:26)

Për miqtë e Tij - ("Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij. Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj." - Gjoni 15:13-14;

Për Kishën - ("... kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij.." - Veprat 20:28;  "Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, që ta shenjtërojë..." - Efesianët 5:25, 26).

Në të vërtetë, për aq sa Perëndia na lejon të kemi një pamje të së ardhmes, Zbulesa 5:9 zbulon një këngë të turmës së qiellit ndërsa i këndojnë Qengjit në fronin e Tij,

"Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: "Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe nëpërmjet gjakut tënd na bleve për Perëndinë prej çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi."

Vini re nuk thuhet Ai i bleu të gjithë njerëzit në çdo fis, etj., por që Ai bleu njerëz për Perëndinë prej çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi.

Në pamje të parë, 1 Gjoni 2:2 duket që e mohon fort idenë që vdekja e Jezusit ishte për njerëz specifikë. Vargu deklaron, "Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës."

Unë nuk besoj që Shkrimi kundërshton vetveten. Dhe kjo është arsyeja pse na thuhet të studiojmë fjalën e Perëndisë në mënyrë që ta themi drejt fjalën e Tij (2 Timoteu 2:15) dhe jo thjesht të ngrejmë duart lart dhe të themi që për të njëjtën temë një varg kundërshton disa vargje të tjera. "I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia" (2 Timoteu 3:16) dhe për shkak se ka një Autor Hyjnor, Shkrimi nuk e kontradikton veten, dhe jam i bindur se puna e madhe dhe një studim i kujdesshëm do ti eliminojë kontradiktat e dukshme.

...Megjithëse mund të ketë shumë aplikime të një vargu, ai ka vetëm atë kuptim për të cilin u synua të kishte në kohën kur u shkruajt. Me këtë si themel, dy parime të tjera do të aplikohen këtu:

1. Konsidero Autorin - kush e shkroi librin? (cili ishte sfondi i tij, gjuha, kultura, zanati, edukimi, rrethanat, në çfarë kohe të jetës?)

2. Konsidero Audiencën (pse u shkrua libri? Kush ishte audienca? Çfarë kuptimi do të kishin këto fjalë për dëgjuesit e asaj kohe?)

Miku im, Dr. Xhejms Uait (James White) njëherë shkroi, "A e mbani mend kur ishit në shkollë dhe duhej të bënit një testim për një libër që duhej të lexonit? Ju studiuat dhe kaluat kohë të mjaftueshme duke mësuar sfondin e autorit, kontekstin në të cilin ai jetonte dhe shkruante, qëllimet e tij në shkrim, audiencën e tij, dhe specifikat e testit. Ju nuk erdhët thjesht në klasë, hapët librin, lexuat disa fjali, dhe thatë, "Epo, unë mendoj se autori këtu nënkupton këtë gjë." Dhe prapësëprapë, për arsye të çuditshme, ky qëndrim është prevalues në qarqet e krishtera. Nëse kjo ndjenjë rezulton apo jo në një interpretim që nuk ka të bëjë fare me atë që autori donte të thoshte në të vërtetë nuk konsiderohet si aspekt i rëndësishëm. Të gjithë, me sa duket, kanë të drejtën të shprehin "ndjenjat" e tyre për atë që ata "mendojnë" se Bibla po thotë, sikur këto mendime reflektojnë atë që Perëndia frymëzoi në fjalën e Tij. Ndërsa ne nuk do të linim asnjë njeri tia hidhte paq nëse do të trajtonte shkrimet tona në të njëjtën mënyrë, ne mendojmë se Perëndia nuk shqetësohet nga kjo, dhe më e keqja është se përfundimet tona në një farë mënyre janë autoritative në paraqitjen e Fjalës së Tij"

Duke pasur parasysh këtë, Gjoni shkruan për Jezu Krishtin të jetë "shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat (Hebrenjtë), por edhe për ato të të gjithë botës (Paganët)."

Parimi i tretë që përmënda në artikull lidhet me konceptin për të konsideruar kontekstin e autorit. Kjo do të thotë të shikosh të gjitha shkrimet e personit - shkrimet e Gjonit, shkrimet e Palit, shkrimet e Llukës, etj. Kur ne shikojmë diku tjetër në shkrimet e Gjonit, ne vëmë re në Ungjillin e tij një paralelizëm ekzakt të përdorimit të fjalës prej tij, e cila hedh shumë dritë se kujt po i referohej ai.

Në Ungjillin e Gjonit, kapitulli 11, vargu 51-52, Gjoni shkroi keto fjalë, "profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin, dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t'i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë."

Kur këtë e shikojmë të shprehur në tabelë, paralelizmi me 1 Gjonin 2:2 është i lehtë për tu kuptuar:

Gjoni 11:51-52
1 Gjoni 2:2
Ai profetizoi se
Dhe
Jezusi
Vetë Ai
duhej të vdiste për
është shlyesi për 
kombin
mëkatet tona
dhe jo vetëm për kombin
 dhe jo vetëm për tonat
  por edhe
 por edhe
 për t'i mbledhur në një
 për
 bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë
 ato të të gjithë botës


Dr. Fil Xhonson (Phil Johnson) (që ka dhënë këtë tabelë ndihmuese) shkruan, "Nuk ka dyshim që kështu do e kishte kuptuar këtë shprehje audienca e parë e Gjonit. "Të gjithë botës" do të thotë "njerëz të të gjitha llojeve, duke përfshirë Judenjtë, Paganët, Grekët, Romakët, etj" përkundrejt "vetëm tonat" pra, të kombit hebre. Ajo që apostulli Gjon po thotë te Gjoni 11 shumë domethënëse: Krishti vdiq që të mblidhte "fëmijët e Perëndisë" të zgjedhurit, nga e gjithë bota."

Prandaj unë besoj se 1 Gjoni 2:2 jo vetëm që nuk e minon vdekjen e Krishtit për delet e zgjedhura por përkundrazi e afirmon atë. Kur e kuptojmë vargun në kontekstin Gjonian (shkrimet e Apostullit Gjon) atëhere interpretimi i saktë bëhet shumë i qartë.


Përkthyer nga www.ReformationTheology.com

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.