Zgjedhja - Perëndia Zgjedh të Vetët - Nga J. I. Packer


Nga J. I. Packer


Packer shqip, zgjedhja
Perëndia i thotë Moisiut, “Do të kem mëshirë për atë që do të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri. Kështu, pra, nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që ka mëshirë.” Romakët 9:15-16

Folja ‘zgjedh’ do të thotë “të përzgjedhësh, ose të nxjerrësh.” Doktrina biblike e zgjedhjes është kjo, që përpara krijimit, Perëndia përzgjodhi nga rraca njerëzore, të paraparë si të rënë, ata që Ai do të shpengonte, do ti sillte në besim, do ti drejtësonte, dhe do ti përlëvdonte nëpërmjet Jezus Krishtit (Romakët 8:28-39; Efesinaët 1:3-14; 2 Thesalonikasit. 2:13-14; 2 Timoteu 1:9-10). 

Zgjedhja Hyjnore është një shprehje e hirit falas dhe sovran, sepse është jo e detyruar dhe e pakushtëzuar, e pamerituar nga ndonjë gjë në ata që janë subjektet e saj. Perëndia nuk i ka për detyrim mëkatarëve asnjë mëshirë të asnjë lloji, por vetëm dënim; kështu që është një çudi, dhe çështje lavdërimi të pafundëm, që ai duhet të zgjedhë për shpëtim ndonjë prej nesh; dhe dyfish kështu kur zgjedhja e tij përfshinte dhënien e Birit të tij që të vuante si mbajtës mëkati për të zgjedhurit. (Romakët 8:32).

Doktrina e zgjedhjes, si çdo e vërtetë rreth Perëndisë, përmban mister dhe ndonjëherë krijon kundërshtime dhe debate. Por në Shkrim ajo është një doktrinë pastorale, e dhënë për të ndihmuar të krishterët të shohin sesa i madh është hiri që i shpëton ata, dhe ti çojë ata te një përgjigje përulësie, konfidence, gëzimi, lavdërimi, besnikërie, dhe shenjtërimi. Është sekreti familjar i fëmijëve të Perëndisë. Ne nuk e dimë kë person tjetër Ai ka zgjedhur midis atyre që akoma nuk besojnë, as edhe pse ishte kënaqësia e tij e mirë të na zgjidhte ne në veçanti. Ajo çfarë dimë është, së pari, është se nëse nuk do të ishim zgjedhur për jetë ne nuk do të ishim besimtarë tani (sepse vetëm të zgjedhurit sillen në besim), dhe, së dyti, që si besimtarë të zgjedhur ne të mbështetemi në Perëndinë për të përfunduar punën e mirë që ai filloi (1 Korintasit 1:8-9; Filipianët 1:6; 1 Thesalonikasit. 5:23-24; 2 Timoteu 1:12; 4:18). Njohuria për zgjedhjen tënde sjell ngushëllim dhe gëzim.

Pjetri na tregon se ne duhet “të jemi të etur për ta bërë thirrjen dhe zgjedhjen tonë të sigurt” (2 Pje. 1:10) - kjo është, e sigurt për ne. Zgjedhja njihet nga frytet e saj. Pali e dinte për zgjedhjen e Thesalonikasve nga besimi, shpresa, dashuria, dhe transformimi i brendshëm dhe i jashtëm i jetëve të tyre që ungjilli kishte sjellë në ta (1 Thesalonikasit. 1:3-6). Sa më shumë që cilësitë të cilat Pjetri iu ka folur lexuesve të tij të shfaqen në jetët tona (virtyti, njohuria, përmbajtja, durimi, perëndishmëria, dashuria vllazërore, dashuria: 2 Pjetri 1:5-7), më shumë të sigurt do të jemi për zgjedhjen tonë .

Të zgjedhurit janë, nga një këndvështrim, dhurata e Atit ndaj Birit (Gjoni 6:39; 10:29; 17:2, 24). Jezusi dëshmoi se ai erdhi në botë specifikisht për ti shpëtuar ata (Gjoni 6:37-40; 10:14-16, 26-29; 15:16; 17:6-26; Efesianët 5:25-27), dhe çdo shpjegim të misionit të tij duhet ta theksojë këtë.

Dënim është emri i dhënë vendimit të përjetshëm të Perëndisë në lidhje me ata mëkatarë që ai nuk i ka zgjedhur për jetë. Vendimi i tij është në esencë një vendim për të mos i ndryshuar ata, të zgjedhurit janë të destinuar për tu ndryshuar, por ata për ti lënë në mëkatin e tyre, të bëjnë siç kanë vendosur në zemrat e tyre, dhe në fund për ti gjykuar siç ata e meritojnë për gjithçka që kanë bërë. Kur në raste të veçanta Perëndia i dorëzon te mëkatet e tyre (psh, heq kufizimet në veprimet e tyre në gjërat e këqija që duan), kjo në vetvetë është fillimi i gjykimit. Quhet “ngurtësim” (Romakët 9:18; 11:25; Psalmi 81:12; Romakët 1:24, 26, 28), dhe në mënyrë të pashmangshme i çon ata në një faj më të madh.

Dënimi është një realitet biblik (Romakët 9:14-24; 1 Pjetri 2:8). Por ne duhet të jetojmë në dritën e sigurisë që kushdo mund të shpëtohet nëse ai ose ajo do të pendohet dhe do të vendosë besimin në Krishtin.

Ne duhet ti shohim të gjithë njerëzit që takojmë mundësisht si të numëruar midis të zgjedhurve.



Nga: Teologjia Konçize (Concize Theology):
Një Guidë te Besimet e Krishtera Historike

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.