Gjysëm të Vërtetat që Paraqiten si të Vërteta janë të Pavërteta.

Pragmatizmi ne kishe, ungjillizimiFatkeqesisht ne shume kisha ungjillore sot nuk jepet nje ungjill i plote, nuk mesohet apo predikohet e gjithe keshilla e plote e Perendise, por ne shume raste predikohet vetem njera ane e medaljes, vetem gjysma e ungjillit dhe nje ungjill te zbutur, pa folur fare ose shume pak per mekatin, per drejtesine e Perendise, per ferrin, per pendesen, sigurisht qe duhet te flasim edhe per dashurine e Perendise, por kjo eshte vetem njera ane e medaljes, ungjilli biblik duhet te perfshije nje ekspozim te mekatit te njeriut (dhe jo ne pergjithesi) por specifikisht , nje permendje te zemerimit dhe denimit te Perendise nen te cilen mekataret ndodhen, prezantimi i Krishtit dhe dashurise se Perendise dhe thirrja per pendese dhe besim.

Gjithashtu ne shume kisha ungjillore perdoren shume metoda pragmatiste per te terhequr njerezit, si drama, festivale, sporte ekstreme, argetim, etj, etj,. Keto jane metoda pragmatiste dhe metoda misherore. Jane mbeshtetje ne krahun e mishit dhe nuk kane aspak te bejne me fuqine e Perendise. Metodat pragmatiste ne kishen ungjillore amerikane (qe me vone kane ardhur edhe ne Shqiperi) u futen nga Charles Finney, ai thoshte qe predikuesit duhet te ishin me spontane, te perdornin argetime dhe anektoda ne predikim dhe ungjillizim.

Nese dikush ka kancer dhe ai shkon te doktori, nese doktroi i ben lajka dhe nuk i thote te verteten e plote, atehere ai nuk eshte nje doktor i vertete dhe nje doktor i mire. Por nese doktori i thote te gjithe te verteten e plote, ne menyre qe te shpetoje jeten e tij, atehere ai eshte nje doktor i mire, dhe ne kete do donim, qe ai te na thoshte te gjithe te verteten e plote dhe te bente cishte e mundur per mjekimin tone.

Nese njerezit jane te humbur ne mekat dhe zemerimi i Perendise qendron mbi ta, nese ne do ti argetonim, do ti perkedhelnim, nuk do tju thonim te gjithe te verteten e plote te gjendjes se tij, atehere ne nuk do te ishim besnike ndaj Zotit. Kur ne i argetojme, dhe perdorim metoda pragmatiste dhe tregojme jo te gjithe keshillen e plote te Perendise, ne po tallemi me ta dhe ne duam me shume lavdine e njeriut sesa ate te Perendise. Metodat misherore qe perdoren nga kishat sot per te terhequr njerezit misherore do te prodhojne te konvertuar fallco. Ja pse ne shikojme kaq shume njerez qe ikin nga kisha, qe duken sikur besojne ne fillim por pastaj largohen, sepse ata asnjehere nuk kane qene te ulur nen predikimin e ungjillit biblik dhe te gjithe keshilles se plote te Perendise.


Soli Deo Gloria
BF

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.