Të Ushqesh Delet apo të Argëtosh Cjeptë - Nga Spërxhën (Spurgeon)



Një e keqe është futur në kishën e Zotit, kaq e madhe në paturpësinë e saj, saqë edhe i krishteri më dritëshkurtër nuk mund të mos e vërë re. Gjatë këtyre viteve kjo e keqe është përhapur në një shkallë alarmuese. Ka vepruar si majaja derisa fermentohet i gjithë brumi!

Djalli ka bërë dicka të zgjuar, duke e bindur kishën që pjesë e misionit të saj është të sigurojë argëtim për njerëzit, me synimin për ti fituar ata. Nga shpallja e ungjillit, Kisha gradualisht ka zbutur dëshminë e saj, duke justifikuar kotësitë e kohës. Atëhere ajo i toleroi ato në kufijtë e saj. Por tani ajo i ka adoptuar ato me justifikimin për të arritur masat!

Kundërshtimi im i parë është që të sigurosh argëtim për njerëzit nuk flitet askund në Shkrime si një funksion të Kishës. Nëse është një vepër e Krishterë pse Krishti nuk foli për të? 'Shkoni në të gjithë botën dhe predikojini ungjillin cdo krijese, dhe siguroni argëtim për ata që nuk e pëlqejnë ungjillin'.

Asnjë fjalë e tillë, nuk gjendet... Po ku hyjnë argëtuesit? Fryma e Shenjtë është e heshtur në lidhje me ta. Profetët u persekutuan sepse ata i argëtuan njerëzit, apo sepse i konfrontuan ata?...

Përsëri, të sigurosh argëtim është një kundërvënie e drejtpërdrejtë ndaj mësimeve dhe jetës së Krishtit dhe të gjithë apostujt e tij. Cili ishte qëndrimi i kishës apostolikë ndaj botës? "Ju jeni kripa e botës", jo karamele sheqeri; dicka që bota do ta nxjerrë, jo ta gëlltisë.

Nëse Jezusi do të kishte futur më shumë elemente argëtuese dhe të kënaqëshme në mësimin e tij, Ai do të kishte qënë më popullor. Kur "shumë prej dishepujve të tij u kthyen dhe nuk e ndoqën më," Unë nuk e dëgjoj atë të thotë, 'Shko pas këtyre njerëzve, Pjetër, dhe thuaju që do të kemi një stil ndryshe shërbese nesër; dicka të shkurtër dhe tërheqëse me fare pak predikim. Ne do të kemi një mbremje të këndshme për njerëzit. Thuaju që ata me patjetër që do të kënaqen! Shpejto, Pjetër, ne duhet ti sjellim njerëzit me cdo mënyrë!'

Jo! Jezusi pati keqardhje, pshehrëtiu dhe qau për ta, por kurrë nuk kërkoi që ti argëtonte!

Më kot mund të kërkohen letrat e apostujve për të gjetur ndonjë gjurmë të 'ungjillit të argëtimit'. Mesazhi i tyre është, "Prandaj, dilni prej tyre dhe mos u shoqëroni me ta... Mos i prekni gjërat e tyre të pista...". Ata kishin konfidencë të plotë te ungjilli dhe nuk kishin asnjë armë tjetër.

Pasi Pjetri dhe Gjoni u burgosën pasi predikonin, Kisha kishte një takim lutje, por ata nuk u lutën, 'Zot, ndihmoji shërbëtorët e tu që nga përdorimi i mjeteve argëtuese të mund tu tregojmë këtyre njerëzve sësa të gëzuar jemi'.

Jo! Ata nuk pushuan së predikuari Krishtin. Ata nuk kishin kohë për të rregulluar argëtime. Të shpërndarë nga persekutimi ata shkuan kudo duke predikuar ungjillin. Ata e kthyen botën përmbys; ky është ndryshimi i vetëm nga kisha e sotme.

Së fundi, argëtimi nuk arrin asgjë. Të munduarit dhe të rënduarit që gjeten paqe nëpërmjet argëtimit le të mos heshtin! Pijanecët për të cilët argëtimi dramatik ka qënë mjeti i Perëndisë për konvertimin e tyre, le të ngrihen në këmbë! Nuk ka asnjë që të përgjigjet! Misioni i argëtimit nuk prodhon asnjë të konvertuar!

Nevioja për shërbesën e sotme është përshpirtshmëri e zellshme e bashkuar me doktrinën biblike, kaq e kuptuar dhe e ndjerë, saqë i vë njerëzit në zjarr.

Zot, pastroje kishën nga e gjithë kalbësirat dhe gjërat pa vlerë që Djalli i ka futur asaj, dhe na sill prapë te metodat apostolike!

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.