(Jezusi) 11. Tha akoma:“Një njeri
kishte dy bij. 12. Më i riu i tyre i tha babait: "Atë, më jep pjesën e
pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë. 13. Mbas pak
ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e
prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur. 14. Por, si i shpenzoi
të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.
15. Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat
e tij që të ruajë derrat. 16. Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që
hanin derrat, por askush nuk ia jepte. 17. Atëherë erdhi në vete dhe tha:
"Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga
uria! 18. Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t`i them: Atë, mëkatova
kundër qiellit dhe para teje; 19. nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë
si një nga mëditësit e tu". 20. U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur
ishte ende larg, i ati e pa me dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij
dhe e puthi. 21. Dhe i biri i tha: "O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para
teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt". 22. Por i ati u tha
shërbëtorëve të vet: "Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini
një unazë në gisht dhe sandale në këmbë. 23. Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe
thereni; të hamë dhe të gëzohemi, 24 sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye
në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri". Dhe filluan të bënin një festë
të madhe. 25. Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua
shtëpisë, dëgjoi këngë e valle. 26. Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti
ç`ishte e gjitha kjo. 27. Dhe ai i tha: "U kthye yt vëlla dhe yt atë theri
viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë". 28 Kur i dëgjoj
këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të
hynte. 29. Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: "Ja, u bënë kaq vite që unë
të shërbej dhe kurrë s`kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë
s`më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi. 30. Por, kur u kthye ky
djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e
majmur". 31. Atëherë i ati i tha: "O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe
çdo gjë që kam është jotja. 32. Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky
vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet
përsëri”.”
Nje histori e treguar nga Zoti yne Jezu Krisht,
shume e bekuar, shume e perdorur ne predikime, por njekohesisht edhe shume e
keqperdorur ne interpretimin e permbajtjes domethenese te saj. Kjo ndoshta mund
te jete shembelltyra me "perfekte" e perdorur nga Arminianizmi per te
treguar zgjedhjen e lire te njeriut mekatar, vendimin e tij per t'u penduar dhe
per t'u kthyer nepermjet vullnetit te tij te ashtuquajtur te lire tek Ati
(Perendia).
Nese ne pamje te pare duket se kjo gje qendron
deri diku, po te marrim ne trajtim Shkrimin do te shohim: Para se gjithash.
Perpara se ne te shkojme tek historia e djalit plangprishes, ne shohim qe
ligjerata e tregimit te historise nga ana e Zotit Jezus nuk fillon tek djali,
por tek Ati qe kishte dy bij, dhe per me teper kjo ishte vazhdim i asaj qe Ai
(Jezusi) ishte duke treguar. Kur fillon historia e djalit plangprishes Shkrimi
thote: ne vargun 11 - tha akoma: nje njeri kishte dy bij, ..... etj etj, pra
fillesa e ligjerates se plote eshte akoma me perpara kur Jezusi fillon te
tregoje shembelltyren e deles se humbur dhe me pas e vazhdon me dhrahmine e
humbur, dhe ne fund te kapitullit e mbyll shembelltyren me djalin plangprishes.
Luka 15:3-32.
Pra historine e djalit duhet ta shohim ne trajtim
kontekstual se bashku me dy te tjerat qe e paraprijne ate. Pse? Sepse te tre
keto histori kane nje gje shume te rendesishme qe eshte e perbashket per to.
Delja qe humbi, dhrahmia qe humbi dhe djali i vogel qe u largua nga Ati, nuk
ishin te askujt, por ishin saktesisht te atij "personi" qe i kishte
qysh me perpara dhe qe po i kerkonte per t'i gjetur. Ok, mund te themi per
momentin, megjithese kete aspekt e shohim qarte tek dy historite e para, ku ai
qe kishte 100 dele i la 99 te tjerat per te kerkuar ate 1 qe i kishte humbur, e
shohim gjithashtu qarte edhe tek gruaja qe kishte 10 dhrahmi dhe kerkoi ne
gjith shtepine per ate 1 qe i humbi, por nuk e shohim po kaq qarte tek historia
e djalit qe u largua, sepse Ati i tij nuk la shtepine dhe te nisej per ta
kerkuar te voglin por vetem qendronte tek porta per te pare nese i biri do te
kthehej. Kjo gje i jep mundesine Arminianizmit te konkludoje ne interpretimin se
kthimi i djalit tek Ati i tij, eshte pamja perfekte e çdo njeriu mekatar qe
vjen tek Zoti ne pendese, duke mbrojtur idene qe kjo ardhje tek Zoti varet nga
vendimi dhe zgjedhja e njeriut per t'u kthyer pa u imponuar nga deshira e
Zotit. Kjo eshte gjithçka mund te duket nga pseudo-doktrina e vullnetit te
lire.
Le ta shohim kete aspekt nen driten e
doktrines se hirit dhe nen kete perspektive veshtrimi te ekspozojme problemet e
kendveshtrimit te gabuar Arminian te kuptimit te historise.
Se pari. -- Shkrimi tregon se Jezusi e nis
historine e djalit plangprishes jo me kryefjale "djalin" por njeriun
qe kishte dy bij, qe ishte Ati i tyre. Dhe nese djali personifikon njeriun
mekatar, Ati personifikon Perendine. Kjo kronologji te treguari minon parimin e
paresise se njeriut ne procesin e dukshem klasik te shpetimit Arminian qe:
(njeriu i pari duhet te pendohet dhe Perendia i dyti e pranon pendesen e tij
dhe e shpeton ate). Dhe duke minuar kete parim "shkak - pasoje" te
turpshem sepse e percepton shpetimin thjesht si pasoje apo reagim te Perendise
ndaj shkakut qe eshte vet njeriu me ane te vendimit dhe zgjedhja e tij e lire,
atehere nepermjet rrezimit te ketij parimi, njeherazi perforcon te verteten qe
shkaku nuk eshte njeriu dhe zgjedhja e tij, qe Ati (Perendia) e dha Birin e tij
te vetemlindur, por shkaku ishte “dashuria e Tij” qe e deshi aq boten, dhe per
shkak se e deshi aq boten, ndaj dhe e dha Birin.
Se dyti: -- Ne shkrim tregohet se te dy bijte
ishin me Atin e tyre, dhe nje dite i vogli (me i riu) u largua nga shtepia dhe
nga Ati. Kjo pamje bie ne kundershtim me pamjen faktike dhe aplikimit universal
qe i behet njerezimit mekatar te te gjith botes. Fare thjesht, sepse njerezit
mekatar kane lindur te tille larg shtepise se Zotit neper bote dhe nuk kane
qene fillimisht ne shtepi tek Zoti se bashku me vellezer te tjere, dhe me pas
te jene larguar per t'u rikthyer perseri aty ku ishin. Per kete arsyje une
mendoj dhe besoj se kjo histori ka nje aplikim specifik per popullin e Izraelit
qe per nga vet kronologjia historike e shkrimit, ata kane qene i vetmi popull
qe ishin prane Zotit dhe i sherbenin tabernakullit dhe me pas tempullit
(shtepise) se Tij, dhe vazhdimisht largoheshin dhe riktheheshin tek Ai. Dhe me
pas ka aplikime lokale per kishen se sotme per kuptimin qe mbart.
Se treti: -- Ne praktiken shume te perhapur sot
ne ungjillizimin modern, te “famshmin” vendim te rendesishem qe kulmon me
lutjen e shpetimit ku nder te tjera degjojme se mekatari i thote Jezusit, une
pendohem dhe te pranoj ty si Zotin dhe Shpetimtarin tim, nuk ka asnje
ngjashmeri me pendesen e “dukshme” te djalit plangprishes. Djali thote une kam
mekatuar ndaj qiellit dhe para teje dhe nuk meritoj te quhem me biri yt, ndaj
dhe nuk i lutet ta pranoj ate si bir por si nje prej sherbetoreve te tij me te
vegjel me meditje. Dhe per me teper ne kete pamje paraprake pendese, duket se
nuk ka asnje perpjekje arrogante prej tij qe i drejtohet Atit duke i thene se
une te pranoj ty si Atin tim dhe si shpetimtarin e jetes time nga vdekja qe zia
e bukes i kanoste ne arratine e shkaperdredhur te tij. Keshtu qe aspekti i te
drejtes se te pranuarit, ndahet qartazi dhe dukshem qe i perket Atit. Sepse
arroganca e mekatarit qe shpreh ne lutjen e tij te shpetimit duke iu drejtuar
Zotit qe po e pranon ate si Zot, bie ndesh me sovranitetin e Zotit. “Shpetimi i
perket Zotit”. Prandaj eshte kaq shume e rendesishme te merret vesh dukshem se
kush eshte "Ai?" qe po shpeton "ke?" ketu.
Se katerti: -- Duke u marr me trajtimin e
djalit te vogel, anashkalohet djali i madh qe ishte dhe nuk u largua nga
shtepia dhe nga Ati. Dhe aspekti me kritik qe permendet per te eshte qendrimi i
tij nervoz dhe xheloz ndaj mikepritjes festive qe iu be vellait te tij te vogel
qe nuk meritonte te ishte me vellai i tij dhe bir i Atit te tij per ate gje qe
beri. Ky aspekt ben qe aplikimi i kesaj historie te jete specifik per popullin
e Izraelit, dhe ka per qellim te na mesoj diçka te rendesishme mbi dashurine e
Perendise, meshiren dhe Hirin e Tij.
Analize: Qendrimi i djalit te madh tregon idene
Judaiste qe mbron dhe vazhdon te zbatoj me rigorozitet ligjin edhe sot e kesaj
dite, dhe qe nuk pranon dot faktin e te treguarit meshire nga Ati Perendia ndaj
atyre hebrenjve te cilet nuk jane besnik ne zbatimin e ligjit dhe megjithate
ata trajtohen me meshire duke u falur pasi ata u penduan dhe u rikthyen tek
Perendia. Po te veme re biseden mes tij dhe Atit do te verejme: -- 29. Por ai iu përgjigj të atit dhe tha:
"Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s`kam shkelur asnjë nga
urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s`më dhe një kec për të bërë një festë me
miqtë e mi. 30. Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me
prostituta, ti there për të viçin e majmur". Qe prej kohesh nder shkrimet e profeteve
ishte shkruar "Une dua meshire dhe jo flijime", dhe megjithese ishte
vet Zoti qe e dha ligjin dhe te gjithe ceremonialin e sherbimeve , perseri Ai
qe prej kohesh mesonte popullin e izraelit me ane te profeteve se nuk ishte
meritokracia ajo gje qe i kualifikonte ata, per te qene Bij te shtepise se Tij
Qiellore. Ne histori shohim se te dy djemte e Atit, e kishin te pervetesuar deri
diku parimin e meritokracive (vleresimin sipas veprave te ligjit), megjithese
historia do te na tregoje ne vijim se ata calonin shume ne te kuptuarin e tyre
te ligjit dhe te merites. I madhi qe u zemerua sepse i vogli nuk e meritonte
ate mikpritje. I vogli qe deklaron se nuk eshte i denje te jete bir i Atit
sepse nuk e meritonte. Veç kesaj, me teper akoma, djali i madh edhe pse ishte
prej vitesh besnik ne pune ne arat e Atit te tij dhe ne zbatimin e urdherimeve
te Atit te tij, megjithate Ati i tij nuk i kishte dhene asnje kec per te
festuar me miqte e tij, dhe kjo gje i tingellonte djalit te madh si mohim i nje
te drejte legjitime qe ai e meritonte. Te bindur teresisht keta dy bij qe per
shkak te parimit "merite", merren shperblimet perkatese, te dy
perballen me te pakonceptueshmen prej tyre. I vogli priste te trajtoheshe si nje
prej sherbetoreve me meditje ne shtepine e Atit te tij dhe nderkohe perballet
me Hirin dhe meshiren e Atit duke e falur dhe trajtuar ashtu sikurse ai nuk
meritohej. Dhe djali i madh qe ndoshta po bente kohe qe priste nga Ati si
shperblim kecin per te festuar dhe nderkohe jo vetem nuk merr kecin qe sipas
tij meritonte edhe me shume se nje kec, por shikon nje antiteze te dyfishte
perpara syve te tij. Ai nuk kishte marre asnjehere gjate kesaj kohe ate qe
sipas tij meritonte dhe nderkohe per vellane e tij qe nuk meritonte asgje
theret vici me i majmur. Me fjale te tjera ai ndoshta mund te vazhdonte te
duronte akoma qe ndoshta nje dite Ati do ia jepte kecin, por kur sheh qe po
merr vellai i vogel qe nuk meriton, durimi i soset.
Per Izraelin eshte shkruar qe Zoti do e veri ne
xhelozi me me nje popull qe nuk ka qene thirrur me emrin e Zotit. Pali ne
letrat e tij permend qe do te bej xheloz disa prej tyre ne menyre qe ata te
shpetohen. Dhe xhelozia ne kete histori eshte nje sinonim i qarte. Djali i madh
vihet ne xhelozi me nje djale qe nuk meritonte te trajtohej ashtu, si edhe vet
djali i vogel kur ra ne hall u kujtua se ne shtepine e Atit te tij sherbetoreve u tepronte buka, kurse atij edhe lendet e derrave i mohoeshin dhe askush nuk i'a
linte per te ngrene. A nuk eshte kjo kujtese e tij nje aspekt
"xhelozie"???. Sherbetoret qe nuk jane bij te Atit tim hane dhe iu
tepron buka, kurse une s’kam dhe po vuaj nga uria?!?! Patjeter qe keto aspekte
te formave se si shfaqet xhelozia tek te dy bijte ne pozicione te ndryshme,
jane per qellimin e mire qe te dy keta bij te shpetojne prej parimeve te te
besuarit ne merita, dhe te prekin qielloren duke njohur dashurine meshiren dhe
hirin qe Ati ka per ta. Dhe po keshtu kjo eshte nje e vertete e shkrimeve se si
Zoti “beri” qe djali i vogel te kthehej. Nese Ati do te duhej te zbatonte
“parimisht ligjin” me djemte e tij, atehere ndaj te voglit ai duhet te tregohej
i ashper duke e trajtuar madje edhe me keq nga sa vet djali po i kerkonte te
trajtohej si nje sherbetor me meditje. Sepse serisht verdikti i takonte te
Atit, jo djalit qe po i kerkonte. Sepse nese ai nuk e meritonte te quhej me bir
i tij, kjo nuk nenkupton asnjehere qe ai meritonte te ishte sherbetor me
meditje, sepse mund edhe te debohej fare nga shtepia e atit te tij pa pasur as
mundesine e te qenurit prezent aty si nje sherbetor.
Po te marrim me hollesisht ne trajtim sipas
kesaj analize kthimin e djalit plangprishes tek Ati i tij, do te shohim sipas
historise se shkruar: 20 "........ Por kur ishte ende larg, i ati e pa me dhembshuri; u
lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi." Gje
qe nuk dokumenton se djali erdhi vet duke pershkuar te gjithe rrugetimin (nga
vendi i larget deri tek shtepia e atit), por le te kuptohet se ai pershkoi
vetem nje pjese te kesaj rruge. Normalisht qe kjo gje rrezon hipotezat qe nje
mekatar mund te vij vete tek Zoti. Por serisht ka hapesire per mosrrezimin
komplet te “rolit” te mekatarit. Nuk po merremi te trajtojme ketu se sa
distance pershkoi djali dhe sa pershkoi Ati i tij qe vrapoi drejt tij kur e pa
ndersa ai ishte ende larg. Mjafton qe ketu duket qarte se ka vend per te
kundershtuar parimet doktrinale te monergjizmit, duke lançuar idete sinergjike
te cilat thone se nuk eshte vetem Zoti qe vjen tek mekatari por edhe vet
mekatari ka pergjegjesine dhe duhet te vij drejt Zotit me vendimin dhe
zgjedhjen e tij. Dhe kjo histori duket se e tregon kete. Por pavaresisht se kjo
vetem duket keshtu, asnjehere nuk permban kuptimin qe ne punen e shpetimit ka
bashkepunim, pra nuk ka sinergjizem, sepse nje e vertete e shkrimit tregon tek Romaket 9:16 - "Kështu, pra, kjo nuk varet as
prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë." Sepse
ne te vertete sikurse nje varg me siper apostulli Pal thote tek letra e
Romakeve “Ai i thote ne fakt Moisiut:
Do të kem mëshirë për atë që të kem
mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri”. Po
keshtu e gjejme kete te vertete te konkretizuar tek qendrimi i Atit karshi djalit
plangprishes duke treguar se Ai kishte dhembshuri dhe i dha meshire atij. Dhe
qe ne te vertete kjo dhembshuri dhe kjo meshire nuk iu imponua Atit nga fakti
se djali i tij i vogel vendosi te kthehej dhe u nis drejt shtepise, por sepse
Ati e donte ate djal dhe per faktin qe Ai e donte ndaj dhe qendronte duke
pritur.
Ndersa deri ne kete moment nga sa me siper duket qarte kuptimi
dominues i ketij shkrimi se ku konsiston ne mesim, ler te trajtojme akoma me
hollesisht “ate pjese te rruges” qe pershkoi djali i vogel i Atit. Dhe te
shohim nese ka vend aty per te konkluduar si nje sinonim i pendeses se
mekatarit te sotem dhe vendimit te tij apo zgjedhjen qe ai duhet te bej me
vullnetin e tij te lire per tu kthyer tek Zoti, sic po e shohim te perhapet sot
nga arminianizmi? Normalisht lind pyetja: Pse duhet te thellohemi ne kete trajtim
kur paraprakisht ne kuptuam objektivin kryesor te historise se djalit
plangprishes, qe konsiston ne mesimin tone te Hirit te meshires dhe te
dashurise se Atit? Arsyeja qe ne duhet
te merremi me kete trajtim eshte te vazhdojme te mbrojme te vertetat e shkrimit
mbi kete ceshtje. {Mbi ardhjem e njeriut mekatar tek Zoti} !?!? Pavaresisht se pergjigja e sakte ndaj
aludimeve te kota te arminianizmit shkruhet ne ungjillin e Gjonit, ku Jezusi
thote: 6:43 "Atëherë Jezusi u përgjigj dhe
u tha atyre: Mos murmurisni midis jush. 44. Askush nuk mund të vijë tek unë, po
qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e
fundit. 45. Në profetët është shkruar: "Të gjithë do të jenë të mësuar nga
Perëndia". Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë."
Megjithkete deklarim frontal dhe shkaterrues te bere direkt nga
Zoti Jezus, ndaj cdo aluzioni qe njerezit mundohen te prodhojne per te ardhur
tek Ati me forcat e tyre apo ne mos plotesisht edhe pjeserisht sidoqofte,
serisht arminianizmi kembengul ne sinergjizmin e te ardhurit ne shpetim tek Zoti.
Kjo “kokfortesi” qe parashtron kete llogjike te rene njerezore qe eshte
teresisht kundershtuese e te vertetave te shkrimit, tregon gjithashtu
mospranimin e te vertetes dhe autoritetit te shkrimit te frymezuar nga
Perendia. Njerezit e besimit duhet te mesohen me autoritetin e shkrimit
sikurse R.C.Sproul thote: “Nese Zoti ka
folur, argumenti ka perfunduar”, pse Sprouli thote keshtu??? fare thjeshte:
Sepse goja e Zotit ka folur! Ky eshte argumenti mese i mjaftueshem per te mos
kerkuar tjeter argument shpjegues.
Pasi djali erdhi ne vete, filloi te mendonte se si do te kthehej
tek Ati, por perpara se te sqarojme sipas shkrimit se “si” po mendonte te
kthehej, ler te shohim pak “pse” ai kerkoi te kthehej. A ishte ky vendim i
kthimit te tij tek Ati, sipas deshires apo vullnetit te tij te lire ne menyre
qe te quajme te pranueshme analogjine e arminianizmit per njeriun mekatar? Ne fakt
JO. Historia e Shkrimit na tregon se djali u fut ne nje hall dhe cfare halli
thuaj. Ne vendin e larget ku ai kishte shkuar, ra nje zi buke, dhe jo vetem ra,
por e gjeti pak te papergatitur djalin, sepse ai deri ne ate moment i kishte
prishur te gjitha parate dhe pasurite qe kishte marre nga Ati i tij dhe nuk
kishte me asnje koker leku ne xhep per te blere nje cope buke. Dhe ne
perpjekjet e tij per te mbijetuar ai iu shkon nga pas njerezve te atij vendi,
ku njeri prej tyre e mori dhe coi te ruante derrat dhe nese derrat do te linin
dicka nga ushqimi i tyre (lendet) ai shpresonte dhe deshironte te pakten te
mbushte barkun me to, por qe edhe ato nuk po i jepeshin per te ngrene. Perballe
ketij halli te madh nuk do te ishte e ndershme te genjejme qe ketu kemi nje
vendim me vullnet te lire, sepse ky eshte nje detyrim nga halli qe perkthehet
me dy fjale “vrapo te shpetosh nga vdekja e urise”. Mund te ishte vendim me
vullnet te lire nese nuk do te ishte i imponuar nga asnje rrethane tjeter
pervec deshires se madhe te djalit per Atin dhe shtepine e tij. Per shembull ne
rastin konkret, nese ky vendim do te shfaqej para se djali te kishte prishur
pasurine dhe qe ishte duke bere qejf, para se zia e bukes te binte. Pra meqenese
ky hall kaq i madh perben nje imponim kaq te madh, atehere besoj se u sqaruam
persa i perket ceshtjes se aluduar te vullnetit te tij te lire.
Ler te merremi pak me ceshtjen “si” ai mendoi te kthehet tek Ati i
tij. Vargjet qe pershkruajne monologun e tij me vetveten, permbajne nje
informacion mese te mjaftueshem per te kuptuar mbi kthimin e tij. Sic e thame
edhe me lart fillimisht aty shohim te shfaqet nje rrethane xhelozie per faktin
se sherbetoret e Atit te tij kishin per te ngrene aq sa iu tepronte buka kurse
vet djali po vuante urie. Me tej shohim se ai pranon qe ka mekatuar ndaj
Qiellit dhe perpara Atit te tij, gje qe do te thote se ai behet koshient (sepse
kishte ardhur ne vete) per faktin se ky mekat i tij ishte edhe ne planin
shpirteror edhe ne planin moral. Ishte edhe kunder ligjit te shkruar edhe
kunder normave morale te familjes se tij. Me tej akoma shohim se masa me te
cilen ai e maste kete mekat te tijin, ishte saktesisht njelloj sic shumica e te
krishtereve sot e masin. Ja, ai vertete thote se nuk meriton te quhet biri i
tij, por sipas parimit te merites qe ai e dinte, nuk shohim qe ai t’i atribuoje
vetes nje mase denimi konform parimit te meritokracise se veprave te mbrapshta
te prishjes se pasurise se Atit te tij. Pra sipas ligjit te shkruar dhe atij te
normave te moralit, nuk gjejme te parashikohet nje mase e zbutur denimi sic ai
e kerkon per veten e tij, qe, nga bir te jete si sherbetor me meditje. Verdikti
per denimin e tij ndaj ketij mekati (kesaj shkelje), nuk i perkiste atij, por gjykimit
te Atit te tij ndaj te cilit ai kishte mekatuar dhe sanksionit qe ligji i
shkruar parashikonte per prishjen e pasurise dhe mosrespektimit te Atit te tij
qe jo vetem per kocidense, ne fakt eshte ne statutin e dhjete urdherimeve. Eksodi 20:12 - "Do të nderosh atin tënd dhe
nënën tënde,......" Ne kete menyre qe e shohim monologun e tij, kuptojme nje
metode finoke te shmangies nga pergjegjesia e vertete nepermjet arsyetimit. Po
e njejta eshte edhe sot. Askush nuk ka deshire te pranoj faktin se mekati i tij
eshte aq shume fatal dhe i urryer perpara Perendise saqe te meritoj zemerimin e
Tij flakerues duke i dhene nje denim te perjetshem ne ferr.
Une mund te them se nese djali do te dinte mire ligjin dhe denimin
qe ai meritonte qe normalisht do te ishte me i rende nga sa llogjika e tij
perceptonte, atehere ai nuk do te merrte guximin kurre te kthehesh tek Ati i
tij. Kete e them per analogji me koshiencen e mekatarit te sotem qe mendon se
po gjen rrugen vet per te ardhur tek Zoti duke perdorur arsyetimin e tij qe
gjoja mekati i tij nuk eshte i asaj mase qe meriton denimin ne ferr, sepse nese
ky mekatar sot do te dije me koshience se ai meriton ferrin, kembet e tij nuk
do te nisen asnjehere drejt Zotit dhe Kishes se Tij. Pra nga e gjith kjo pjese
rruge e pershkuar nga vet djali, kurresesi nuk duhet te kuptojme vullnetin e
tij te lire, apo aftesine e tij per tu kthyer vet tek Ati, por duhet te
kuptojme se ardhja ne shtepi nuk eshte zgjedhje e lire por e imponuar, dhe
pavaresisht se duket sikur ne po ecim nje pjese te rruges, aksesi i hyrjes aty
eshte veper e hirit dhe e meshires se atij qe eshte i Zoti i shtepise, Pra Atit
qe na deshi qe ne fillim dhe na do, sikurse eshte shkruar; Ai na deshi me nje
dashuri te perjetshme. Dhe edhe pse djali po i fliste sikurse e kishte
pergatitur qe me pare monologun e tij, ky monolog nuk u shnderrua kurre ne nje
dialog diskutimi mbi ceshtjen e shkeljeve te tij. Per faktin se Ai do i fshij
shkeljet tona dhe nuk do i kujtoj me kurre ato. Por nese ky monolog do te
kthehej ne nje dialog, pra ne nje diskutim ndermjet djalit dhe Atit mbi
ceshtjen e fajit te tij, te jemi te sigurte se parashtrimi i arsyetimit te
djalit qe e gjejme ne dokumentimin e monologut te tij, ne cdo gje do te
rrezohej duke mos u pranuar nga Ati, madje madje kjo menyre finoke e djalit per
te rifituar qoft edhe sadopak simpatine e atit, do te shikohet si nje
pershkallezim i mekatit te tij. Oh do te
thote dikush, ndalu pak sepse ky perfundim nuk qendron dhe eshte i pabaze.
Por nese do te shohim kundrejt kesaj gjeje dispensionalisht
paraqitjen kronologjike te shkrimit profetik te Isaise shohim:
Isaia 1:1 - "Dëgjoni; o qiej; dhe dëgjo, o tokë, sepse Zoti ka folur:
"Kam edukuar fëmijë dhe i rrita, ata u rebeluan kundër meje. 2. Kau e njeh
të zotin e tij dhe gomari grazhdin e zotërisë së tij, por Izraeli nuk ka dije dhe
populli im nuk ka mend". Dhe me tutje ne vargun 10. Dëgjoni fjalën e Zotit, o krerë të Sodomës, verini veshin ligjit të
Perëndisë tonë, o popull i Gomorrës! 18. Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë,
thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të
bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi. 19.
Në rast se jeni të gatshëm të bindeni, do të hani gjërat më të mira të vendit;
20. por në rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t`ju përpijë shpata", sepse
goja e Zotit ka folur."
Tani duhet te kuptojme se ajo cfare Shkrimi po na meson eshte kjo:
Ati qe kishte dy bij, i kishte edukuar ata femije dhe i kishte rritur, por ata
ishin rebeluar kunder tij. “Kau” qe eshte nje kafshe pune dhe leron arat qe i
referohet djalit te madh per faktin se historia na tregon qe ai punonte ne ara
dhe i sherbente prej vitesh Atit te tij, thuhet se e njihte Atin e tij per
faktin se ishte vazhdimisht me te dhe ne sherbim te tij. “Gomari” qe eshte nje
kafshe barre dhe qe perdoret per udhe i referohet djalit me te ri, dhe thuhet
se e njihte “grazhdin” e zoterise te tij. Grazhdi eshte vendi ku kafsheve iu
hidhet ushqimi per te ngrene, dhe per kete fakt nuk eshte aspak e cuditshme se
pse ne kohen qe ai ishte larg dhe nuk kishte c’te hante, iu kujtua “ushqimi,
buka” dhe vendi ku gjendej kjo buke qe ishte (grazhdi) “shtepia e atit” te tij.
Nga Shkrimet dime se Izraeli eshte populli i Zotit, pra Te dyja (Izrael dhe
popull i Zotit) kene te njejtin kuptim dhe per kete asye qe te dy djemte kane
te perbashketen faktin qe jane bij te Atit, vazhdon te shkruhet: “Por
Izraeli” , tregon faktin se duke iu referuar djalit te madh sipas rendit,
ai “nuk ka dije” per arsye se shkrimi
i historise na tregon qe cdo gje qe Ati kishte, ishin edhe te tijat, dhe nese
te gjitha ato qe Ati kishte ishin edhe te tijat sepse ai ishte gjithmone me te,
padituria e tij shfaqet kur ai nuk i konsideronte te tijat megjithse Ati qe ne
fillim thuhet se ua ndau pasurine mes tyre, por pavaresisht kesaj ai priste nga
Ati t’i jepte nje kec per shperblimin e punes se tij nderkohe kur cdo gje ishte
e tija. (kush mund te konkretizoj me shume se djali i madh, termin “nuk ka
dije” sesa nje njeri qe punon ne ara nderkohe qe ka sherbetore dhe qe iu bindet
urdherave dhe qe epitetohet si Kau, per faktin se kau nuk punon dot i pamvarur
ndaj dhe do hostenin e zoterise qe e drejton i cili ne kete rast simbolizon
urdherimet e atit te tij???) “..dhe populli im” duke iu referuar djalit
me te ri, shkrimi thote se “nuk ka mend”
per arsye te faktit se ai e prishi pasurine qe mori nga Ati i tij. (kush mund
te konkretizoj me shume se djali me i ri, termin “nuk ka mend” sesa nje njeri
qe prish gjithe pasurine dhe jo pa qellim epitetohet dhe si gomar???).
Me tutje mesimi i historise vazhdon: -- “Dëgjoni fjalën e Zotit, o krerë të Sodomës” gje e cila duke iu
referuar djalit te madh nenkupton “degjo keshillen qe Ati yt ka kunder
mendimeve te tua te mbrapsheta” per faktin se nese sodoma simbolizon njerin nga
qytetet e shthurjes se njerezve qe u shkaterruan, pergjegjes qe e cojne qytetin
ne shkaterrim jane kreret, pra lideret drejtuesit e qytetit. Dhe po keshtu
eshte edhe me njeriun, qe shkon drejt shthurjes sepse e deshiron shume ate gje,
dhe ne rastin konkret mendimet e djalit te madh ishin te mbrapeshta te gjente
kenaqesine ne festimet me shoqerine e tij. -- “verini veshin ligjit të Perëndisë tonë, o popull i Gomorrës! Gje e cila ne renditje duke iu referuar djalit
tjeter tregon se sikurse gomorra qe ishte qyteti tjeter njelloj si sodoma qe u
shkaterruan per shkak te shthurjes se njerezve, po keshtu edhe djali i vogel qe
u be pjese e kesaj shthurje sepse shkoi me prostituta duke edhe u identifikuar
me epitetin “popull i gomorres”. Dhe vec kesaj kryesorja e keshilles per kete
djal eshte “veri veshin ligjit te
Perendise”. Kete aspekt e prekem edhe me siper ne trajtimin e monologut te
ketij djali, dhe kuptimi ketu eshte se sikurse gomorra u shkaterrua per shkak
te shthurjes se popullit te saj, po keshtu shkaterrimtare dhe fatale eshte
pasoja e shkeljes se ligjit edhe per kete djal qe kishte mekatuar perpara
Perendise dhe Atit te tij, dhe kjo ndryshon se tepermi me arsyetimin e tij qe i
bente ligjit, si nje perpjekje finoke per te zvogeluar masen e denimit qe i
takonte atij per kete shkelje duke qene se ai kerkonte te trajtohej si
sherbetor me meditje.
Ne vazhdim historia e djemve te Atit perfundon me gostine festive
dhe lavdi Zotit qe aty Ati shfaqi hir dhe meshire ndaj te riut dhe po njelloj
kete hir e mesoi edhe djali i madh, por profeti Isaia vazhdon te hedhe drite
mbi monologun qe nuk u shnderrua ne nje dialog diskutimi mes Atit dhe birit te
tij te vogel. Sikurse permendem me siper qe nje ballafaqim i tille jo nuk do e
justifikonte djalin e vogel por do e rendonte pozicionin e tij akoma me shume
per shkak te mungeses se njohurise qe ai kishte ndaj ligjit dhe interperetimit
te tij, e shohim kete mesim tek vargjet e profetit: 18 “Ejani, pra, dhe të
diskutojmë bashkë, thotë Zoti,” Duke
vene re se Shkrimi ketu iu referohet njeherazi te dyve atyre qe deri ne kete
moment iu referohej vec e vec, duhet te kuptojme se ky mesim eshte per te dy
djemte njelloj. Diskutimi ketu qe eshte perballja ballafaquese mes Atit dhe dy
bijve te tij per interpretimin e ligjit qe ata pretendonin se e njihnin, eshte
nje sinonim i qarte i fjaleve te profetit Isaia: “edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha
si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi”. Ohh
sa shume jane keqkuptuar keto fjale te profetit Isaia nga krishterimi i sotem,
njelloj dhe ndoshta akoma me shume se vet dy djemte e Atit te kesaj historie.
Nga shume njerez kam degjuar te perdoren nje pjese e ketyre fjaleve si nje
premtim i faljes se mekateve tona qe do te realizohej me vepren e Krishtit duke
iu referuar krahasimit te ngjyrave nga e kuqe flake ne te bardha si bora, por
pa shkuar asnje presje me tutje ne shkrim sepse kjo teori rrezohet. Mesimi qe
jepet ketu nga shkrimi nuk eshte kjo gje, por eshte saktesisht nje paralajmerim
qe po i behet popullit te Zotit. Qe menyra e tyre e te kuptuarit mbi ligjin dhe
veprimet e tyre (menyra se si ata e zbatojne ne jeten e tyre) do te bej qe
gjendja e mekatit te tyre nga njera faze qe mund te cilesohet si “keq”, do te
pershkallezohet duke vajtur ne nje tjeter faze qe per ata eshte “akoma me keq”.
Nese do te shtjellojme referncat e Shkrimit kryesisht tek Levitiku por edhe me
shume, do te shohim se fazat e avancimit te lebres qe simbolizon njeriun e
semure dhe te papaster konkretisht “mekatin” ishin diagnostikimi nepermjet
ngjyres se plages qe i shfaqej dikujt. Duke nisur me skuqjen e lekures qe ne
kete krahasim te Isaise jepet ne trajtat e kuqe flake dhe e kuqe e purpurt, te
dyja nuanca te se kuqes. Dhe pasi lekura e dikujt skuqej avancimi apo
pershkallezimi i lebres ishte duke i dhene nje ngjyre te zbehte deri sa
kulmonte ne nje trajte si te bardhe apo te zverdhur si leshi karakteristike e
dekolorimit qe trupi i nje njeriu te vdekur te pajete merr, sepse nje lebroz
shnderrohej me pas nje nje mase mishi te kalbur qe rrjedh ngado lengjet trupore,
nje perzierje te neveriteshme gjaku te prishur dhe qelbi qe kundermon nje ere
te rende. Pra diskutimi ballafaques mes Atit dhe djalit te vogel do e rendonte
djalin akoma me shume sepse sikurse thame edhe me siper shkelja e djalit ishte
e madhe, Ai kishte prishur me prostitutat gjithe pasurine qe Ati i kishte
dhene, dhe ne vend te qendroj ne vendin e te pranuarit te fajit, ai e injoron
pranimin e fajit duke keqprezantuar edhe ligjin qe nxjerr ne dukje kete faj.
Dhe do te ishte plotesisht e drejte nga Ati i tij qe t’i drejtohej me ashpersi
duke i thene; pervec se ke gabuar kaq shume, me jep edhe leksione madje se si
duhet te trajtoj ty per fajin tend ne vend qe te rrish kokeulur perpara meje.
Por eshte per faktin se kuptimi dominues i historise qendron ne mesimin e
Hirit, meshires dhe dashurise se Atit, ndaj dhe historia nuk duhet kuptuar si
mesim i gabuar i sinergjizmit nepermjet se ciles pretendohet se ardhja tek Ati
tek Perendia, realizohet nga bashkepunimi i njeriut me Perendine.
"19. Në rast
se jeni të gatshëm të bindeni, do të hani gjërat më të mira të vendit", ketu kuptimi i vargut eshte i thjeshte dhe i qarte persa i
perket mesimit qe ati iu jep bijeve. Gadishmeria per bindje ndaj Atit eshte nje
dorezim pa kushte i djemeve tek Ati. Bindje duke parashtruar arsyetim per te
drejten nga seicili prej tyre nuk do te thote bindje. Historia e tregon qarte
kur Ati i drejtohet djalit te madh “duke iu lutur te hyj brenda” por
gadishmeria e tij per bindje ndaj ketij urdheri frenohej nga gjykimi i tij. Dhe
ne shohim se pas kesaj kerkese te Atit, se si djali i madh e parashtron
gjukimin e tij. "29. Por ai iu përgjigj të
atit dhe tha: "Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s`kam
shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s`më dhe një kec për të
bërë një festë me miqtë e mi. 30. Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi
pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur". Dhe fare thjesht kuptohet se ai do te hante
gjerat e mira te tryezes nese do te ishte i gatshem te bindej. Ketu nuk duhet
te aludohet qe bindja ishte ne dore te djalit te madh, sepse bindja ishte
rezultati ose fryti i punes se Atit per ta bere “te gatshem” per bindje. Pra
fjalen nese je i gatshem per bindje, nuk duhet ta marrim si kuptim qe a je ne
gadishmeri ti per tu bindur, por a eshte bere gati zemra jote paraprakisht nga
puna e Zotit per te lulezuar aty fryti i bindjes. Dhe vazhdimi i historise
tregon se Ati foli i fundit ne kete histori duke kuptuar keshtu se Ai filloi
punen per te bere te gateshme zemren e djalit te tij per bindje, dhe historia
ndalon ketu por nuk vazhdon me tutje per te treguar nese djali i madh hyri ne
gezimin e atit te tij apo jo.
"20. por në
rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t`ju përpijë shpata", sepse goja e
Zotit ka folur." Tani kuptohet se nese
historia e dialogimit mes djalit te madh dhe Atit do te mbyllej me perseritjen
e refuzimit te djalit per te hyre ne gostine e Atit te tij, kjo do te tregonte
rrebelimin e tij dhe pasoja e ketij
rrebelimi eshte fatale duke perfunduar ne shkaterrim. Do t’iu perpije shpata,
nuk nenkupton qe do te vdesesh per buke sikurse iu kanos vdekja nga zia e bukes
vellait te vogel, por do te vdesesh nga gjukimi qe meriton per shkak te
rrebelimit ndaj Atit, ndaj Zotit.
Por jo pa qellim historia mbetet pa treguar nese djali i madh hyri
apo jo ne gezimin e Atit te Tij. Kjo gje nuk duhet te na pengoj per te besuar
se Ai hyri aty. Shkrimi na meson se Ai qe e ka filluar nje pune te mire me ne,
do ta vazhdoj dhe do ta perfundoj ate. Kjo eshte siguria qe shkrimi na jep.
Prandaj sikurse Ati e filloi punen me bijte e tij po ashtu ne besojme se Ai e
vazhdoi ate pune per ta perfunduar ate dhe per te pare prej tyre frytet e
bindjes.
Nga e gjithe kjo histori kuptuam shume gjera ku nder me kryesoren
duhet te vecojme se nuk ka asnje merite nga ne, per shpetimin tone. Ne asnje
moment dhe ne asnje forme dhe ne asnje gje. E gjithe lavdia i takon Atij, Zotit
dhe Perendise tone.
Dhe faktikisht historia e ardhjes ne shtepi te djalit dhe sidomos
mberritja aty, nuk na e rezervon fatin te krekosemi ne arrogancen tone
njerezore per aftesite tona per te ardhur tek Zoti. Ne fakt sikurse shkrimi
tregon ne jemi te shpetuar me ane te hirit nepermjet besimit, qe askush te mos
mburret. Ndaj ne asnje moment nuk duhet ta shohim qe shpetimi varet nga njeriu,
sepse eshte dhurate e Perendise. Vetem i Perendise dhe askujt tjeter.
Markeljan
Zarka
0 Comments