Sekreti Më i Madh i Ferrit — Ligji



Dikush ka thënë: “Para se dikush të shpëtohet, duhet ta humbasësh njëherë.” Me fjalë të tjera, në qoftë se mëkatari nuk e kupton se mëkati i tij e vë atë në një pozitë të pashpresë para Perëndisë, ai nuk do të kuptojë se sa i humbur qe ai është dhe se sa keq ai ka nevojë për një Shpëtimtar.

Artikulli i mëposhtëm nga Rej Komfort (Ray Comfort), autor i librit “Sekreti Me i Madh i Ferrit” (“Hell’s Best Kept Secret”), ilustron se si dëshmia mund të jetë shumë më efektive nëse shpirt-fituesi merr kohë për të shpjeguar pikëpamjen e Perëndisë për mëkatin siç mësohet në Dhjetë Urdhërimet.

“Pa zell për të humburit, pa uri për Fjalën, asnjë barrë për t’u lutur… të huaj ndaj shenjtërisë.” Kjo përshkruan një numër të madh të njerëzve që ulen në stolat e kishës sot. Ky është rezultat i Ungjillit tonë të përqëndruar tek njeriu, qe është duke u shërbyer në podiumet tona. Ne kemi turma të krishterësh të vakët me një ndjenjë të rreme sigurie në lidhje me shpëtimin e tyre. Ky ungjill me njeriun në qendër gjithashtu ka një normë masive fatkeqësie; ai është duke prodhuar 90 “rrëshqitës” për çdo 100 vendime. Këta njerëz nuk janë me të vërtetë të rrëshqitur. Unë do doja të sugjeroja që ata kurrë nuk kanë ecur asnjëherë përpara. Këta njerëz nuk janë paralajmëruar për zemërimin që po vjen. Konsideroni këtë ilustrim:

Ti je ulur në një avion, kur papritmas dëgjon, “Ky është kapiteni juaj që po flet, kam një njoftim për të bërë. Ky aeroplan është gati për t’u rrëzuar, ju do të duhet të hidheni. Prandaj, do të vlerësoja nëse ju do të vinit parashutat tuaja. “

Ti hedh një sy jashtë dritares në rënie 25.000 këmbë dhe menjëherë e vesh parashutën. Ti shikon njeriun tjetër ngjitur me ty, dhe për tmerrin tuaj, ju shihni se ai është ende duke shikuar filmin. Ti i thua: “A nuk ke dëgjuar kapitenin? Vishe parashutën!” Ai qetësisht thotë: “Unë nuk mendoj se kapiteni e kishe me të vërtetë… përveç kësaj, unë jam mjaft i lumtur kështu si jam, faleminderit.”

Pastaj me zell, por pa njohuri, ti thua: “Të lutem, vendose parashutën… do të jetë më mirë se filmi.” Por kjo nuk ka kuptim! Ju i jepni atij një motiv të gabuar për të vënë parashutën. Në vend të kësaj, tregoji atij për hedhjen. Tregoji atij rënien prej 25,000 këmbë mbi nivelin e detit dhe kështu do t’i kujtohet ligji i gravitetit.

Ai menjëherë (dhe me mirënjohje) vë parashutën.

Mendojeni pak. Për sa kohë që ai e di se do të duhet të hidhet nga avioni dhe të përballet me pasojat e thyerjes së ligjit të gravitetit, nuk ka asnjë mënyrë qe ju t’ja hiqni parashutën nga shpina e tij. Jeta e tij varet nga ajo!

A mund ta shihni se motivi i tij, arsyeja e tij për t’a vënë parashutën, është faktori që përcakton nëse ai e mban atë apo jo. Ndërsa ne shikojmë përreth nesh ne shohim se turma e “udhëtarëve” janë duke shijuar fluturimin: ata janë duke shijuar kënaqësitë e mëkatit për një farë kohe. Por ungjillizimi modern, në zellin e sinqertë, por pa dije, thotë: “Më falni. A keni dëgjuar komandën nga kapiteni i Shpëtimit tonë? Vishuni me Zotin Jezu Krisht! Ai do t’ju japë dashuri, gëzim, paqe, plotësim dhe lumturi të qëndrueshme. Ai do të ndihmojë problemin tuaj të alkoolit, problemin tuaj të drogës. Ai do të heq vetminë tuaj, shërojë martesën tuaj, dhe ka për të ndihmuar financat tuaja!”

Mjerisht, kjo i jep atij një motiv të gabuar për të ardhur tek Krishti.

Në vend të kësaj, ne duhet të marrim guximin dhe t’i themi atij për hedhjen. Shpjegojini atij në lidhje me Ligjin e Perëndisë, siç bëri Jezusi.

Hap urdhërimet dhe tregoji atij qe ai duhet të përballet me pasojat e frikshme te thyerjes së Ligjit të Perëndisë. Lejoje Ligjin e Perëndisë të bindë atë që ai ka nevojë për Shpëtimtarin, në të njëjtën mënyrë që ligji i gravitetit bindi pasagjerët që ai kishte nevojë një parashutë. Më pas, kur ai i përgjigjet Ungjillit dhe e “vesh” Zotin Jezu Krisht, ai kurrë nuk do të devijojë. Njohuria e tij për pasojat e thyerjes së Ligjit të Perëndisë do të bëjë që ai të kapet pas Shpëtimtarit për jetën e tij.

Duke studjuar Shkrimet, kam gjetur se Perëndia i dha Dhjetë Urdhërimet (Ligjin), jo për shlyerje të mëkateve, por për të kthyer shpirtin. (Psalmi 19:7 “Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin …”).

Unë pashë ku Pali thotë ligji solli “njohjen e mëkatit” (Romakëve 3:20 “… me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit.”). Ai është dhënë për të na lënë fajtorë përpara Perëndisë (Romakëve 3:19 “… me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t’i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë”).

Në fakt Pali nuk e dinte se çfarë mëkati ishte, pa Ligjin (Romakëve 7:7 “…Mëkatin unë nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit;… “), kjo ishte një “mësues për të na sjellë tek Krishti” (Galatasve 3:24). Tek Mateu 5:19, Jezusi madje tha se ne do të quhemi “te mëdhenj” në Mbretërinë e Perëndisë, në qoftë se ne mësojmë Ligjin. Pse?

Sepse ne do të sjellim burrat dhe gratë tek Krishti.

Në një nga shumë fluturime ajrore të mia kam pasur shansin të flas me një grua të ulur pranë meje. E pyeta atë çfarë bënte në qytetin që sapo kishim lënë. Ajo merrej me ski. Ne diskutuam gëzimet e sportit për disa minuta. Pastaj ajo më pyeti për profesionin tim. Ky ishte shansi im për të krijuar një mundësi për të përmendur gjëra të krishtera.

I thashë se unë shkruaj libra të krishterë, atëherë e pyeta nëse ajo kishte një sfond të krishterë. Ajo tha se kishte. A e shihte ajo veten si mëkatare në sytë e Perëndisë? Jo. Une i thashë për vite me radhë nuk e shihja veten të tillë deri sa unë pashë standartin me të cilin Perëndia do të gjykojë botën në ditën e Gjykimit. Pastaj një nga një, kaluam nëpër Dhjetë Urdhërimet.

Papritmas ajo filloi të shohë mëkatin për atë që ishte. Ajo tha: “Ja cfarë kam qenë duke bërë. Unë kam qenë duke matur veten nga standardet e njeriut!” Sytë iu mbushen me lot ndersa unë i thashe që Krishti na ka shpenguar nga mallkimi i ligjit. Ungjilli kishte kuptim për të. Ajo pyeti se çfarë duhet të bëjë, dhe kam pasur gëzimin per ta drejtuar atë tek Shpëtimtari ndërsa avioni filloi te ulej. E pyeta nëse ajo kishte një Bibël dhe në qoftë se ajo njihte ndonjë të krishterë. Ajo kishte një Bibël dhe një i krishterë në punë kishte qënë duke mbjellur farën. Zakonisht Perëndia orkestron takime të tjera me punëtorët para se një person te vijë në Krishtin.

Një përkthyes Bible, Xhon Uiklif (John Wycliffe) tha: “Shërbimi më i lartë që një njeri mund të arrijë në tokë është të predikojë Ligjin e Perëndisë.”

Xhon Uesli (John Wesley) sugjeroi të predikohet 90% Ligj dhe 10% Hir.

Xhon Bunian (John Bunyan) tek libri i tij “Progresi i Pilgrim-it” ka thënë: “Ai njeri që nuk e di natyrën e Ligjit, nuk mund ta dijë natyrën e mëkatit.”

Martin Luther tha: “Detyra e parë e predikuesit të Ungjillit është të deklarojë Ligjin e Perëndisë dhe të tregojë natyrën e mëkatit.”

Dikush tjeter ka thene: “Dështimi për të përdorur Ligjin është pothuajse i sigurtë që të rezultojë në shpresë të rreme, prezantimin e një standardi të rremë të përvojës së krishterë, dhe të mbushë Kishën me të konvertuar të rremë.”

Sepse Kisha ka braktisur Ligjin si një “mësues” për të drejtuar mëkatarët për tek Shpëtimtari, ajo ka rënë në një kurth duke u përpjekur t’i tërheqë ato tek shpëtimi.

Nëse unë jam gabim dhe ungjillizimi modern ka gjetur një mënyrë për të parë mëkatarët të shpëtuar pa Ligjin, atëherë Psalmi 19:7 është i gabuar kur citon Ligjin si instrument të dhënë nga Perëndia i cili konverton shpirtin.

Atëherë Jezusi ka humbur kohën e tij duke shkuar përmes secilit nga urdhërimet. Dhe Pali, do të ishte gabim kur tha se ai nuk e kishte ditur se çfarë mëkati ishte pa Ligjin.

Gjithashtu Çarls Spërxhon (Charles Spurgeon) a ishte gabim, kur ai tha: “Ata nuk do të pranojnë hirin deri sa të dridhen para një Ligji të drejtë dhe të shenjtë.”?

Nëse Kisha nuk do të dëgjojë, do të vazhdojë të korrë konvertime të rreme nëpërmjet Ungjillit të tij të padrejtë, dhe do të gjejë gabimin e tmerrshëm kur të dëgjoje Jezusin te thotë: “Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë,…” Ata do të shkatërrohen për shkak të mungesës së njohurive të Ligjit të Perëndisë (Osea 4:6).


Artikulli origjinal ne anglisht:www.gg.gg/LawSecret


Falenderojme Tony Nogaj per perkthimin dhe dergimin e ketij artikulli.

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM:
Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara. Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta shpërndani këtë material me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë materiali.