10 Arsye per te mos e ftuar Jezusin ne zemër (Shumë e Rëndësishme)

Ky është një artikull nga Todd Friel në të cilin ai adreson atë që ai e shikon si ofendim dhe të cilin jam i sigurt që të gjithë ne e kemi bërë.

1. Nuk është në Bibël. Nuk ka asnjë varg në Bibël që të japë edhe indicien më të vogël që ne duhet të themi një lutje dhe të ftojmë Jezusin në zemrat tona. Disa përdorin Zbulesën 3:20 për të na treguar që Jezusi është duke trokitur në derën e zemrës sonë duke na u lutur që ta ftojmë. “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas.” Ka dy arsye që ky interpretim është i gabuar. Konteksti na tregon që dera në të cilën Jezusi është duke trokitur është dera e kishës, jo e zemrës njerëzore. Jezusi nuk është duke trokitur për të hyrë në zemrën e dikujt por është duke trokitur që të ketë shoqëri me kishën e tij. Edhe sikur konteksti të mos na e tregonte fare këtë gjë, ne do ishim duke i vendosur një bindje dhe një të kuptuar tonën vargut. Si e dimë ne që është zemra jonë në të cilën po troket Ai? Pse jo dera e makinës sonë? Të thuash që Ai është duke trokitur në derën e zemrës sonë është një imponim i madh i të kuptuarit të vargut që thjesht nuk ekziston. Bibla nuk na udhëzon që të ftojmë Jezusin në zemër. Vetëm kjo gjë duhet ti japë zgjidhje kësaj cështje, por megjithatë, këtu janë edhe nëntë arsye të tjera.

2. Të ftosh Jezusin në zemër është një thënie që nuk ka kuptim. Cfarë do të thotë që të ftosh Jezusin në zemër? Nëse unë them fjalën e duhur magjike a do të hyjë Ai në zemrën time? A është në kuptimin e parë të fjalës? A do të qëndrojë Ai në barkushen e sipërme apo në barkushen e poshtme të zemrës? A është kjo një përvojë metafizike? A është figurative? Nëse është e tillë, cfarë do të thotë saktësisht? E di me siguri që shumica e të rriturve nuk do të artikuklojnë kuptimin e saj, dhe jam i sigurt që asnjë fëmijë nuk mund ta shpjegojë atë. Pastori Dennis Rokser na rikujton që fëmijët e vegjël mendojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe mund të ngatërrohen lehtësisht (ose të frikësohen) me shprehjen e të ftuarit Jezusit në zemër.

3. Që të shpëtohet, duhet të pendohet (Veprat 2:38). Ta ftosh Jezusin në zemër lë jashtë kërkesën për pendesë.

4. Që të shëptohet, një njeri duhet të besojë në Jezu Krishtin (Veprat 16:31). Të ftosh Jezusin në zemër lë jashtë kërkesën për besim.

5. Personi që gabimisht beson që është i shpëtuar do të ketë një ndjesi fallco sigurie. Miliona njerëz që në mënyrë të sinqertë, por gabim, ftuan Jezusin në zemrat e tyre mendojnë se janë të shpëtuar por kanë vështirësi të kenë sigurinë e shpëtimit. Ata jetojnë në dyshim dhe frikë sepse ata nuk kanë Frymën e Shenjtë që u jep këtë siguri.

6. Personi që fton Jezusin në zemrën e tij me shumë gjasa do të përfundojë i vaksinuar ndaj ungjillit, i hidhur dhe i rënë nga besimi. Për shkak se ai nuk u shpëtua nga recitimi i një lutje të formuluar, ai do të rritet në zhgënjimin e tij me Jezusin, Biblën, kishën dhe besimtarët. Dhe fundi i tij do të jetë më i keq se i pari.

7. E paraqet Perëndinë si një lypsar që është thjesht duke shpresuar që ti da ta lësh në jetën tënde shumë të zënë. Kjo paraqitje e Perëndisë e zhvat Atë nga sovraniteti i Tij.

8. Kauza e Krishtit tallet. Vizitoni një faqe ateiste dhe lexoni paganët që tallen, “Si guxojnë këta të krishterët të na thonë sesi të jetojmë kur ata divorcohen më shumë se ne? Kush janë ata që thonë që homoseksualët nuk duhet të adoptojnë fëmijë kur dhjetra mijëra fëmijë nuk adoptohen nga të krishterët?” Besimtarët e rilindur, janë ndryshuar nga Fryma e Perëndisë dhe do të veprojnë ndryshe. Por njerëzit që ftojnë Jezusin në zemër, që nuk janë kthyer në besim dhe që nuk kanë qënë asnjëherë të krishterë bëjnë plot vepra të këqija. Jezusi tallet kur të konvertuarit fallco i japin Atij një emër të keq.

9. Kauza e ungjillizimit pengohet. Ndonëse është më e lehtë që të marrësh anëtarë të rinj në kishë duke u thënë atyre që të ftojnë Jezusin në zemrën e tyre, përpiqu që ti flasësh dhe ti kërkosh dikujt që të kthehet dhe të shpëtojë. Bëhu gati për përgjigje të dhimbshme. “Pse duhet të bëhem i krishterë kur unë kam parë të ashtuquajtur të krishterë të veprojë më keq se një pagan?” Njerëzit që ftojnë Jezusin në zemrat e tyre u japin paganëve një justifikim për të mos u penduar.

10. Kjo është më e frikshmja. Njerëzit që ftojnë Jezusin në zemër nuk janë të shpëtuar dhe ata do të humbasin në ditën e Gjykimit. Sa tragjike që miliona njerëz mendojnë se janë në rregull me Perëndinë kur në të vërtetë nuk është kështu. Sa njerëz që do të thërrasin, “Zot, Zot” në ditën e gjykimit do të jenë “të krishterë” që ftuan Jezusin në zemrat e tyre?

_____________________________
(shen. i perkthyesit) Bibla ne shume vende na tregon se cfare te bejme pasi u kemi shpallur ungjillin njerezive. Kemi shembullin e Gjon Pagezorit, shembullin e Krishtit dhe te apostujve. Thirrja e tyre ndaj njerezve ishte "Pendohuni dhe Besoni Ungjillin. Kjo duhet te jete edhe thirrja jone. Pendohu dhe Beso ne Krishtin.

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.