Fjala Ungjill do të thotë Lajmi i mirë, por ti nuk do ta kuptosh kurrë pse është kaq shumë lajm i mirë para se të dëgjosh dhe kuptosh së pari kush është Zoti dhe cila është gjëndja jote përpara Tij. Nëse ti nuk lexon dhe kupton mire keto dy gjera thelbësore ti nuk do të kuptosh as edhe Lajmin e mirë të shpëtimit.
Cfarë duhet të dish rreth Zotit
Zoti është i shenjtë.
Zoti është pafundësisht i pastër, komplet i ndarë, i vecuar dhe totalisht ndryshe nga cdo qënie tjetër e krijuar. Ai është Unik.
Ai është një Perëndi i
Shenjtë i drejtësisë dhe
i ka sytë
tepër të pastër për
të parë të keqen.
Ai është totalisht i
ndarë dhe i pastër
nga mëkati dhe padrejtësia.
Asnjë gjë dhe askush
nuk mund të krahasohet
me Të.
“I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Githëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen! (Libri i Zbuleses, kapitulli 4, vargu 8b).
“I shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i Tij.” (Libri i Psalmeve, kapitulli 111, vargu 9b).
“Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.” (Libri i Habakukut, kapitulli 1, vargu 13)
Zoti është i drejtë.
Sipas Biblës, Zoti është një qënie absoulitisht i drejtë. Nuk ka asnjë gjë gabim apo të pasaktë rreth natyrës apo veprave të Tij. Natyra, motivet, veprimet
dhe gjykimet e Tij
janë gjithmonë përsosmërisht të
drejta. Si një Perëndi
i drejtë Ai
e do drejtësinë,
por urren padrejtësinë.
“Ai është Shkëmbi, vepra e Tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e Tij ka drejtësi. Eshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; Ai është i drejtë dhe i mirë.” (Libri i Ligjit te Përtërirë, kapitulli 32, vargu 4)
Ai ka vendosur Ligjin
e Tij dhe
kërkon drejtësi për ata
që e shkelin atë.
Ai e do të
gjithë atë që është
e drejtë dhe
e mirë, por
urren dhe ofendohet shumë
për cdo mëkat të
vetëm. Bibla thotë madje
se Perëndia i urren
të gjithë keqbërësit dhe
është i zemëruar me ta
cdo ditë. Perëndia nuk urren
nga një zemër e
keqe sic bëjmë ne;
Në ndryshim nga ne,
Ai qëndron i përsosur
në shprehjen e urrejtjes
së shenjtë përkundrejt atyre
që e refuzojnë dhe
shkelin Ligjin e Tij.
“Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. Në qoftë se keqbërësi nuk kthehet, ai do të mpreh shpatën e Tij: e ka shtrirë harkun e Tij dhe e ka përgatitur.” (Libri i Psalmeve, kapitulli 7, vargjet 11-12)
Cfarë duhet të dish rreth vetes
Shumë njerëz kanë një opinion të mirë pozitiv për veten e tyre. Gjithësesi, gjëja më e rëndësishme nuk është cfarë ne mendojmë për veten tonë por cfarë Zoti mendon për ne dhe për njerëzimin në përgjithësi. Cfarë ti mendon për veten tënde nuk ka shumë rëndësi kur qëndron përpara një gjykatësi në një sallë gjyqi apo kur aplikon për një punë në një intervistë; Ajo që ka rëndësi është cfarë gjykatësi ose punëdhënësi mendon për ty. Në të njëjtën mënyrë, të dish cfarë Zoti ka thënë për ty është jashtë- zakonisht e rëndësishme. Pavarësisht opinionit njerëzor, si janë njerëzit në sytë e Tij?
Ndoshta do të habitesh
të dëgjosh se Zoti është shumë
i ofenduar nga
njerëzit.
Ai nuk shikon asnjë
gjë të mirë në
ne. Ne të gjithë
kemi mëkatuar kundër Tij.
Ne të gjithë kemi
rebeluar, ofenduar dhe e
kemi braktisur Atë. Faktikisht,
Bibla specifikisht na tregon
se Zemërimi i Perëndisë digjet
kundër njerëzimit
dhe është vetëm me
anë të mëshirës së
Tij që Ai nuk
na ka shfarosur të
gjithve nga faqja e
dheut. Eshtë shumë e
rëndësishme qe ti ti kuptosh
këto të vërteta, se si është gjendja jote para Zotit?
Njeriu lind me nje natyrë mëkatare.
Të gjithë njerëzit kanë lindur në
këtë botë me një
natyrë mëkatare armiqësore ndaj
Zotit dhe totalisht të
prirur për mëkat dhe
ligësi. Nuk është vetëm
cfarë ne bëjmë që
është e keqe, por
vetë esenca se kush
ne jemi është e
ligë. Për shkak të
natyrës sonë, nuk ka
asgjë të mirë në
ne! Cdo aspekt e
qënies sonë është e
korruptuar nga mëkati -
duke përfshirë intelektin tonë,
emocionet, dëshirat, zemrat, motivet,
dhe trupat tanë fizikë.
Ne na mungon aftësia
për të bërë ndonjë
gjë që mund ta
kënaqë Perëndinë, për të
kuptuar ndonjë gjë për
Të, dhe madje edhe
aftësia për të ardhur
tek Ai, sepse ne
të gjithë nga natyra
urrejmë dritën e pastërtisë
së Tij dhe duam
errësirën e kënaqësive tona
mëkatare.
“Dhe gjyqi
është ky: Drita erdhi
në botë dhe njerëzit
deshën errësirën më tepër se
dritën, sepse veprat e
tyre ishin të mbrapshta.
Sepse kushdo që bën
gjëra të mbrapshta e
urren dritën dhe nuk
vjen te drita, që
të mos zbulohen veprat
e tij.” (Ungjilli sipas
Gjonit, kapitulli 3, vargjet 19-20).
Ky korrupsion dhe kjo
paudhësi ka filluar dhe
është mbrujtur që në
ngjizjen e njeriut.
“Ja, unë
jam mbrujtur në paudhësi, dhe
nëna ime më ka
ngjizur në mëkat”. (Libri i
Psalmeve, kapitulli 51, vargu
5).
Pasi kemi lindur ne
devijojmë në pasione mëkatare
edhe pse mund të
jemi të vegjël dhe
fëmijë;
“Synimet e
zemrës së njeriut janë
të këqija qysh në
fëmijërinë e tij”. (Libri i
Zanafilles, kapitulli 8, vargu
21)
A është e nevojshme ta mësosh një
fëmijë të gënjejë, të vjedhë, të jetë egoist, dhe të jetë brutal ndaj fëmijëve
të tjerë? Ata e mësojnë vetë!
Faji Universal
i Njeriut.
Të gjithë njerezit kanë mëkatuar
dhe janë të korruptuar
në sytë e Zotit të shenjtë,
kjo përfshin edhe ty.
Bibla deklaron se nuk
ka asnjë që është
i drejtë, pa
mëkat, ose i mirë,
dhe asnjë nuk mund
ta pastrojë veten nga
mëkati i tij.
“Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe
nuk e arrijnë lavdinë
e Perëndisë”.
(Libri i Romakëve,
kapitulli 3, vargu 23).
“Sic është
shkruar: Nuk ka asnjë
të drejtë, as edhe një. Nuk
ka asnjë që të
kuptojë, nuk ka asnjë
që të kërkojë Perëndinë.
Të gjithë kanë dalë
nga udha, që të
gjithë janë bërë të
padobishëm, nuk ka asnjë
që të bëjë të
mirën, as edhe një”.
(Libri i Romakëve, kapitulli
3, vargjet 10-12)
“Kush mund
të thotë: “Pastrova zemrën
time, jam i pastruar
nga mëkati im”? (Libri i
Fjaleve te Urta, kapitulli
20, vargu 9)
Urrejtja e
njeriut përkundrejt Perëndisë.
Megjithëse
Perëndia e ka zbuluar
veten e Tij shumë
qartë që asnjë të
mos shfajësohet, njerëzimi ka
refuzuar ta nderojë Atë
dhe në vend të
kësaj ai ka ndërruar
të vërtetën e Tij
për një gënjeshtër, duke
zgjedhur për ti shërbyer
figmenteve të vetë imagjinatës
së vet - sic
janë fetë apo teoria
e evolucionit -
më tepër sesa Atë.
Asnjë prej tyre nuk
e kërkon Perëndinë
dhe Ai nuk është
në asnjë mendim të
tyrin. Megjithëse njerëzit mund
të kenë një ide
të tyren për Të,
të cilit i luten,
ata nuk duan ta
njohin si Perëndinë e
Gjallë të Vërtetë sic
Ai e ka zbuluar
Veten në Bibël. Mendjet
e tyre janë
armiqësore ndaj Tij, për
shkak të urrejtjes që
është rrënjosur brenda natyrës
së tyre mëkatare dhe
dashurisë së tyre për
mëkatin.
“Ajo që
mund të dihet për
Perëndinë është bërë e
dukshme për ta, sepse
Perëndia ua ka shfaqur
atyre. Sepse cilësitë e
Tij të padukshme, fuqia
e Tij e përjetshme
dhe hyjnia e Tij,
duke qënë të dukshme
nëpërmjet veprave të Tij
që nga krijimi i
botës, shihen qartë, me
qëllim që ata të
jenë të pashfajesueshëm. Sepse
megjithëse e njohën Perëndinë,
nuk e përlëvduan, as
e falenderuan si Perëndi, përkundrazi u
bënë të pamend në
arsyetimet e tyre dhe
zemra e tyre pa
gjykim u errësua”.
(Libri i Romakëve,
kapitulli 1, vargjet 19-21)
Zemra dhe
Mendja e
Ligë e
Njeriut.
Pse shikojmë kaq shumë
të këqija dhe ligësi rreth e
rrotull nesh? Pse njerëzit
mund të jenë kaq
brutal dhe të pamëshirshëm
me njëri-tjetrin? Pse bota
është në këtë gjëndje
ku ndodhet sot?
Bibla ka një përgjigje dhe
deklaron se zemra e njeriut është plot
ligësi, nga ajo dalin
të gjitha të këqijat
dhe asnjë nuk mund
ta njohë atë.
“Zoti pa
që ligësia e njerëzve
ishte e madhe mbi
tokë dhe që tërë
synimet e mendimeve të
zemrës së tyre nuk
ishin gjë tjetër, vecëse
e keqja në cdo
kohë”. (Libri i
Zanafilles, kapitulli 6, vargu
5)
“Zemra gënjehet
më tepër se cdo
gjë tjetër dhe sëmuret
në mënyrë të pashërueshme; kush
mund ta njohë atë?”
(Libri i
Jeremias, kapitulli 17, vargu
9)
“Jezusi tha:
...Sepse nga brenda, domethënë
nga zemra e njeriut,
dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet
e kurorës, kurvërimi, vrasjet, vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, marrëzia.
Gjithë këto të mbrapshta
dalin nga brenda dhe
e ndotin njeriun”.
(Ungjilli sipas Markut, kapitulli
7, vargjet 21-23)
E gjithë qënia e
njeriut, zemra e tij
është e korruptuar nga
mëkati dhe kjo rezulton
në vepra te liga.
Nga zemra e njeriut
dalin të gjitha gjërat
e liga që
mund të mendohen, duke
përfshirë mendime të këqija,
imoraliteti seksual, vjedhjet, vrasjet,
lakmitë, ligësitë, mashtrimet, sensualiteti,
krenaria, dhe marrëzia. Bashkë
me zemrat tona të
liga, mendjet tona gjithashtu
janë armiqësore dhe të
përfshira në vepra të
liga. Por edhe ajo
që na bind cfarë
është e drejtë dhe
cfarë është e gabuar
– ndërgjegjja – është e ligë
në vetvete, e papastër
dhe e ndotur. Zemrat
tona janë gjëja e
fundit që duhet të
ndjekim dhe e vërteta
nuk do të gjendet
kurrë brenda nesh. Nëse
ndjek zemrën tënde, rruga
mund të duket e
drejtë dhe e mirë
në sytë e tu
por do të zbulosh
që përfundon në vdekje.
“Eshtë një
rrugë që njeriut i
duket e drejtë, por
në fund ajo të
nxjerr në rrugët e
vdekjes”. (Libri i Fjalëve te
Urta, kapitulli 14, vargu
12).
Në qoftë se nuk do të ishte për fuqinë
kufizuese të Zotit, hirit dhe mëshirës së tij, të gjithë njerëzit do të ishin
kaq shumë të këqinj me njëri-tjetrin, saqë as nuk mund ta imagjinojmë dot.
Diktatorët dhe kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit na tregojnë
potencialin që gjithesecili prej nesh ka për të qënë si ata. Megjithatë, në
gjithë ligësinë e tyre, ata u kufizuan nga hiri i zakonshëm i Zotit.
Njeriu është
skllav i
mëkatit.
Njerëzimi
nuk është vetëm fajtor
për mëkat, por gjithashtu
është i skllavëruar nga
ai. Dashuria e madhe
e njeriut për
mëkatin dhe të keqen
tregon që ai është
një skllav i tij
dhe i kapur rob
nga epshet dhe kënaqësitë
e tij. E
vetmja gjë që njerëzimi
ka bërë dhe vazhdon
të bëjë në mënyrë
aktive është të përfshihet
në pasione, dëshira, dhe
praktika mëkatare në mendime,
në fjalë, dhe në
vepra.
“Jezusi iu
përgjigj atyre: “Në të
vërtetë, në të vërtetë
po ju them: Kush
bën mëkat, është skllav
i mëkatit. Por skllavi nuk
rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa
biri rri përgjithmonë. Pra,
nëse Biri do t'ju
bëjë të lirë, do
të jeni me të
vërtetë të lirë”.(Ungjilli sipas
Gjonit, kapitulli 8, vargjet
34-46)
Shkelja e
Ligjit të
Tij.
Të gjithë njerëzit, duke të përfshirë edhe ty, kanë shkelur Ligjin
e Tij të
shenjtë.
Të gjithë kanë thyer
urdhërmin e Tij më
të madh.
“Dhe Jezusi tha: Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mëndjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.” (Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 22, vargjet 37, 38)
A e ke vendosur Perëndinë të parin në gjithcka? Të parin në mendime, Të parin në kënaqësitë e tua?Asnjë person në këtë botë nuk e ka mbajtur këtë urdhërim të parë dhe më të madh. Nese ky është urdhërimi i parë dhe më i madhi atëhere ti ke kryer mëkatin e parë dhe më të madh.
“Mos bëj dëshmi të rreme”. (pra, mos gënjej). (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 16).
“Mos e përdor emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij”. (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 7). Me fjalë
të tjera mos u beto. A je betuar ndonjëherë për Të?
“Ndero atin dhe nënën tënde”. (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 12).
“A nuk e dini se të padrejtët nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: As kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as shpifësit, as rrëmbyesit nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”. (Letra e parë e Korintasve, kapitulli 6, vargjet 9, 10).
“Kurorëshkelja, kurvëria, papastërtia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësia, grindja, xhelozia, zemërimi, rivaliteti, përcarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia, dhe të tjera të ngjashme me to... ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”. (Letra e Galatasve, kapitulli 5, vargjet 19-21)
Përpjekjet e
Liga Fetare
të Njeriut.
Shumë njerëz besojnë se mund
të shkojnë në Parajsë
duke ndjekur një fe.
Gjithësesi, problemi qëndron akoma,
që asnjë fe nuk
mund ta heqë, është
fakti që njerëzimi është
fajtor për mëkat dhe
i gjithë mëkati
do të ndëshkohet nga
Zot i drejtë dhe
i shenjtë. Asnjë
fe nuk mund të
heqë mëkatet e dikujt
dhe asnjë nuk mund
ta bëjë veten e
tij të pastër. Veprat
e mira nuk
mund të pastrojnë të
këqijat. Nëse një person
bën gjithcka që mundet
për të jetuar në
mënyrë të drejtë apo
të ndjekë një fe,
faji i tij do
të qëndrojë po aty,
dhe për shkak të
kësaj ai do dënohet.
“Edhe sikur
të laheshe me sodë
dhe të përdorje shumë
sapun, paudhësia jote do të
linte një njollë të
pashlyeshme para meje” -
thotë Zoti.
(Libri i Jeremias, kapitulli
2, vargu 22)
“A mundet
një etiopias të ndryshojë lëkurën
e tij o një
tigër të këmbejë lëkurën
me vijëza? Në të
njëjtën mënyrë ju, që
jeni mësuar të bëni
të keqen, a do
mund të bënit të
mirën?” ( Libri i Jeremias, kapitulli
13, vargu 23)
“Kush mund
të nxjerrë një gjë
të pastër nga një
gjë e papastër? Askush”. (Libri i Jobit,
kapitulli 14, vargu 4)
Njerëzit jane plot paudhësi
dhe veprat e tyre më të
mira janë si rroba
të ndotura në sytë
e Perëndisë.
Për ta kuptuar më
mirë këtë koncept, marrim
shembullin e nje lebrozi,
nëse marrrim një njeri
me lebrën më të
keqe, ai është një
masë mishi e kalbur
gjaku dhe lëngu dhe
mban erë me dhjetra
metra larg. Nëse ne
do të merrnim rroben
më të pastër, më
të mirë dhe më
të bukur dhe ta
mbështillnim këtë lebroz me
atë, pas pak sekondash
ajo rrobe e bardhë
do të ndotet, gjakoset
dhe do të bëhet
si mishi i lebrozit.
Këtë po thotë edhe
Zoti këtu. Kështu janë
veprat tona të mira
përpara Tij, ashtu sic
është zemra jonë.
“Jemi të
gjithë si një gjë
e papastër, dhe të gjitha veprat tona të
drejtësisë
(veprat e mira) janë si një rrobe e ndotur;
po fishkemi të gjithë si
një gjethe dhe paudhësitë
tona na cojnë larg
si era”. (Libri i Isaias,
kapitulli 64, vargu 6)
“Por paudhësitë
tuaja kanë shkaktuar një
ndarje midis jush dhe
Perëndisë tuaj, dhe mëkatet
tuaja kanë bërë të
fshihet fytyra e Tij
prej jush, që të
mos ju dëgjojë më”. (Libri i
Isaias, kapitulli
59, vargu 2)
“C'është njeriu
që ta konsiderojë veten
të pastër, dhe i
linduri nga një grua
për të qënë i
drejtë? Ja Perëndia nuk
u zë besë as
shenjtorëve të Tij dhe
qiejt nuk janë të
pastër në sytë e
Tij; Aq më pak
një qënie e neveritshme dhe
e korruptuar, njeriu, që e
pi paudhësinë sikur të ishte
ujë!” (Libri i
Jobit, kapitulli 15, vargjet
14-16)
“Si mund
të jetë, pra, njeriu
i drejtë përpara Perëndisë,
ose si mund të
jetë i pastër një
i lindur nga një
grua? Dhe nëse
edhe hëna nuk shkëlqen
dhe yjet nuk janë
të pastër
në sytë e Tij,
aq më pak njeriu,
që është një vemje,
biri i njeriut që
është një krimb!”. (Libri i
Jobit, kapitulli 25, vargjet
4-6)
Cfarë duhet të dish për Perëndinë e Drejtësisë
Nëse Perëndia është me të vërtetë i drejtë, dhe ti me të vërtetë mëkatar dhe fajtor, Ai nuk mund të të falë ty! Nëse Ai është i drejtë Ai duhet të të dënojë ty! Drejtësia e Perëndisë kërkon që mëkati dhe mekatari të dënohet.
“Eshtë caktuar
që njerëzit të vdesin vetëm
një herë, dhe më
pas vjen gjyqi”. (Libri i
Hebrenjve, kapitulli 9, vargu
27)
“Paga e
mekatit eshte vdekja”.
(Libri i Romakeve, kapitulli
6, vargu 23) Paga, pasoja e
një mëkati të vetëm
është vdekja!
Nuk flasim vetëm për
vdekjen fizike, por flasim
për vuajtje të përjetshme
në një vend vuajtjesh
dhe flakësh që quhet
Ferr, ku Perëndia ndëshkon
përgjithmonë, në përjetësi, ata
që kanë mëkatuar, e kane ofenduar dhe kanë
shkelur Ligjin e Tij.
Eshtë e përjetshme sepse
cmimi i mëkatit është
kaq i madh saqë
neve nuk mund ta
paguajmë kurrë; Një mëkat
kundër një Zoti të përjetshëm
rezulton në pasoja të
përjetshme. Per shkak te te
gjitha gjerave te permendura me lart, ti je
armik i Tij dhe
Zemërimi i Tij i
përjetshëm qëndron mbi ty.
Dilema e madhe
Nëse të gjithë njerezit jane nën Zemërimin e drejtë të Perëndisë, atëhere, si mund të shpëtohem unë? si mund të pastrohem nga mëkatet e mia? Si mund Perëndia të jetë i drejtë dhe të qëndrojë i drejtë, dhe në të njëjtën kohë të drejtësojë, të shpallë të drejtë, të pafajshëm, te falë, mua mëkatarin?
- Kjo është dilema
e madhe, dhe
kjo është arsyeja pse
erdhi Jezu Krishti. Pse Zoti, Biri
i Perëndisë, la
qiellin, mori një trup
njerëzor dhe erdhi në
tokë.
Ka Shpëtim për ty Vetëm në Jezu Krishtin
Këtu është Lajmi i Mirë i Ungjillit - Për shkak se Perëndia është i drejtë, dhe për shkak se Ai na do; Ai vendosi të na arrijë dhe të na ofrojë shpresën e shpëtimit duke derguar Birin e Tij, Jezu Krisht, që të na pajtonte me veten e Tij. Ai dergoi Birin e Tij që të merrte mëkatet e popullit të Tij që do të besojnë tek Ai.
Kush ishte
Krishti?
Jezu Krishti është Zoti,
Biri i Perëndisë, i
cili ka krijuar gjithcka,
“Ju më
quani Mësues dhe Zot,
dhe mirë thoni sepse
jam”.
(Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli
13, vargu 13)
“Të gjitha
u bënë me anë
të Tij, dhe pa
Atë nuk u bë
as edhe një nga
ato që janë bërë”. (Ungjilli sipas
Gjonit, kapitulli 1, vargu
3)
Ai nuk la mënjanë
Hyjninë e Tij, Ai
la lavdinë dhe privilegjet
e Hyjnisë së
Tij. Ai nuk u
bë dicka më pak
se Zot, por u
bë dicka që Zoti
nuk kishte qënë kurrë.
Ai i shtoi natyrës
së Tij Hyjnore, natyrën
njerëzore. Ai mori mish
dhe u bë njeri.
“I cili,
edhe pse ishte në
trajtë Perëndie, nuk e cmoi
si një gjë ku
të mbahej fortë, për
të qënë barabar me
Perëndinë, por e zbrazi
veten e Tij, duke
marrë trajtë shërbëtori, e
u bë i ngjashëm
me njerëzit”. (Letra e
Filipianëve, kapitulli 2, vargjet
6,7)
Ai zbriti në tokë
duke lindur nga një
e virgjër si
personi i Jezu Krishtit.
“Dhe ajo
do të lindë një
djalë dhe do ti
vësh emrin Jezus, sepse
Ai do të shpëtojë
popullin e Tij nga
mëkatet e tyre”.
(Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 1,
vargu 21)
Cfarë tha
Ai për
veten e
vet?
“Jezusi u
përgjigj dhe i tha:
Kushdo që pi nga
ky ujë do të
ketë përsëri etje, por
kush pi nga uji
që i jap unë,
nuk do të ketë
më etje përjetë; por
uji që unë do
t'i jap, do të
bëhet në të një
burim uji, që buron
në jetë të përjetshme”.
(Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli
4, vargjet 13,14)
“Dhe Jezusi
u tha atyre: Unë
jam buka e jetës;
ai që vjen tek
Unë nuk do të
ketë uri dhe ai
që beson në mua,
nuk do të ketë
më kurrë etje”. (Ungjilli sipas
Gjonit, kapitulli 6, vargu 35)
“Në të
vërtetë në të vërtetë
po ju them: Ai
që beson në mua,
ka jetë të përjetshme. Unë
jam buka e jetës”. (Ungjilli sipas
Gjonit, kapitulli 6, vargjet
47, 48)
“Dhe Jezusi
u foli atyre duke
thënë: Unë jam drita
e botës; kush më
ndjek, nuk do të
ecë në errësirë, por
do të ketë dritën
e jetës”. (Ungjilli sipas Gjonit,
kapitulli 8, vargu 12)
“Unë jam
dera; nëse dikush hyn
nëpërmjet meje, do të
shpëtohet dhe do të
hyjë dhe do të
dalë dhe do të
gjejë kullotë... Unë jam Bariu
i mirë, bariu i
mirë jep jetën e
vet për delet”.
(Ungjilli sipas Gjonit,
kapitulli 10, vargu 9,11)
“Jezusi i
tha: Unë jam Ringjallja
dhe jeta; ai që
beson në mua, edhe
në vdektë, do të
jetojë... dhe kushdo që
jeton dhe beson në
mua, nuk do të
vdesë aspak përjetë...” (Ungjilli
sipas Gjonit, kapitulli 11,
vargjet 25,26)
“Jezusi i
tha: Unë jam udha,
e vërteta dhe jeta;
askush nuk vjen tek
Ati përvecëse nëpërmjet meje.” (Ungjilli sipas
Gjonit, kapitulli 14, vargu
6)
Jezusi
thotë: “Ejani tek unë,
ju të gjithë të
munduar dhe të rënduar
dhe unë do t'ju
jap clodhje... unë do t'ju
jap prehje për shpirtërat
tuaj” (Ungjilli sipas Mateut,
kapitulli 11, vargu 28)
Cfarë bëri
Ai?
Në kohën e caktuar,
me deshiren e Tij, Ai
shkoi në kryq... Ndërsa ishte kryqëzuar në atë kryq, të gjitha mëkatet e
njerëzve të Tij u vendosën mbi Të, të gjitha mëkatet e tua, e gjithë ligësia
jote u vendos mbi Krishtin, dhe kur kjo ndodhi Ati braktisi Birin e Tij te
dashur dhe Zemërimi i Tij, Zemerimi i Perëndisë - Zemërimi dhe Drejtësia e Tij
e Shenjtë për gjithcka që është e ligë - ra mbi Të, për të ndëshkuar mëkatet e
njerëzve të Tij në Të.
Dikush duhej të merrte mëkatet, dikush
duhej të vdiste, dikush duhej të skarifikohej, dikush duhej të paguante pagën e
mëkatit që të pajtoheshim me Perëndinë. Jezusi ishte dhe eshte Qengji i
Perëndisë që u sakrifikua në vendin e njerëzve të Tij. Të gjithë gjykimin, dënimin
dhe Zemërimin e Perëndisë që ata meritojnë për shkak të gjithë ligësisë
së tyre, Ai e mori në kryq. Ai mori vendin e tyre, Ai mori mëktatet e tyre dhe
mori dhe dënimin e tyre. I drejti për të padrejtët.
“Sepse Perëndia
e deshi aq shumë
botën, sa dha Birin
e Tij të vetëmlindur, që,
kushdo që beson në
Të, të mos humbasë,
por të ketë jetën
e përjetshme”. (Ungjilli sipas
Gjonit, kap. 3, vargu
16)
“Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne”. (Libri i Romakeve, kapitulli 5, vargu 8)
Jezu Krishti
u ringjall nga
të vdekurit
tre ditë më vonë,
duke mundur vdekjen, mëkatin,
dhe Ferrin. Ringjallja e
Tij provoi që Ai
ishte përsosmërisht pa mëkat
dhe që Perëndia At e
pranoi Sakrificën e Tij
për mëkatet.
Ai u ngjit në
Qiell dhe u ul
në të djathtën e
Atit të Tij dhe
i është dhënë
autoriteti mbi gjithë qiellin
dhe tokën. Perëndia e
ka caktuar Atë si
Mbretin e Lavdisë dhe
ka caktuar një ditë
në të cilën Ai
do të gjykojë botën
për mëkatet e saj
dhe ti japë fund
padrejtësisë.
"Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve, dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve". (Letra e pare e Korintasve, kapitulli 15, vargjet 3-4)
Ti, sot, ke një mundësi të jashtëzakonshme, një ditë në të cilën Krishti e ka hapur kanat më kanat derën e mëshirës, dhe qëndron duke thirrur dhe duke të të bërtitur me një zë të lartë. Një ditë në të cilën shumë po gëlojnë për tek Ai, dhe po shtyhen për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë. Shumë po vijnë përditë nga lindja, perëndimi, veriu dhe jugu; shumë, që pak kohë më parë ishin në po atë gjëndje të mjerë ku ndodhesh edhe ti, janë tashti në një gjëndje të lumtur, me zemra të mbushura me dashuri për Atë që i deshi dhe i lau prej mëkateve të tyre me gjakun e Tij, dhe po gëzojnë shpresën e lavdisë së Perëndisë.
Si mund të qëndrosh qoftë edhe për një moment në gjëndjen ku je?! Gjëndja jote është tepër e rrezikshme! Fajësia dhe zemërngurtësia jote janë tepër të mëdha. Ke nevojë të konsiderosh veten tënde, dhe të zgjohesh krejt nga gjumi. Ju të rinj e të reja, kur do të hiqni dorë nga kotësitë rinore dhe do të vraponi për te Krishti? Po ta lini mënjanë një shpëtim kaq të madh, ju do ta shkatërroni jetën tuaj dhe do të bëheni së shpejti si ata njerëz që kalonin në mëkat të gjitha ato ditë të cmuara të rinisë, dhe tashmë kanë ardhur në një gjëndje aq të tmerrshme verbërie dhe fortësie.
Cfarë duhet të bësh
Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit kudo të pendohen nga mëkatet e tyre, të kthehen tek Perëndia, dhe të besojnë Ungjillin e Zotit Jezu Krisht.
“Perëndia... tani
i urdhëron të gjithë njerëzit
kudo, që të pendohen”.
(Veprat e Apostujve, kapitulli
17, vargu 30)
Mos rri me ne
gjendjen ne te cilen
ndodhesh. Eja tek Ai
dhe largohu nga zemërimi
që po vjen! Të
pendohesh është të kthehesh
nga gjithcka në jetën
tënde që është kundër
vullnetit të Zotit, duke
përfshirë veprat e tua,
fjalët, dhe mendimet. Ndalo
së luftuari kundër Perëndisë!
Bjer përpara Tij dhe
ndalo së përpjekuri për
të drejtësuar veten tënde
dhe nga mendimi që
je mjaft i mirë.
Prano ligësinë tënde përpara
një Zoti të shenjtë,
pafuqinë tënde për të
bërë ndonjë gjë për
ta kënaqur Atë, dhe
mos beso në asgjë
tjetër përvecëse në atë
cfarë Krishti ka bërë.
Nëse vjen tek Krishti,
të pendohesh nga mëkatet
e tua dhe
të besosh në Të,
ti do të shpëtohesh.
“Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh”. (Veprat e Aposujve, kapitulli 16, vargu 31)
Eja tek Ai dhe
Ai do të të
shpetojë. Të gjitha mëkatet
e tua do
të falen dhe ti do te
pastrohesh. Dhe jo vetëm
që Ai do të
heqë të gjitha mëkatet
e tua, por
Ai gjithashtu do të
të japë ty vetë
drejtësinë e Tij nëpërmjet
veprës dhe meritës së
Jezu Krishtit, Birit të
Tij!
Jezusi
tha: “Ejani tek unë,
ju të gjithë të
munduar dhe të rënduar
dhe unë do t'ju
jap clodhje... unë do t'ju
jap prehje për shpirtërat
tuaj” (Ungjilli
sipas Mateut, kapitulli 11,
vargu 28)
“Ai që
beson në Birin ka
jetë të përjetshme, por
ai që nuk beson
te Biri, nuk do
të shohë jetë, por
zemërimi i Perëndisë qëndron
mbi të”. (Ungjilli sipas
Gjonit, kapitulli 3, vargu
36)
“Pastaj (Jezusi)
e thirri pranë vetes
turmën me dishepujt e
vet dhe u tha:
Kushdo që do të
vijë pas meje, ta
mohojë vetveten, ta marrë kryqin
e vet dhe të
më ndjekë”. (Ungjilli sipas Markut,
kapitulli 8, vargu 34)
0 Comments