Kuptimi e fjalës "botë"

 “Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m'i ke dhënë nga bota; ishin të tutë dhe ti m'i ke dhënë; dhe ata e kanë ruajtur fjalën tënde... Unë lutem për ta, nuk lutem për botën, po për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë." - Gjoni 17:6-12

Duhet patur parasysh qe kur Shkrimi perdor fjalen "bote" shpesh nuk nenkupton cdo njeri ne planetin Toke. Nese ne cdo rast kur Shkrimi perdor fjalen "bote" nenkuptohet "Cdo njeri, kudo, dhe cdo here" kemi nje problem te madh. Psh marrim rastin e 1 Gjonit 5:19 - "Ne e dime qe jemi prej Perendise dhe se e GJITHE BOTA gjendet nen kontrollin e te ligut" Nese do fusim ketu kuptimin "Cdo njeri, kudo, dhe cdo here" kemi nje problem te madh. Sepse kjo do te nenkuptonte qe edhe te krishteret jane nen kontrollin e te ligut. Ose rasti i Zbuleses 13:3 - "Dhe GJITHE BOTA u mrekullua pas bishes." Nese fjales "bote" do i vendosim kuptimin "Cdo njeri ne planet" atehere i bie qe edhe te krishteret u mrekulluan pas bishes.Gjithashtu:

Fjala “botë” nuk nënkupton çdo individ në botë por shpeshherë është përdorur në sensin e “shumë,” ose “të gjithë të një grupi të caktuar”

Lluka 2:1 - “Dhe ndodhi që, në ato ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të regjistruar të gjithë botën.” [Çdo vend i botës përfshihet këtu? Çdo vend të botës kishte pushtuar Roma në atë kohë?]

Gjoni 12:19 - Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: "A e shihni se s'po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij" [Çdo njeri dhe individ në botë po shkonte pas Jezusit?]

Veprat 19:27 - “Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtria jonë të hidhet poshtë, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Artemisa të mos vlerësohet më aspak dhe që t'i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon". [Çdo njeri dhe çdo vend i botës e nderonte perëndeshën Artemisë?]

Romakët 1:8 - “Së pari, e falënderoj Perëndinë tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj është folur në gjithë botën.” [Në çdo vend të botës dhe çdo njeri në botë ka folur për besimin e romakëve?]


Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.