E Paverteta e Madhe Ungjillore qe Predikohet Sot




Nje nga TE PAVERTETAT me te medha qe po u predikohet, me dashje apo pa dashje jobesimtareve me pasoja te renda dhe rrjedhoja te perjetshme, jo nga ndonje sekt por nga vete ungjilloret eshte: "Perendia te do". Pse?
- Sepse Shkrimi thote qe njeriu eshte ne armiqesi me Perendine dhe nen Zemerimin e Perendise. Per shkak se Perendia eshte i shenjte dhe i drejte Ai e urren te padrejtin dhe te pabesin. Kontrolloje vete te Psalmi 5:5, Psalmi 7:11, Romakët 2:5, Efesianët 2:3 dhe Gjoni 3:36.
- Kur ti u thua kete gje jobesimtareve ti po kundershton Biblen dhe Perendine e Bibles.
- Nuk jemi te ndershem sepse nese doktori i mire i thote te verteten e hidhur pacientit e tij me kancer, ne nuk po u themi te verteten e hidhur per mekatin dhe zemerimin e Perendise qe qendron mbi te, por perkundrazi e lajkatojme mekatarin.
- Po hollojme dhe zbusim Ungjillin e Perendise.
- Mekatari sigurohet dhe i jepet paqe e rreme ne mekatet e tij sepse nese Perendia e do atehere ai eshte ne rregull. Nuk ka pse ti braktise ato.
- Nese ai nuk kupton mekatin dhe gjendjen e mjere ne te cilen ndodhet perpara nje Perendie te shenjte, ai nuk do te kete as edhe pendese dhe besim te vertete dhe do te kete shume te kthyer dhe te krishtere te rreme.
- Do te japim llogari nje dite perpara Perendise se Ungjillit.


Ungjilli ka dy aspekte, lajmin e keq dhe lajmin e mire. Pa folur me pare per lajmin e keq mekatari nuk do te shohe nevojen per nje shpetimtar dhe te vleresoje si duhet lajmin e mire.

Ne radhe te pare sot nuk flitet per shenjterine dhe drejtesine e Perendise. Nuk flitet per mekatin e njeriut duke e ekspozuar ate me ane te ligjit te Perendise dhe nuk flitet per pasojat e tmerrshme te perjetshme te mekatit (ose flitet shume shkarazi). Ungjilli qe prezantohet sot eshte "Zoti te do" "bej kete lutje" "je i shpetuar". Ky nuk eshte ungjilli i lavdishem i Zotit. Ky eshte nje ungjill i zbutur, i lemuar, gjysmak, dhe i pjesshem, nje shpikje amerikane.

Eshte e vertete qe dashuria e Perendise u shfaq ne kryq. Por nuk mund te shkosh te mekatari dhe ti thuash qe "Zoti e do" kur Bibla per njeriun natyror jashte Krishtit thote qe eshte nen zemerimin e Perendise. Pasi ai ka degjuar per lajmin e keq, gjendjen e mjere ne te cilen ndodhet perpara nje Perendie te shenjte, ne mund ti tregojme per dashurine e Perendise te demonstruar ne kryq per te gjithe ata qe besojne ne te. Gjoni 3:36.

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM:
Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara. Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta shpërndani këtë material me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë materiali.