Ripërtëritja (Rilindja) në Dhiatën e Vjetër


nga John Hendryx

Këto janë disa pyetje të një vizitori në lidhje me lindjen e re në Dhiatën e Vjetër...

Si ndodhi që Izraeli mund të betohej me gjithë zemrën e tyre dhe të kërkonte Perëndinë me të gjithë dëshirën e tyre? A ishte kjo dashuri rezultat i ripërtëritjes, apo mund të lindte nga vetë judenjtë nën ligj? A ishte Izraeli para Krishtit i ripërtërirë? Apo ishin vetëm disa? Të gjithë në atë kohë, jo më vonë? A është ripërtëritja një ndodhi e besëlidhjes së re, apo edhe judenjtë nën ligj e morën ripërtëritjen? Nëse është kështu, cila është domethënia e Ezekielit 11:18-20, ku mesa duket Perëndia premton të japë ripërtëritjen vetëm më vonë (pas Krishtit?).
----------------------------------------------

Pyetje shumë të mira....
Unë besoj që mund të demonstrohet shumë qartë që ripërtëritja (rilindja) është një ndodhi si në Dhiatën e Vjetër ashtu edhe në Dhiatën e Re. Natyra njerëzore është e njëjta tek të dyja dhe qëniet njerëzore nuk mund ta bëjnë veten, me anë të përpjekjeve të tyre, që të ndjekin YHWH. Ligji, në vetvete, nuk prodhon dashurinë e nevojshme për Perëndinë në zemrat natyrore të parrethprera të Izraelitëve.

Qartazi, Dhiata e Vjetër, nga fillimi deri në fund, mëson që Perëndia kishte zgjedhur një mbetje brenda pasardhësve fizikë të Abrahamit. Jo të gjithë judenjtë ishin të ripërtërirë. Romakët 9:6-13 flet për këtë fenomen:

“Por kjo nuk do të thotë se fjala e Perëndisë ra poshtë, sepse jo të gjithë që janë nga Izraeli janë Izrael. As sepse janë pasardhje e Abrahamit janë të gjithë bij; por: «Në Isakun do të quhet pasardhja jote». Do të thotë: nuk janë bijtë e Perëndisë ata që lindin prej mishi, por bijtë e premtimit llogariten si pasardhës. Sepse kjo është fjala e premtimit: «Në këtë kohë unë do të vij dhe Sara do të ketë bir». Dhe jo vetëm kaq, por edhe Rebeka mbeti shtatzënë nga një burrë, Isaku, ati ynë, (sepse para se t’i lindnin fëmijët dhe para se të bënin ndonjë të mirë a të keqe, që të mbetej i patundur qëllimi i Perëndisë për të zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij që thërret), iu tha asaj: «Më i madhi do t’i shërbejë më të voglit», siç është shkruar: «Jakobin e desha, por Ezaun e urreva».”

Ti je i saktë në pohimin që të paturit e aftësisë morale nga Izraeli për të kërkuar Perëndinë me të gjithë zemrën e tyre ishtë një rezultat i ripërtëritjes së tyre.

Disa herë në Dhiatën e Vjetër Perëndia madje na zbulon se çfarë ndodh mbrapa skenës se si Ai aftësoi judenj të caktuar për t’ju bindur fjalës së Tij kur ata u thirrën për tu penduar: Për shembull, te 2 Kronikave kapitulli 30, kur korrierët me një mesazh pendese kaluan qytet më qytet në vendin e Efraimit dhe Manaseut, dhe deri në Zabulon, njerëzit i përqeshnin dhe talleshin me ta kur u thirrën për tu penduar, "Megjithatë disa burra nga Asheri, nga Zabuloni dhe nga Manasi u përulën dhe erdhën në Jerusalem. Por në Judë dora e Perëndisë veproi duke u dhënë atyre një zemër të njëjtë për të kryer urdhrin e mbretit dhe të princave, sipas fjalës së Zotit." (2 Kronikave 30:11-12)

Le ta shohim këtë ngjarje... pasazhi thotë që disa fise i rezistuan thirrjes për pendesë, por vetëm ato fise ku DORA E PERËNDISË VEPROI DUKE U DHËNË ATYRE NJË ZEMËR, u penduan. Pra, ja ku është një rast i qartë i Frymës së Perëndisë që punon besimin dhe pendesën në zemrat e personave të caktuar midis Izraelit duke i lënë të tjerët në vetë vullnetin e tyre rebel...

Pyetja jote...
“Nëse është kështu, cila është domethënia e Ezekielit 11:18-20, ku Perëndia mesa duket premton të japë ripërtëritjen vetëm më vonë (pas Krishtit?).”

Vër re fjalët që Jezusi përdor të Gjoni 14 rreth premtimit të Frymës...

“Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.

Jezusi deklaron në këtë pasazh që dishepujt E NJOHIN tashmë Frymën sepse Ai QËNDRON ME JU [dishepujt]... por vër re ndryshimin e Tij këtu -- DHE DO TË JETË NË JU. Kjo është koha e ardhme e një banimi. Siç duket shenjtorët e DHV e zotëronin ripërtëritjen por mund të mos kenë zotëruar banimin në shtrirjen apo masën që ne kemi sot. Ripërtëritja dhe banimi nuk janë e njëjta gjë sepse në ripërtëritje Fryma vepron për të ndriçuar mendjet tona dhe për të ripërtërirë zemrat tona përpara besimit tonë në të cilën Ai vjen të banojë në ne. Ky veprim para shpëtimit nuk quhet banim. "ME JU" dhe "NË JU" demonstrojnë cilësime të ndryshme.

Fryma ka qënë veprues që nga fillimi. Ligji i Ripërtërirë 30:36 kur YHWH është duke u folur vetë judenjve, Ai thotë, "Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhjes sate, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.”

Ky është një tregues i qartë që premtimi i Perëndisë për ripërtëritjen ishte për dëgjuesit e këtyre fjalëve si edhe për fëmijët e tyre, jo thjesht një premtim eskatologjik ....

Por BANIMI i trupit nga Fryma presupozon ringjalljen. Fryma na ndihmon tu bindemi urdhërimeve të Jezusit (vs. 15) ku kërkesat e drejta të ligjit plotësohen për ata që ecin sipas Frymës. Sigurisht që edhe judenjtë janë pjesë e trupit të Krishtit por ata përjetuan vetëm premtimet në format e tipeve dhe hijeve. Shiko shembujt e besimit te

Hebrenjtë 11 ...
39 E, pra, të gjithë ata, ndonëse morën dëshmi të mirë me anë të besimit, nuk arritën premtimin,
40 sepse Perëndia kishte paraparë diçka më të mirë për ne, që ata të mos përsoseshin pa ne.

Për më tepër pasazhe si te Joeli flasin për Frymën që derdhet mbi të gjithë njerëzimin (Judenj & Paganë), në mënyrë që ky premtim të mos ishte më vetëm i kufizuar për judenjtë.

Joeli 2:28 «Mbas kësaj do të ndodhë që unë do të përhap Frymën tim mbi çdo mish; bijtë tuaj dhe bijat tuaja do të profetizojnë, pleqtë tuaj do të shohin ëndrra, të rinjtë tuaj do të kenë vegime.”

Pra, ndërkohë që të gjithë judenjtë ishin pjesë e besëlidhjes fizike në rrethprerjen e tyre, jo të gjithë ishin të rrethprerë shpirtërisht. Ndërkohë që vepra e Frymës ishte aktive në DHV ajo që ne kemi është themeluar prej premtimeve më të mira për gjithcka që DHV drejtonte është përmbushur.


Përkthyer nga www.Monergism.com

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.