DEPRESIONI!

Depresioni është dicka ku një i krishterë mund të zhytet dhe të vuajë. Ne nuk jemi të lirë nga kjo mundësi për sa kohë që jemi akoma në këtë mish, dhe ne duhet të jemi të pajisur për t'u marrë me të nëse ndodh që të vuajmë në këtë mënyrë. 
 
Për shkak se kemi idenë që të krishterët nuk duhet të bien në depresion, kjo e shton edhe më shumë barrën dhe hidhërimin tonë kur shohim që po vuajmë nga cdo shkallë depresioni. Ne mund të fillojmë të mendojmë që ndoshta nuk jemi fare të krishterë për shkak të tij. Ne mund të mendojmë “Kjo është totalisht e kundërta me arsyetimin njerëzor që Perëndia nuk do më bënte të kaloja në këtë gjendje nëse do isha fëmija i Tij. Unë nuk mund ta shoh fare dorën e Perëndisë në gjithë këtë. Si mund të jetë kjo për të mirën time?! Unë po vuaj! Kjo duket shumë mizore! Ai e di që po vuaj, si mund ta lërë që kjo të vazhdojë? Nuk është e mundur që unë të jem fëmijë i Perëndisë. Nëse Perëndia vërtet do të kujdesej për mua si një At, Ai nuk do të më linte të vuaja për kaq shumë kohë me këtë, dhe aq më tepër që unë i jam përgjëruar cdo ditë që të më clirojë!”

Kur ne fillojmë të kemi këto lloj mendimesh për Perëndinë, ne fyejmë dashurinë e Tij, mirësinë dhe urtësinë e Tij, dhe Satani gëzohet. Armiku kënaqet të na tundojë që të kemi këto lloj mendimesh për Perëndinë tonë që është pafundësisht i mirë dhe i hirshëm. Ti duhet të kuptosh që po gabon kur mendon këto gënjeshtra rreth Perëndisë.
Ka shumë këshilla që mund të jepen për dikë që vuan në këtë mënyrë, por një nga ato është kjo:


Kupto që mendimet dhe rrugët e Perëndisë janë pafundësisht më të larta se tonat. Ai shpesh vepron në gjërat e kundërta kur punon me një njeri, dhe kur gjithcka duket jo normale dhe e panatyrshme për një fëmijë të Perëndisë, ata mund të dinë që Perëndia është duke punuar në të gjithë këtë. 
 
Ai na bën që të ecim përmes një shkretëtire përpara se të na fusë në tokën e premtuar.
Ai na bën që të mbjellim me lot përpara se të korrim me gëzim.
Përpara se ta mbushë një njeri me kënaqësinë në Të, Ai e boshatis atë nga kënaqësitë e kësaj bote.
Përpara se Ai ta ngrejë një njeri, Ai e ul atë.
Përpara se Ai të ngushëllojë, Ai bind.
Përpara se Ai ta drejtësojë një njeri në Krishtin, Ai e dënon atë me anë të Ligjit të Tij.
Përpara se Ai të japë jetë të përjetshme në Krishtin, Ai na bën të vdesim ndaj vetes.
Përpara se Ai të ngushëllojë, Ai sprovon.
Përpara se Ai ta lidhë zemrën, Ai e thyen atë.
Përpara se ta bëjë një njeri të urtë, Ai i bën ata që të bëhen të marrë (1 Korintasit 3:18).
Përpara se Ai të jetë forca e një njeriu, Ai do t'i bëjë që të jenë të dobët. (2 Korintasit 12:9).
Perëndia e ruan verën më të mirë për në fund, dhe na jep jetën më të keqe që është e përkohshme përpara jetës më të mirë, të përjetshme që vjen më pas.
Ai e ka bërë në këtë mënyrë, që një njeri të jetë i pari, ai duhet të jetë i fundit, dhe në mënyrë që të jetë më i madhi me nderimin më të madh, një njeri duhet të bëhet shërbëtori më i ulët.


Dhe kështu, sic ti e sheh, Perëndia nuk punon ashtu sic bën njerëzimi. Rrugët e Tij nuk janë fare si rrugët tona.

Nëse ti je në një gjendje të tillë të mjerë, është shumë e rëndësishme të kuptosh që dicka e rëndësishme po ndodh këtu, dhe ti ke cdo arsye që të qëndrosh duke u kapur pas Atij. Mos u fundos. Mbahu pas premtimeve të Perëndisë që janë të gjitha Po dhe Amen në Krishtin (2 Kor 1:20). Kapu pas tyre më të gjithë fuqinë tënde. Ti duhet të lutesh me cdo fuqi që ke, edhe nëse kjo të kushton shumë. Lexo dhe dëgjo Fjalën dhe tako miq të krishterë.
Asnjë gjë nga këto nuk është më kot, ky është një premtim (Romans 8:28). Ti je kandidati i përsosur që hiri dhe lavdia e Perëndisë të lartësohen, dhe ti je më afër për t'u ngritur dhe për t'u ngushëlluar se cke qënë ndonjë herë. 

Shpirti që është në gjendjen më të ulët është shpirti që është më afër për t'u ngritur. Nëse Ai të ka mbajtur kështu për shumë kohë, është për të ndërtuar durimin, dhe për ta bërë clirimin nga kjo gjendje e hidhur shumë të ëmbël.


Qëndro në këtë: Shpirti yt do të kremtojë dhe lavdërojë ZOTIN përsëri (Shih Psalmi 43:5).




- Joshua Arnold
https://www.facebook.com/joshua.arnold.9480111/posts/362120458010807

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.