Kush po i qeveris gjërat në këtë tokë sot—Perëndia, apo Djalli?


Nga Arthur Pink

Që Perëndia mbretëron në mënyrë supreme në Qiell, përgjithësisht pranohet; por që Ai mbretëron në mënyrë supreme mbi këtë tokë, pothuajse mohoet botërisht—nëse jo drejtpërdrejt, atëhere tërthorazi. Më shumë e më shumë njerëzit po e zhvendosin dhe po e zbresin Perëndinë në prapaskenë në filozofimin dhe teoritë e tyre.

Merr sferën materiale. Jo vetëm që mohoet që Perëndia krijoi gjithçka, nga veprimi personal dhe i drejtpërdrejtë—por pak besojnë që Ai ka ndonjë shqetësim të menjëhershëm në qeverisjen e veprave të vetë dorës së Tij. Gjithçka supozohet që vepron (në mënyrë jo personale dhe abstrakte) sipas "ligjeve të natyrës". Në këtë mënyrë Krijuesi dëbohet nga vetë krijimi i Tij! Për pasojë, nuk duhet të habitemi që njerëzit, në konceptet e tyre të ulta, e përjashtojnë Atë nga sfera e punëve njerëzore.

Në botën e krishterë, me pothuajse një përjashtim të papërfillshëm, mbahet teoria që njeriu është "një agjent i lirë", dhe për rrjedhojë, njeriu shihet si zoti i fatit të tij dhe përcaktuesi i fatit të tij.

Kush po i qeveris gjërat në këtë tokë sot—Perëndia, apo Djalli?
Çfarë thonë Shkrimet? Nëse besojmë deklaratet e tyre të qarta dhe pozitive, nuk lihet vend fare për paqartësi. Ato pohojnë, përsëri dhe përsëri . . .
  që Perëndia është në fronin e këtij universi;
  që skeptri është në dorën e Tij;
  që Ai po i drejton të gjitha gjërat "sipas këshillës së vullnetit të Tij". Efesianët 1:11

Shkrimet pohojnë, jo vetëm që Perëndia krijoi të gjitha gjërat, por gjithashtu që Perëndia po sundon dhe mbretëron mbi të gjitha veprat e dorës së Tij. Ato pohojnë . . .
  që Perëndia është i Gjithëfuqishëm,
  që vullneti i Tij është i pakthyeshëm,
  që Ai është sovran absolut në çdo sferë të të gjithave zotërimeve të Tij të mëdha.

Dhe sigurisht që kështu duhet të jetë. Vetëm dy alternativa janë të mundshme:
  Perëndia ose duhet të sundojë—ose të sundohet;
  Perëndia ose duhet të ndikojë—ose të ndikohet;
  Perëndia ose duhet të kryejë vullnetin e Tij—ose do të pengohet nga krijesat e Tij.

Të pranosh faktin që Ai është "Shumë i Larti Perëndi", i vetmi Sundues dhe Mbreti i Mbretërve, i veshur me urtësi të përsosur dhe fuqi të pakufishme—konkluzioni është i parefuzueshëm, që në fakt Ai duhet të jetë Perëndia—ashtu si edhe në emër!

Në këndvështrimin e asaj që thamë më lart, ne themi që, kushtet e kësaj kohe të tashme thërrasin me zë të lartë për një këqyrje të re dhe prezantim të ri të plotfuqishmërisë së Perëndisë, mjaftueshmërisë së Perëndisë, dhe sovranitetit të Perëndisë. Nga çdo podium në tokë ka nevojë që të gjëmohet—që Perëndia akoma mbretëron! Ajo që nevojitet tani, si kurrë më përpara, është një parashtrim i plotë, pozitiv, dobiprurës i Perëndisë të qënit Perëndi. Sëmundjet e forta kanë nevojë për ilaçe të forta. Ne nuk dimë asgjë tjetër që është menduar që të mbushë me forcë shpirtërore shpirtrat tanë, se një e kuptuar shpirtërore të karakterit të plotë të Perëndisë!

"Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë!" Psalmi 115:3

"ZOTI bën ç'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat. !" Psalmi 135:6

"Tërë banorët e dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t'ia ndalë dorën ose t'i thotë: "Çfarë po bën?". " Daniel 4:35

"Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi!. " Zbulesa 19:6


T
ë gjitha të Drejtat të Rezervuara.

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM:
Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara. Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta shpërndani këtë material me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë materiali.