Ne kemi nevojë të përdorim këtë lutje në cdo kohë! - Nga Spurgeon.


Nga Charles Spurgeon

 
"O Zot, mos më braktis!
Perëndia im, mos u largo nga unë." Psalmi 38:21

Ne shpesh lutemi që Perëndia të mos na braktisë në orën e sprovës dhe tundimit—por ne shpesh harrojmë që duhet ta bëjmë këtë lutje në çdo kohë! Nuk ka asnjë moment të jetës sonë, sadoqoftë i shenjtë, në të cilin ne mund të bëjmë pa mbështetjen e vazhdueshme të Tij. Në dritë apo në errësirë, në bashkësi apo në tundim—ne njëlloj kemi nevojë për lutjen: "Mos më braktis, O Zot! O Perëndia im, mos u largo nga unë!"

Ne nuk mund të bëjmë pa ndihmën e vazhdueshme nga lart. Le të jetë kjo lutja jote e përditshme:

  "At! Mos e braktis fëmijën tënd të pafuqishëm, që të mos bie nga dora e armikut.

   Bari! Mos e braktis qengjin kokëfortë, që të mos endem nga siguria e vathës.

   Kopshtar i madh! Mos e braktis lulen tënde të brishtë, që të mos thahem dhe të vdes.

   Mos më braktis në gëzimet e mia—që ato të mos gëlltisin zemrën time.

   Mos më braktis në hidhërimet e mia—që të mos murmuris kundër Teje.

   Mos më braktis—sepse pa Ty unë jam aq i dobët sa uji.

   Mos më braktis—sepse shtegu im është i rrezikshëm dhe plot me kurthe, dhe unë nuk mund të bëj pa udhëheqjen tënde.

   Mos ji larg meje, O Zot—sepse telashet janë afër, dhe askush nuk mund të më ndihmojë.
   Mos më braktis, O Zot! O Perëndia im, mos u largo nga unë!

   Mos më lër dhe mos më braktis, o Perëndi Shpëtimtari im—në çdo moment të jetës sime!"

"Përforçomë dhe unë do të shpëtoj, !" Psalmi 119:117




________
Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara.

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM:
Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara. Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta shpërndani këtë material me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë materiali.