Cfare eshte nje Apostull? A ka Apostuj Sot?



Fjala "Apostull" do te thote "i derguar". Tani, Ne Shkrimin e Shenjte kemi dy lloje apostujsh. Shkrimi na flet per dy lloje apostujsh. 1) Apostujt e Krishtit, ata qe ishin caktuar nga vete Krishti, qe pane Krishtin e ringjallur (deshmitare okulare) dhe qe kishin aftesine per te bere mrekullite (shenjat) si Apostuj te Tij. Dhe 2) apostujt e kishes, ose ndryshe te derguarit e kishes. Ata qe dergohen nga kisha. Ne kuptimin thjesht si te derguar per te predikuar dhe mesuar Fjalen e Perendise.

-------

Apostujt e Krishtit:

3 Kriteret per te qene Apostull i Krishtit:

1) Deshmitar Okular i Krishtit te Ringjallur.
2) Duhej te ishte caktuar drejtperdrejt nga Krishti.
3) Aftesite per te bere mrekullite (shenjat) e Apostujve.

1) Deshmitar Okular i Krishtit te Ringjallur.
1 Gjoni 1:1 - Atë që ishte nga fillimi, atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës.
Veprat 9:39 - Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.

2) Duhej te ishe caktuar drejtperdrejt nga Krishti
Marku 3:14 - Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t'i dërgonte të predikojnë.
Veprat 1:2 - ...apostujve që ai kishte zgjedhur.
Veprat 10:40,41 - Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë dhe e bëri që ai të dëftohet, jo mbarë popullit, por dëshmitarëve të paracaktuar nga Perëndia, neve, që hëngrëm dhe pimë me të, mbasi ai u ngjall së vdekuri.
Galatasit 1:1 - Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit...

3) Aftesite per te bere mrekullite (shenjat) e Apostujve.
Mateu 10:1-4 - Pastaj Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t'i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë. Dhe emrat e dymbëdhjetë apostujve janë këta...
Veprat 2:43 - Dhe të gjithëve u kishte hyrë druajtja; dhe shumë shenja e mrekulli bëheshin nga dora e apostujve.
Veprat 4:33 - Dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.
Veprat 5:12 - Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve. Të gjithë me një mendje të vetme mblidheshin nën portikun e Salomonit.
2 Korintasit 12:12 - Shenjat e apostullit u vërtetuan ndër ju me durim të madh, me shenja e mrekulli dhe çudira.

Asnje njeri ne planet sot, asnje nga ne nuk mund te quhet Apostulli i Krishtit sepse asnje nga ne nuk ploteson as edhe njeren prej ketyre kritereve dhe jo me te treja ato. Nuk ka sot me Apostull te Krishtit dhe nuk ka sot njerez qe kane dhuntine apostolike te mrekullive dhe sherimeve.

--------

apostuj te kishes, ose, te derguarit e kishes:
2 Korintasve 8:23 - Sa për Titin, ai është bashkëpunëtori im dhe shok i veprës midis jush; sa për vëllezërit, ata janë apostuj të kishave, lavdi e Krishtit.

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM:
Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara. Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta shpërndani këtë material me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë materiali.