Dy gjëra të mëdha që ka bërë Pandemia e Koronavirusit në këtë kohë


1. Koronavirusi i ka bërë njerëzit të shohin se sa të brishtë dhe sa të pafuqishëm janë, dhe që paratë e tyre, sado të shumta qofshin, nuk u bëjnë shumë punë. Njeriu modern, që mendon se nuk ka nevojë për Perëndinë, ka parë që perënditë e tij kaq shumë të dashura dhe të adhuruara prej tij, shkenca, teknologjia, pushteti, paraja, siguria, vetë-mjaftueshmëira dhe të tjera nuk e ndihmojnë dot në gjithë këtë situatë të shkaktuar nga një virus kaq i vogël.

Ashtu si në rastin e tërmetit të vitit të kaluar, edhe Koronavirusi po tregon fort se sa i pafuqishëm dhe sa i vogël është njeriu. Si tërmeti ashtu edhe Koronavirusi janë një paralajmërim bubullues nga Perëndia për njerëzit që të kthehen tek Ai.

Herët a vonë, nga tërmeti, apo nga Koronavirusi, apo dicka tjetër, cdo njëri prej nesh do të vdesë dhe, duam apo nuk duam ne, secili prej nesh do përballet me Perëndinë dhe do të gjykohet nga Perëndia.

Bibla thotë që pas vdekjes vjen gjykimi (Hebrenjtë 9:27). Bibla na tregon se cfarë kërkon prej nesh Perëndia në situatën ku ndodhemi: “...Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ''A mendoni ju se ata Galileas ishin më shumë mëkatarë nga gjithë Galileasit e tjerë, sepse vuajtën të tilla gjëra? Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë. Ose, a mendoni ju që ata të tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloe dhe i vrau, ishin më shumë fajtorë se gjithë banorët e Jeruzalemit? Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë''. (Ungjilli i Lukës 13:1-5).

Tani është koha për t'u penduar dhe për t'u kthyer te Perëndia përmes Krishtit i cili është Udha, e Vërteta dhe Jeta. Nëse ti je një ndër ata persona që ende nuk je penduar dhe nuk ke ardhur te Krishti për shpëtim, unë dua që të dish, në bazë të Fjalës së Perëndisë, që Perëndia është i zemëruar me ty dhe zemërimi i Tij i drejtë dhe i shenjtë flakëron dhe po grumbullohet dita ditës, cdo ditë e më tepër kundër teje, ashtu si uji grumbullohet në një digë, për ditën e madhe të gjykimit të Tij.

Pendohu dhe Beso te Krishti. Kthehu drejt Perëndisë që në mëshirën e Tij ende po e mban hapur, kanat më kanat, derën e Tij.

2. Por ka edhe dicka tjetër që Koronavirusi ka bërë. Pandemia e Koronavirusit, si asnjëherë më parë, ka nxjerr bllof dhe gënjeshtarë të gjithë ata persona që pretendojnë se kanë dhuntinë e shërimit dhe që kanë autoritetin për të dëbuar sëmundjet. Situata në të cilën ndodhemi është rasti dhe koha më e mirë për ata që të demonstrojnë vërtetësinë e fjalëve të tyre dhe për të praktikuar atë që pohojnë me të madhe.

Eshtë koha që të krishterët e vërtetë dhe të sinqertë, që deri më tani u kanë besuar pohimeve të këtyre njerëzve që vetë-quhen Apostuj, Profetë apo Shërues dhe kanë besuar që të ashtuquajturat “takime shërimi” që ata organizojnë janë nga Zoti, të fillojnë të reflektojnë dhe të mendojnë që në ndryshim nga Apostujt e Krishtit te Ungjijtë dhe te Veprat që u zgjodhën drejtpërdrejt nga Krishti, që ishin dëshmitarë okularë të Krishtit dhe që u dha autoritet nga vetë Ai, këta persona Krishti nuk i ka zgjedhur si Apostuj, nuk janë dëshmitarë okularë të Krishtit dhe nuk kanë asnjë autoritet.

Eshtë koha që të krishterët e vërtetë dhe të sinqertë te fillojne te mendojne pse në kohë normale, përpara Koronavirusit, keta njerez qe organizonin takime sherimi, qe rrezonin kedo qe u dilte perpara dhe benin “sherime”, tani, gjate Koronavirusit, nuk bejne dot asnje sherim dhe nuk mund te sherojne askend?

Eshtë koha që të krishterët e vërtetë dhe të sinqertë te fillojne te kuptojne cka ndodh në realtiet.
Që këta njerëz qe pretendojne per sherime, shpesh janë folës dinamikë, flasin me fjalë të mëdha, i mbeshtjellin filozofite dhe doktrinat e tyre shkaterruese duke perdorur etiketa dhe terma të krishtera, organizojne takime sherimi, mbledhin njerëz, dhe pastaj me anë të muzikës (që ndikon shume te emocionet e njerëzve), me fjalë të bukura, me fjale te forta dhe te fuqishme, duke përdorur fuqinë e sugjestionimit dhe hipnozën i cojne njerezit ne nje gjendje dhe ne nje pike ku ata duan. Vetem pasi kjo eshte arritur fillojne të bëjne “shërime” duke i rrëzuar njerëzit përtokë dhe i bejne te ndiejne me pak apo aspak dhimbje.

Eshtë koha që të krishterët e vërtetë dhe të sinqertë te fillojne te reflektojne dhe mendojne. Pse keto takime behen ne ambjente te kontrolluara? Pse ndodhin kryesisht pas muzikes? Pse fiks e njejta gje ndodh edhe ne disa kulte pagane? Mos valle edhe ne kultet pagane eshte fuqia e Perendise se Bibles? Pse hipnotizuese profesioniste qe nuk kane lidhje me Frymen e Shenjte jane te afte te bejne rrezime ne toke identike si ato qe kryhen neper disa kisha? Pse jobesimtaret qe perdorin hipnozen jane ne gjendje tu heqin njerezve dhimbjen? Madje pse eshte bere prove qe edhe ti operojne pacientet vetem duke perdorur hipnozen dhe pa anestezi? A perkojne keto gjera me Biblen?

Eshtë koha që të krishterët e vërtetë dhe të sinqertë te fillojne te reflektojne dhe mendojne qe e gjitha kjo, eshte e zakonshme dhe ndodh rendom neper disa kulte dhe Hinduizmin Kuandalin, por kjo po i atribuohet fuqise se Perendise dhe po behet nen emrin e Frymes se Shenjte.
Ky eshte nje falsifikim i fuqise se Perendise per te cilen do te jepet llogari.

Eshtë koha që të krishterët e vërtetë dhe të sinqertë te fillojne te reflektojne qe ne asnje vend ne Bibel nuk shohim keto gjera qe ndodhin sot. Ajo qe po ndodh sot dhe qe ka gllaberuar kishat nuk eshte ajo qe ndodhte ne Veprat e Apostujve apo ne Kishen e Hershme por eshte nje falsifikim dhe imitim i asaj.

Ne kohen e Veprave te Apostujve, Shkrimi ende nuk kishte perfunduar, dhe kisha ishte duke u themeluar. Veprat e Apostujve ishte nje kohe tranzicioni nga Perendia qe merrej me Izraelin si komb tek Perendia qe merrej me kishen. Kur keto tranzicione ndodhnin per here te pare ato shoqeroheshin me shenja dhe mrekulli. Keto shenja dhe cudira kishin nje qellim specifik dhe te vecante, dhe qellimi ishte te konfirmonin ungjillin dhe fjalen e apostujve. “Ata, pra, qëndruan shumë kohë atje, duke folur lirisht në Zotin, i cili JEPTE DESHMI FJALES SE HIRIT TE TIJ, duke lejuar që me anë të duarve të tyre të bëheshin shenja dhe mrekulli. (Veprat 14:3).

Shpesh te folurit ne gjuhe perdoret prej tyre si nje prove qe Perendia dhe fuqia e Perendise eshte me ta. Mirepo ne shohim se te folurit ne gjuhe ne Shkrim ndryshon shume nga ajo qe sot quhet “gjuhe”.

Ne e shohim te folurin ne gjuhe ne disa raste specifike te vecanta tranzicioni te Veprat. Fillimisht te Judenjte (Veprat 2), pastaj te Samaritanet qe urreheshin nga judenjte dhe te folurit ne gjuhe konfirmoi qe ata tashme ishin pjese e kishes dhe trupit te kishes (Veprat 8), pastaj te johebrenjte qe urreheshin edhe me shume nga judenjte por qe tashme edhe ata u perfshine ne trupin e Krishtit (Veprat 10), dhe te besimtaret e Dhiates se Vjeter qe ishin pagezuar me pagezimin e Gjonit dhe nuk dinin se kishte Fryme te Shenjte (Veprat 19).

Te Veprat 2 shohim se si eshte e folura ne gjuhe kur ajo vjen nga Fryma e Shenjte.
Si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare? Ne Partët, Medët, Elamitët dhe banorët e Mesopotamisë, të Judesë dhe të Kapadokisë, të Pontit dhe të Azisë, të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit dhe të pjesëve të Libisë përballë Kirenës, dhe ne të ardhur nga Roma, Judenj dhe prozelitë, Kretas dhe Arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!''. (Veprat 2:8-11). Pra, keto gjuhe jane gjuhe fonetike tokesore te huaja dhe te kuptueshme.

Por a shohim kete gje sot? JO! Sot kur shohim personat qe flasin ne gjuhe nuk i degjojme qe te flasin nje gjuhe te huaj tokesore, sic ndodhi te Veprat 2, por degjojme vetem nje kombinim rrokjesh te pakuptimta! Rrokje te pakuptimta te perseritura dhe ku nuk ka interpretim!

Nese Perendia jep gjuhen pse nuk jep edhe interpretuesin? (1 Kor. 14:27). Ku eshte interpretuesi ne kishat dhe takimet ku flitet ne gjuhe? Pse nuk ka interpretues? Sepse nuk eshte nga Perendia!
Gjithcka eshte veper e mishit! Gjuhet qe shohim ne Shkrim jane gjuhe tokesore (Veprat 2), qe fliten me radhe nga personat ne kishe, njeri pas tjetrit, jo te gjithe njeheresh sic ndodh sot, dhe gjithmone me interpretues. (1 Korintastit 14:27). Nese nuk ndodh keshtu, nuk eshte nga Fryma e Perendise. Kete te folur te vertete ne gjuhe nga Fryma qe Shkrimi na tregon nuk e shohim sot. Ajo cka shohim sot nuk eshte asgje tjeter vecese derdellitje, nje kombinim rrokjesh pakuptim. Nje tentative per te rikrijuar fuqine e Perendise! Nje falsifikim i vepres se Frymes se Perendise dhe nje imitim i asaj qe ndodhte te Veprat!

Letra e pare e Korintasve eshte nje nder letrat e para te shkruara dhe ishte koha kur kisha ende po themelohej gjate kohes se Apostujve. Ishte koha kur Perendia ende po themelonte kishen e Tij duke vertetuar ungjillin dhe Fjalen e Tij me shenja dhe cudira. Por keto gjera nuk i shohim me pasi kisha ishte themelur dhe Shkrimi kishte perfunduar. Nuk i shohim me ne letrat e tjera te Dhiates se Re dhe nuk i shohim me ne Kishen e hershme apo pergjate gjithe historise se kishes.

Gjithashtu, ne shohim apostujt qe kishin aftesine te sheronin kedo, kudo dhe kurdo, madje ndonjehere pa u lutur fare, kishin apo skishin besim njerezit. Sot asnje njeri nuk e ka aftesine qe te sheroje kedo, kudo dhe kurdo.

Shenjat e apostullit u vërtetuan ndër ju me durim të madh, me shenja e mrekulli dhe çudira.” (2 Korintasve 12:12)

Pra, sic e pohon edhe vargu me lart, shejat, mrekullite dhe cudirat ishin shenjat dalluese te apostujve.

Keto shenja, mrekulli dhe cudi ishin shenjat identifikuese te apostujve te Krishtit. Nese cdo besimtar ne Krishtin do te ishte i pajisur me aftesine per te bere shenja, mrekullira dhe cudira atehere keto nuk mund te ishin shenjat identifikuese te nje apostulli.

Gjithashtu, sherimet nuk ndodhin vetem te besimtaret dhe brenda familjes se besimit. Kemi disa raste ne Dhiaten e Vjeter dhe te Re ku jane sheruar jobesimtare dhe njerez te cilet nuk ishin besimtare apo nuk shfaqen besim se mund te sheroheshin. Disa shembuj jane: Shtepia e Faraonit (Zanafilla 12:10-20), shtepia e Abimelekut (Zanafilla 20:1-18), Jeroboami (1 Mbreterit 13:6), Naamani (2 Mbreterit 5:1-14), Nebukadnecari (Danieli 4:34-37). Krishti sheroi dhjete lebroze jobesimtare (Luka 17:11-19) Krishti sheron te paralizuarin qe nuk e njihte Ate (Gjoni 5:1-9) Krishti sheron te verberin pa besim (Gjoni 9). Disa raste te tjera sherimesh ku nuk flitet fare per besimin e njerezve: Mateu 9:32, Mateu 12:13, Mateu 12:22, Marku 7:35, Marku 8:22, Luka 14:4, Luka 17:14, Luka 22:51 sherimi i sherbetori te krypriftit qe kishte ardhur per te arrestuar Jezusin dhe te cilit iu pre veshi, Veprat 5:16, Veprat 9:36-43, Veprat 20:9-12.

Gjithashtu, shërimet fizike janë shumë të rralla përgjatë Diates se Vjeter. Vetëm disa janë regjistruar. Nuk ka pasur asnjëherë një kohë përpara ardhjes së Krishtit ku shërimet ishin të zakonshme.

Gjithashtu, shërimet nuk ishin norma e përditshme në shërbesën e Palit, por ndodhte kur ai hynte në një vend të ri, p.sh., në Maltë, ku ungjilli dhe predikuesi i tij kishin nevojë të vërtetoheshin (shih Veprat 28:8, 9).

Nëse do kishte sikur edhe një person të vetëm sot në planet me dhuntinë e shërimit dhe me autoritetin për të dëbuar sëmundjet, sic e kishin apostujt, të cilët mund të shëronin këdo, kurdo dhe kudo, madje edhe pa u lutur fare, tashmë do kishim dëgjuar për vepra cudibërëse të bëra nga një i tillë në ndonjë cep të botës.

E vërteta është se asnjë njeri nuk e ka autoritetin apo dhuntinë e shërimit dhe Koronairusi e ka treguar më së miri këtë. Megjithate, kjo nuk do te thote qe Zoti nuk ben vepra te medha apo mrekulli sot ne bote. Ai i ben ende keto.

A mundet Zoti ta heqë menjëherë Koronavirusin apo të shërojë menjëherë ndonjë të sëmurë me të? Absolutisht PO. Nëse ky është vullneti i Tij, kështu ndodhtë. Zoti i Bibles eshte i plotefuqishem dhe Ai sheron njerez sot dhe ben mrekulli sot, kur eshte vullneti i Tij ta beje kete dhe sigurisht qe ne mund te lutemi per te semuret dhe per sherimin e tyre.

Tani, a ka te krishtere te vertete qe i kane besuar apo qe i besojne ende keto gjera dhe qe jane pjese e ketyre takimeve apo levizjeve? Sigurisht. Kjo eshte nje thirrje per ta per te reflektuar dhe per tu rikhyer tek Bibla. Pyetja qe duhet te fillojne te bejne eshte: A eshte Bibla e gjithemjaftueshme apo jo? A po mbeshtetem vetem te Bibla apo po mbeshtetem tek ajo qe me eshte mesuar nder vite, tek takimet entuziaste ku kam qene pjesemarres, dhe tek emocionet dhe ndjenjat e tyre?

Tani eshte koha që të krishterët e vërtetë dhe të sinqertë te fillojne te bejne disa pyetje dhe te hulumtojne Shkrimin. Ne deshiren e tyre te mire dhe te madhe per te patur me shume prej Perendise dhe per te pare ndryshim dhe rizgjim ne vendin tone ata jane mashtruar nga levizjet dhe doktrinat qe ua kane premtuar kete gje. Kjo eshte nje thirrje me dashuri per ta qe te dalin nga keto levizje jobiblike per te miren e shpirtitit te tyre dhe te afermeve te tyre, dhe, nese duan me te vertete te shohin fuqine e Perendise dhe rizgjim ne vendin tone.

Bibla eshte e gjithmjaftueshme dhe kur ne te rikthemi tek Fjala e Perendise Perendia do e bekoje kishen e Tij me rizgjim dhe fuqi te vertete.

Nese i duam njerezit dhe duam fuqine e Perendise ne vendin tone ne nuk mund dhe nuk duhet te heshtim aspak per keto gjera sepse vete Bibla na paralajmeron.

Sepse do të ngrihen krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrekulli aq sa t'i mashtrojnë, në mundet, edhe të zgjedhurit.”(Mateu 24:24)

Të ruheni nga ata...të largoheni nga ata; sepse të tillë nuk i shërbejnë Zotit tonë Jezu Krisht, por barkut të tyre, dhe me fjalë të ëmbla dhe të bukura gënjejnë zemrat e atyre që s'dinë ligësi. (Romakët 16:17,18).

Te dashur, mos i besoni cdo fryme, por i vini ne prove frymerat nese jane prej Perendise, sepse shume profete te rreme kane dale ne bote.” (1 Gjoni 4:1)

Zoti na ndihmofte!

Shpërndaje në Rrjetet Sociale

Artikuj të Ngjashëm

Tjetra
« Prev Post
E mëparshmja
Postimi Tjetër »
SHËNIM:
Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara. Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta shpërndani këtë material me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë materiali.