Më të Fundit

8/recent/ticker-posts
"Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq" (Gjo. 6:44) “Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve” (Gjo.15:16) "...Zoti ia hapi zemrën..." (Vep. 16:14) "Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate..." (Kol. 2:13) "Perëndia...u dha pendesën për t'u dhënë jetën" (Vep 11:18) "...besimit...është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.” (Efes. 2:8) “...Sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.” (Fil. 2:13) "jo nga vepra, që të mos mburret askush.”(Efes. 2:8)

Armiku më i madh që kam!


(Thomas Reade, "Meditime të krishtera")

"Oh i mjeri njeri që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?" Romakët 7:24

"Zot, më shpëto nga ai njeri i lig, vetja ime!" Agustini

E çuditshme për tu thënë, por prapësëprapë nuk është më shumë e çuditshme se sa është e vërtetë, armiku më i madh që kam është VETJA IME!

Unë mund të largohem nga armiqtë e tjerë, por nga ky unë nuk mund të shpëtoj.

Kudo që shkoj, VETJA është përsëri aty.

E keqja e natyrshme udhëton me mua.

Unë mund të kaloj oqeane të mëdha, të përshkoj shkretëtira të mëdha, të futem në pyjet e thella e të koklavitura të tokës, prapësëprapë, në vetminë më të thellë, VETJA është aty!

Askush përveç besimtarit të vërtetë nuk e njeh luftën e jashtëzakonshme midis mishit dhe Frymës.

Britma e tij është; "Oh sikur të kisha krahë si një pëllumb! Atëhere do të largohesha dhe do të pushoja!"

Por shumë shpejt ai ndjen kotësinë e kësaj dëshire; sepse edhe nëse do të fluturonte me krahët e shqiponjës në caqet më të largëta të tokës, ai do të mbarte me vete të gjithë ligësinë për të cilën vajton.

Prandaj ai lutet për hir dhe forcë, për fuqi për të mundur mëkatin, dhe për të përlëvduar Shpëtimtarin e tij në vendin që urtësia hyjnore e ka caktuar atë.


Zoti Jezus, vetëm ti mund të më ndihmosh . . .

për të mundur fuqitë e errësirës,

për të mposhtur prishjet e zemrës sime,

për të kryqëzuar epshet e mishit.


Post a Comment

0 Comments