Më të Fundit

8/recent/ticker-posts
"Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq" (Gjo. 6:44) “Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve” (Gjo.15:16) "...Zoti ia hapi zemrën..." (Vep. 16:14) "Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate..." (Kol. 2:13) "Perëndia...u dha pendesën për t'u dhënë jetën" (Vep 11:18) "...besimit...është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.” (Efes. 2:8) “...Sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.” (Fil. 2:13) "jo nga vepra, që të mos mburret askush.”(Efes. 2:8)

BESORJA E KALKEDONISE

Prandaj, ne, duke ndjekur etërit e shenjtë, të gjithë me një mendje të vetme i mësojmë njerëzit të rrëfejnë një të vetmin dhe të njëjtin Bir, Zotin tonë Jezu Krisht, i cili është i përsosur në natyrën hyjnore dhe i përsosur në natyrën njerëzore; vërtet Perëndi dhe vërtet njeri, me shpirt të arsyeshëm dhe me trup; i bashkëqenësishëm me Atin sipas natyrës hyjnore, dhe i bashkëqenësishëm me ne sipas natyrës njerëzore; në gjithçka është njësoj si ne, përveçse pa mëkat; i lindur përpara gjithë epokave nga Ati sipas natyrës hyjnore; dhe, në këto kohë të fundit, për ne dhe për shpëtimin tonë, u lind prej Virgjëreshës Mari, nëna e Perëndisë, sipas natyrës njerëzore; një dhe i vetmi Krisht, Bir, Zot, i vetëmlinduri, i cili duhet pranuar me dy natyra, të papërzieshme, të pandryshueshme, të pandashme dhe të paveçueshme; dallimi i natyrave nuk prishet aspak nga bashkimi, por përbërja e secilës natyrë është ruajtur; këto dy natyra janë bashkuar në një Person dhe substancë të vetme, jo të ndara apo të veçuara në dy persona, por në një Bir të vetëm dhe të vetëlindur: në Perëndinë Fjala, Zotin Jezu Krisht; siç kanë shpallur profetët që nga fillimi në lidhje me të, dhe siç na ka mësuar vetë Zoti Jezu Krisht, dhe siç na e ka përçuar besorja e etërve të shenjtë.

Post a Comment

0 Comments