Rreth Faqes



Rreth Kësaj Faqe

Natyra e kësaj pune në Internet kërkon disa shpjegime. Kjo direktori teologjie është synuar kryesisht për të siguruar burime falas për besimtarët shqiptarë, për të pajisur shenjtorët (ashtu si edhe për të informuar skeptikët) me besimin e krishterë historik, duke theksuar të vërtetat e Fjalës së Perëndisë. Ne lutemi që Perëndia do të shikojë me favor vizitorët e kësaj faqeje dhe që do të jetë e dobishme për studim pastoral, familjar ose privat, dhe për shkak se përmbajtja është komplet falas, mund të përdoret lirisht nga besimtarët, pastorët dhe misionarët, me kushtin e vetëm që të citohet burimi i saj, pra, kjo faqe: www.vetemprejhirit.com

www.vetemprejhirit.com është një shërbesë në Internet me këto qëllime:

1) Të pajisë të krishterët në të vërtetën duke përkthyer artikujt më të mirë nga predikuesit dhe autorët e së shkuarës dhe të kohëve të sotme. Kjo bëhet me shpresën që kisha do të përqafojë, dhe të rikuperojë ungjillin dhe doktrinat e vërteta biblike të besimit të krishterë historik.

2) Të inkurajojë kishën që të vazhdojë të reformojë mendimet e saja në mënyrë që të jetë më nderuese ndaj Perëndisë dhe konsistente me Fjalën e Tij. Të deklarojë të gjithë këshillën e plotë të Perëndisë dhe jo vetëm aspektet me të cilat jemi rehat, që ungjilli do të transformojë të gjitha fushat e jetës sonë. Të theksojë doktrinat e rëndësishme që kanë humbur ose që janë mënjanuar me besimin që do të na ndihmojë në një nga detyrat më urgjente që kanë ungjllorët sot - Rikuperimin e Ungjillit.

3) Ti sjellë lavdi Perëndisë duke theksuar Shkrimet, duke u fokusuar te Krishti, dhe jo te njeriu, dhe në punën e shpëtimit si një vepër monergjiste të hirit të Perëndisë.

Të shpallë të vërtetat e Shkrimit që Shpëtimi është vetëm prej hirit, nëpërmjet besimit, vetëm në Krishtin, siç është zbuluar vetëm në Shkrim vetëm për lavdinë e Perëndisë.

Fatkeqësisht ne jetojmë në një ditë ku ungjillorizimi është bërë një masë amorfe, zhytyr në paqartësi dhe padallueshmëri në temat doktrinore në lidhje me Krishtin, Shkrimin, besimin, shpëtimin, ripërtëritjen dhe aspekte të tjera të kishës. Tani, në shumë kisha, gjithcka është rreth numrave dhe popullaritetit, eksperiencave dhe argëtimit. Ne duhet të jemi besnikë të Shkrimeve dhe ka ardhur koha që ungjillorizmi të kthehet në rrënjët e veta historike.

Tani është koha që ne të bashkohemi bashkë si një trup dhe publikisht të mbrojmë dhe mbështesim një teologji të qartë, të përkufizuar mirë, të ndriçuar nga Fryma dhe të drejtuar nga Bibla, për të demonstruar që pikëpamja e ungjillorizmit të reformuar historik ka lindur plotësisht prej Shkrimit. Faqja është përpjekur për ta bërë këtë me një shumëllojshmëri temash dhe referenca nga Shkrimi.

Qëndrimi teologjik i kësaj faqeje duhet të jetë i qartë për çdo lexues. Një i tillë shpejt do të zbulojë se faqja i përkat shkollës teologjike ungjillore historike. Ajo afirmon Pesë Solat e Reformacionit (Sola Scriptura, Solus Christus, Sola Gratia, Sola Fide, Soli Deo Gloria) dhe Doktrinat e Hirit (Mëkatshmëria e Plotë e Njeriut, Zgjedhja Sovrane dhe e Pakushtëzuar e Perëndisë për shpëtim, Shlyerja Specifike e Krishtit për Popullin e Tij, Hiri i Parezistueshëm dhe Efektiv i Perëndisë në Shpëtimin e Mëkatarëve dhe Këmbëngulja e Shenjtorëve në Besim.)

Faqja është përpjekur që nga hiri i Zotit dhe ndërmjetësimet tuaja të vazhdueshme, të jetë sa më besnike ndaj Shkrimeve, të shpallë të vërtetat biblike, vecanërisht në lidhje me shpëtimin dhe të ekspozojë mësimet jo biblike sot në kishë. Ajo është përpjekur ta bazojë çdo deklaratë (dhe pikëpamje) me autoritetin e të gjithë këshillës së plotë të Shkrimit.

Le të kërkojmë thellësisht Shkrimet së bashku dhe të lutemi duke u varur më shumë në to dhe duke u rritur më shumë në zell. Le të mos mjaftohemi me vetëm duke gërvishtur sipërfaqen e Shkrimit të Shenjtë dhe si rrjedhim të dimë shumë pak nga mos gërmimi në thesaret e tij të fshehura. Lutem që kjo shërbesë do të jetë vepruese, burim jetësor për të inkurajuar komunitetin e lexuesve që të kërkojë fytyrën e Perëndisë dhe të gërmojë më thellë në Fjalën e Tij dhe që Fryma do të na hapë sytë ndaj të vërtetave të Fjalës së Tij.

Mosnjohja e përmbajtjeve të Shkrimit dhe mosfokusimi te Krishti është rrënja dhe themeli i çdo gabimi. Por Zoti e përdortë këtë faqe për të hequr disa kokrriza mosdije, dhe për të hedhur pak dritë në Fjalën e çmuar të Tij.

Këtu përfundoj këtë hyrje të shkurtër për këtë faqe duke qënë i vetëdijshëm edhe për mangësitë e saj. Zoti e përdortë atë për vetë lavdinë e Tij dhe për shpëtimin dhe bekimin e shumë shpirtërave. Amen.


Shumë koncepte nga www.monergism.com
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.